Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

BE-ja e sotme, si 50-vjeçaret që shkojnë ende në disko

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
BE-ja e sotme, si 50-vjeçaret që shkojnë ende në disko

Nga Matthew Karnitschnig “Politico.eu”/ Berlin – Java që kaloi ishte një ferr i vërtetë. Parisi ishte zhytur “në flakë”; Brexit një “psikodramë”; autokracia ishte “rikthyer”. Ju e kuptoni që imazhi i Evropës pëson goditje, kur liberalët amerikanë fillojnë të ndjehen më superiorë. Madje edhe gazeta “Ëall Street Journal” ishte e shqetësuar:”Ndarjet mbi ekonominë, kulturën dhe gjeografinë, po sfidojnë jetëgjatësinë e qeverive ose aftësinë për të ndjekur agjendat e tyre”. Përkthimi:Evropa ka marrë fund.

Por a është vërtet kështu? Në një kohë kur terroristët janë tërbuar, Italia po trazon ujërat e ekonomisë së eurozonës, dhe kur Viktor Orban është bërë përgjigja e Evropës Qendrore për “Il Duce”, është joshëse të grupohesh në BE.

Evropa nuk ka një udhëheqje dhe vizion të vërtetë; ajo është bërë, siç e përshkroi kompozitori kanadez Çili Gonzales “një film pa komplot”. E megjithatë, si një tjetër horizont i hidhur, është e vështirë të mohohet që Evropa ka mbijetuar edhe herë të tjera, më pak ose me shumë e paprekur.

Paradoksi i Evropës ndaj të huajve dhe vendasve, është se ndërsa gjithnjë duket sikur ndodhet në pragun e katastrofës, kjo e fundit nuk mbërrin asnjëherë (natyrisht përveç viteve 1939, 1914, 1805, 455 , etj… por hej, të gjitha këto ditë të apokalipsit i paraprijnë BE-së).

Në fakt, duke pasur parasysh problemet e panumërta të Evropës, qytetarët e saj janë çuditërisht optimistë. Mbështetja publike për BE-në, është më e larta që ka qenë në më shumë sesa një brez, ndërsa mbështetja për monedhën e përbashkët ka arritur nivele rekord. Nëpër kontinent (me përjashtime të dukshme), trenat mbërrijnë dhe nisen në kohë, kujdesi shëndetësor dhe arsimi janë të arritshme për të gjithë dhe janë përgjithësisht cilësore, sistemi i drejtësisë është i drejtë, dhe qytetet janë të sigurta.

Edhe pse është e lehtë të fajësohen mediat për reputacionin e keq të Evropës, fajtorët e vërtetë gjenden në mesin e udhëheqësve politikë të kontinentit. Ekonomia e rajonit, megjithëse tregon shenja të tendosjes, është ende në rritje. Papunësia në BE, ndonëse përbën ende një sfidë të madhe në disa vende, ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2000.

Në një kohë kur tregtia e lirë duket gjithnjë e më shumë nën rrethim, BE nënshkroi 2 marrëveshje tregtare të rëndësishme, me Kanadanë dhe Japoninë. Pra, ndërsa është e lehtë ta akuzosh Evropën si një vend ku nuk funksionon asgjë në realitet (Greqia, Brexit, kriza e emigrimit, Zhan Klod Junker), në njëfarë mënyre aty funksionin gjithçka.

Madje edhe shumica e populistëve, kanë hequr dorë nga përpjekjet për t’u larguar nga BE. Duke filluar me krizën e euros, politikanët po përdorin kërcënimin e rënies së prishme të Evropës për një lloj thirrjeje retorike. “Nëse dështon euro, atëherë do të dështojë edhe Evropa!”- paralajmëroi Angela Merkel në vitin 2010, teksa u përpoq të fitonte mbështetje për strategjinë e saj të shpëtimit. “Evropa duhet të ndryshojë, ose rrezikon të vdesë!”- tha Pier Moscovici, komisioneri francez i BE-ë në vitin 2016. “Projekti po përballet me një rrezik vdekjeprurës”- deklaroi në shtator të këtij vitit Gynter Otinger, komisioneri gjerman i BE, ndërsa po përpiqej të fitonte mbështetje për projekt-buxhetin e tij.

Nëse dekada e kaluar e krizës së përhershme na ka mësuar diçka, kjo është se pavarësisht asaj

që ndodh më pas, rënia e Evropës është rezultati më pak i mundshëm.  Rreziku është se profecitë e ditëve të fundit, do të bëhen vetë-përmbushëse. Vështirë se kalon një javë pa një sfidë politike të llojit “vepro ose vdis” ndaj Evropës.

Vendimi i fundit i Merkelit, për të dhënë dorëheqjen si udhëheqëse e partisë së saj, nxorri në skenë Kasandrat e Evropës. Largimi gradual i Merkelit, përbën jo vetëm një sfidë të konsiderueshme për BE-në, por ajo mund të ketë “pasoja të tmerrshme”, paralajmëroi “The Guardian , duke evokuar vitet 1930.

Momenti më i fundit? Protestat e Jelekëve të Verdhë në Francë. Disa kanë frikë nga rikthimi i gijotinës, dhe nga një revolucion që mund të shpërthejë në mbarë Evropën. Të tjerët, veçanërisht gjermanët, ndihen jokomodë me reagimin e presidentit Emanuel Makron, veçanërisht vendimi i tij për të dhënë fonde shtesë për këtë problem – a thua se i gjithë kontinenti do të shkatërrohet nëse Franca (dhe Italia) nuk përmbushin dot objektivin arbitrar të BE-së, për mbajtjen e defiçitit buxhetor në nivelin 3 përqind të PBB-së.

Ndërkohë, liberalët e Europës po tubohen për të shpëtuar presidentin francez. Për disa, ai është euroja e re:”Nëse dështon Makron, dështon edhe Evropa”- paralajmëroi gjatë fundjavës Henrik Enderlein, një akademik i shquar gjerman, në një shkrim për “Der Spiegel”.

Me popullsinë e saj të plakur dhe me burokracinë e pamatur, BE nuk mund të bëhet motori i ardhshëm ekonomik në botë. Në skenën globale, Evropa është e destinuar të mbetet 50-vjeçarja që frekuenton ende diskoy:më aktive dhe më e gjallë sesa brezi i saj, por e pashpresë për të qenë në sintoni me prirjet e të rinjve të sotëm. Megjithatë, ajo do të qëndrojë në pistën e vallëzimit, sepse ajo që qytetarët e saj i druhen më së shumti, është ajo që mund të ndodhë sapo të ndalet muzika.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati
Aktualitet

GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati

16:03 | 17/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane
Aktualitet

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025
Next Post
Arabët eliminojnë River Plate nga Botërori i Klubeve, presin Realin në finale (Video)

Arabët eliminojnë River Plate nga Botërori i Klubeve, presin Realin në finale (Video)

Dalin pamjet/ 100 euro për të kaluar ilegalisht në doganën e Morinës

Dalin pamjet/ 100 euro për të kaluar ilegalisht në doganën e Morinës

Video/Ndjeu dhimbje në gjoks por nuk i linte dot fëmijët, Babagjyshi vdes në skenë

Video/Ndjeu dhimbje në gjoks por nuk i linte dot fëmijët, Babagjyshi vdes në skenë

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati
Aktualitet

GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati

by mirseda
16:03 | 17/05/2025
0

Një 32-vjeçar nga fshati Lazarat është arrestuar nga policia në Gjirokastër, pasi ishte në kërkim prej disa...

Liderja e opozitës bjelloruse: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen

Liderja e opozitës bjelloruse: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen

15:50 | 17/05/2025
Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, të paktën 16 të vdekur

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, të paktën 16 të vdekur

15:29 | 17/05/2025
Jozi Marku “rikthehet” majë kalit dhe me një mesazh të fortë

Jozi Marku “rikthehet” majë kalit dhe me një mesazh të fortë

14:59 | 17/05/2025
Tensione në QNV, Ulsi Manja përplaset me Gjin Gjonin: Të kam fal njëherë…

Tensione në QNV, Ulsi Manja përplaset me Gjin Gjonin: Të kam fal njëherë…

14:43 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com