Në podcastin e rrradhës me Ermalin dhe Marsidin, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me vendimin për vulën të cilën e quajti si goditje ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.
Basha gjithashtu Demokratët Euroatlantikë do të vazhdojnë betejën për alternativë ndryshe, pasi sipas tij, nuk mund të lëmë që në Shqipëri të implementohet Katovica numër 2.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Që akti i 11 qershorit është një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj Britanisë së Madhe, ndaj Bashkimit Europian, kjo është e qartë dhe këtë e ka kuptuar edhe pa e artikuluar çdo shqiptarë. Është një goditje ndaj atyre që janë kujdesur që drejtësinë shqiptare ta fusin në një rrugë të interesave politike dhe të kthimit të interesave shqiptare, pra t’i shërbejnë ligjit që të mbrojnë qytetarët dhe është një goditje të politikës së tyre, të sanksioneve ndaj të korruptuarve. Megjithatë them që është herët për të nxjerr konkluzinone, sepse ky është një hap, një moment në një luftë të gjatë për ta kaluar Shqipërinë nga dritëhijet e tranzicionit, nga një vend ku sundojnë individët dhe jo ligji, ku sundojnë njerëz ku i trajtojnë bashkëqytetarët e tyre si kavie eksperimentale, në një vend prëndimor ku dinjiteti i të parit të vendit është i barabartë me dinjitetin e më të humburit të vendit.
Që është ajo që dallon shoqëritë perëndimore, me shoqëri si kjo e jona hibride, me një këmbë në autokraci dhe një këmbë në demokraci. Kjo është një betejë të cilën jam i bindur që asnëj nga aleatët tanë strategjikë nuk kanë ndërmend ta dorëzojnë, apo ta dorëzojnë shpejt. Kjo betejë do të vazhdojë dhe në këtë betejë padiskutim që ne si demokratë euroatlantikë, shohim rolin tonë, përgjegjësinë tonë. Sepse nuk mund të presim që këto probleme jetike për qytetarët tanë, të zgjidhen vetëm nga një ndërhyrje nga jashtë. Sigurisht duam, kemi nevojë që t’i kemi në krah aleatët strategjikë të Shqipërisë siç kanë qenë në momentet më kyçe për shqiptarët, për Shqipërinë jo në favor të një partie apo të një partie tjetër.
Por në rrradhë të parë duhet të qëndrojmë fuqishëm në veçanti në momente të tilla që duken të errëta dhe të pashpresa për t’u përballur me planin ogurzi të kastës së vjetër që t’iu imponojnë shqiptarëve edhe 34 vite të tjera tranzicion. Unë e quaj Katovica 2. Nuk e di kush është më i riu apo më e reja prej jush, por kanë kaluar 34 vite, unë kam që 16 vjeç ku ka nisur kjo betejë për Shndërrimin e Shqipërisë nga një diktaturë në një shoqëri demokratike me orientim perëndimor. Disa gjëra janë arritur, por këto forca punojnë gjithmonë kundër arritjes së stacionit final. Jemi shumë afër stacionit final, na duhet të mobilizojmë të gjitha forcat pozitive të shoqërisë.
Këta janë pakicë, duhet t’u tregojmë vendin që janë pakicë me të gjithë arsenalin e demokracisë. Kjo është sfida që kemi. Përndryshe 16 vjeçari i sotëm edhe pas 34 vitesh do të vazhdojë të bëjë hosana dy familjeve politikë dhe biologjike dhe kjo është e papranueshme. Kjo nuk duhet të ndodh, nuk mund të ndodh dhe sa më takon mua edhe demokratëve euroatlantikë, nuk do të ndodh.