Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

BE i dha ultimatum, Haradinaj me kokëfortësi: Taksën e vumë nga halli, por…

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka ndërmend ta heqë taksën 100% për produktet serbe, edhe pas ultimatumit dhënë nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Haradinaj tha në seancën për politikën e jashtme se kjo e fundit i ka të metat e veta dhe se ka vend për kritikë, por taksa nuk do të hiqet derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.

“Ne po prisnim nga BE që të ndalej agresioni i Serbisë, por kjo nuk ndodhi. Ata (serbët) duan të mbajnë një konflikt të ngrirë. Ne kemi toleruar shumë gjëra, me shpresën se komuniteti ndërkombëtar do të gjente një zgjidhje, por nuk po e shohim atë”, tha Haradinaj duke iu referuar kërkesës së Mogherinit.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës u shpreh se në 10 vitet e fundit, ai ka mësuar se përshtatja dhe tolerimi në rrethana të caktuar nuk mjafton, pasi nuk ka ndryshuar asgjë.

“Unë mendoj që masat që janë vendos me produktet që vinë nga Serbia, duhet të jenë të përhershme deri në njohje. Derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, nuk duhet t’i heqim. Ju siguroj që pa një qasje të këtillë është e pamundshme të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht  obligative e njohjes të ndërsjellët, nëse nuk e kemi këtë qëndrueshmëri, nëse nuk dimë të qëndrojmë, atëherë ne vet po heqim dorë nga vetvetja e pse të na pranojë tjetri, harrojeni këtë”, ka thënë Haradinaj.

Ai pati edhe një lutje për sipërmarrësit e Kosovës:

Haradinaj: Zori na ka pru këtu ku jemi

“I lus sipërmarrësit tonë të na kuptojnë, nuk e kemi bërë këtë si kundërmasë ndaj sipërmarrësit tonë, ose ndaj atyre që ushqejnë mijëra familje se kanë njerëz në punë, nuk e kemi bërë për hatër të produkteve vendore, se nuk është ashtu, e kemi bërë prej zorit, zori na ka pru këtu ku jemi, por pa u hequr ky zor nuk është mirë askush me keqpërdorë këtë situatë, qoftë me i rrit çmimet, qoftë me kujtu që bëjnë presion mbi qeverinë me çmime, mos ta mendojnë kështu, mos të marrin ndonjë këshillë nga vendi fqinjë, rriteni çmimet se qeveria lëshon pe, mosni ashtu se nuk është rruga e duhur, i shkaktoni telashe vetit dhe neve por nuk dilet nga kjo gjendje ashtu, nuk është rrugë ajo, të rrimë bashkë sepse kemi me ia dalë bashkë”, ka thënë Haradinaj.

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Next Post
Edicioni informativ i datës 22 nëntor, në “Tirana Today”   

Edicioni informativ i datës 22 nëntor, në "Tirana Today"  

Balla ia mbledh Bashës: Ik shtrëngo llastikun e brekusheve o budalla i fshatit

Sherri në protestë, Balla: Turp për PD-në e LSI-në. Të nisin hetimet

Moderatori shqiptar thyen pjatat “live” në emision. Zbuloni se kush e nxehu (video)

Moderatori shqiptar thyen pjatat “live” në emision. Zbuloni se kush e nxehu (video)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com