gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

BE zgjeron luftën kundër dezinformimit rus në internet

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
BE zgjeron luftën kundër dezinformimit rus në internet

Me fushata dezinformuese, Moska dëshiron të ndikojë sistematikisht jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Tani krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së duan të kalojnë në ofensivë.

Ende zyrtarët e BE-së, të cilët do t‘i luftojnë lajmet dezinformuese ruse janë vetëm një ekip i vogël. 14 ekspertë të komunikimit dhe analistë të Shërbimit Evropian të Jashtëm e formojnë të ashtuquajturën Task Force StratCom Lindore. Që atëherë, Task Forca thuhet se ka dokumentuar 4.500 raste dhe ka zbuluar mekanizmat, teknikat dhe synimet e burimeve ruse. Tani BE dëshiron të kalojë në ofensivë  jo me metodat e rusëve, por duke informuar publikun evropian.

Objektivat: Pasiguri dhe dobësim

Me rastin e zgjedhjeve evropiane në vitin e ardhshëm, BE ka rritur buxhetin e Task Forcës për vitin 2019 deri në pesë milionë euro dhe ka në plan të zgjerojë grupin e analizës me 50 punonjës. Kjo duhet të ndihmojë në parandalimin e Moskës, që të përpiqet si në zgjedhjet presidenciale amerikane të ketë ndikim në zgjedhjet në Parlamentin Europian, për shembull duke nxitur atmosferën për partitë antievropiane,

“Nëpërmjet fushatave të koordinuara mirë mundet që edhe një demokraci e qëndrueshme të bëhet e pasigurtë ose, në rastin më të keq, mund ta dobësosh ose minosh atë,” thotë një zëdhënës i BE-së.

Shembuj: rasti Skripal dhe lufta e Ukrainës

Se si funksionon kjo në praktikë tregohet nga rasti i ish-agjentit të inteligjencës ruse Andrei Skripal. Kur ai dhe vajza e tij u helmuan në Angli në mars dhe u dërguan në spital, mjekët gjetën helmim me neurotoksinën Nowitschok të prodhuar në Rusi. Kur qeveria britanike u drejtua me gisht nga Moska, rusët reaguan menjëherë. Në faqe të ndryshme të internetit dhe platforma të rrjeteve sociale u përhapën deri në 20 versione të ndryshme të rastit, të cilat duan ta vënë në pikëpyetje versionin britanik.

“Në fund, pastaj shumë evropianë nuk besonin më asgjë, fatkeqësisht as edhe të vërtetën”, tha një zëdhënës i BE-së. Dhe në konfliktin Ukrainë-Rusi, sipas BE-së, aktorët rusë janë përpjekur me forcë për të ndikuar tek tre grupe në Gjermani: gjermanët rusë, AfD dhe Partia e Majtë. Me moton: “Forco skajet politike dhe kështu destabilizon edhe sistemin”.

Ndonjëherë është e mjaftueshme për të thënë vetëm një pjesë të s7 vërtetës, por duke fryrë aspekte të caktuara, apo duke dhënë indikacione të rreme, – të njohura në zhargon profesional si  ‘Artificial Enhancement” – mund ta shtrembëruar diskursin publik, shpjegon një ekspert i BE.

Plani i Përbashkët i Veprimit

Për shumicën mesatare të përdoruesve të medias, është shumë e vështirë të identifikohen artikujt e rremë të pandershëm dhe postimet e mediave sociale si lajme të rreme. Studimet kanë vërtetuar se dezinformatat përhapen në rrjet gjashtë herë më shpejt sesa informacionet autentike.

Pra, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së tani duan të kalojnë në ofensivë. Ka një plan veprimi që duhet të zbatohet nga Komisioni. Së pari institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare do të vendosen në rrjet me njëri-tjetrin. Përveç kësaj, edhe sektori privat (Google, Twitter dhe Facebook) dhe NATO dhe G-7 do të futet në bord.

Qëllimi: një shkëmbim më i ngushtë i informacionit, në mënyrë që të veprohet më shpejt dhe së bashku kundër lajmeve të rreme. Duhet të krijohet një sistem paralajmërues i hershëm, i cili në kohë reale paralajmëron për fushatat ruse të dezinformimit. Publiku evropian duhet të sensibilizohet me një udhëzues për të falsifikuar informacionin në internet. Deri më tani, ka vetëm një Newsletter – broshurë online-, e cila i adresohet ekskluzivisht tek persona të brendshëm dhe gazetarët./DW/

TË LIDHURA

SHBA-Iran drejt bisedimeve, Pakistani opsion për negociatat
Bota

SHBA-Iran drejt bisedimeve, Pakistani opsion për negociatat

17:28 | 24/03/2026
Kina në mbështetje të diplomacisë, thirrje Iranit: Negociatat janë më mirë se luftimet
Bota

Kina në mbështetje të diplomacisë, thirrje Iranit: Negociatat janë më mirë se luftimet

17:00 | 24/03/2026
Reuters: Irani do të kërkojë lëshime të rëndësishme nga SHBA-të nëse ulen në negociata
Bota

Reuters: Irani do të kërkojë lëshime të rëndësishme nga SHBA-të nëse ulen në negociata

16:41 | 24/03/2026
Next Post
E denoncoi për plagjiaturë/ Studiuesi: Zv/ministri i Arsimit të japë dorëheqjen, ja si e zbulova

E përzunë nga protesta, si e komenton Taulant Muka incidentin me studentët

VIDEO/ Ç’po ndodh në Laprakë? Dhjetëra ambulanca drejt Spitalit të Traumës

VIDEO/ Ç’po ndodh në Laprakë? Dhjetëra ambulanca drejt Spitalit të Traumës

 ‘Perla’ e muajit në Zvicër, shqiptari merr vendin e parë me një eurogol (Video)

 ‘Perla’ e muajit në Zvicër, shqiptari merr vendin e parë me një eurogol (Video)







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Mesazh nga Brukseli/ Kos: SPAK po bën punë të shkëlqyer
Aktualitet

Mesazh nga Brukseli/ Kos: SPAK po bën punë të shkëlqyer

by mirseda
17:48 | 24/03/2026
0

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj...

Lirohet ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, kalon në “detyrim paraqitje”

Lirohet ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, kalon në “detyrim paraqitje”

17:32 | 24/03/2026
SHBA-Iran drejt bisedimeve, Pakistani opsion për negociatat

SHBA-Iran drejt bisedimeve, Pakistani opsion për negociatat

17:28 | 24/03/2026
Mbështetën lëvizjen e Salianjit, PD përjashton nga radhët e saj dy këshilltarët bashkiakë në Durrës

Mbështetën lëvizjen e Salianjit, PD përjashton nga radhët e saj dy këshilltarët bashkiakë në Durrës

17:26 | 24/03/2026
80-vjeçari vrau gruan e veten, policia kishte ndërhyrë 4 ditë më parë

80-vjeçari vrau gruan e veten, policia kishte ndërhyrë 4 ditë më parë

17:09 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com