Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Basha: Ndaj Izraelin për “jetë a vdekje”, ndonjëherë fitorja shërben për keq

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Shqipëria të dielën luan një ndeshje ‘jetë a vdekje’ përballë Izraelit, një sfidë që vendos fatin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Në konferencën për mediat ditën e sotme ka dalë Migjen Basha. Mesfushori i Aris të Selanikut shkëlqeu në sfidën e parë ndaj Izraelit që u zhvillua në “Elbasan Arena” dhe pritet që të jetë në fushë nga minuta e parë, pavarësisht se nuk luajti në asnjë minutë ndaj Skocisë dhe Jordanisë. Basha ka komentuar edhe barazimin e së mërkurës ndaj Jordanisë.

Ndërsa dha një mendim edhe për shiritin e kapitenit që do të mbahet nga Mavraj me Bashën që është i treti në këtë hierarki pas shokut të tij te Arisi dhe mbrojtësit tjetër Elseid Hysaj.

Ju bind Kombëtarja, që mund të vazhdojë me suksese?

Sigurisht që po, me këtë skuadër mund të bëjmë ndeshje katastrofale, por edhe shumë të mira. Dje luajtëm me një sistem që disa herë e kemi përdorur e disa herë jo. Disa lojtarë kanë qenë të rinj. Ndoshta nuk ka qenë një ndeshje shumë e mirë, por ajo që na intereson është ndeshja e të dielës. Ndaj Izraelit duhet të japim maksimumin. Jordania kërkonte një barazim kundër nesh.

E ul moralin barazimi me Jordaninë?

Nuk e ngre moralin vetëm fitorja. Ne dolëm barazim, por vitin e fundit kemi humbur ndaj Luksemburgut, dhe më pas fituam në Izrael. Ka disa raste, kur fitorja shërben edhe për keq. Ne lojtarët, duhet të ngremë moralin. Duhet entuziazëm, dhe të luajmë si një finale, dhe kjo ndeshje vendos fatet tona. Nëse bëjmë një rezultat të mirë atje, kemi shumë shanse për në Europian.

Tani ajo mbaroi, duhet të shohim përpara, nga ndeshja e së dielës. Ne duhet të japim maksimumin kundër Izraelit, jo kundër Jordanisë. Miqësorja është për të provuar lojtarë dhe skema të ndryshme, nuk ka vlerë pikësh. Jordania luajti mbrapa dhe besoj se e ka konsideruar sukses të madh barazimin ndaj nesh. Tani duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e së dielës.

Sa zemër mund të marrë Kombëtarja nga Basha në regji, dhe Hysaj në krah?

Është e vështirë të them diçka të tillë, në të kaluarën edhe ne të dy kemi bërë ndeshje të dobëta. Nëse do jemi në fushë të dielën, duhet të japim maksimumin, pasi tani jemi kapiten i dytë dhe i tretë. Kemi akoma më shumë përgjegjësi.

Si e ndieni veten kur nuk u aktivizuat në një sistem të tillë?

Me këtë sistem e kam luajtur me Venturën në Torino. I di lëvizjet. Ajo që u pa në fushë, ishte pak konfuze, por edhe kundërshtari ishte i gjithë në mbrojtje. Patëm raste për të shënuar edhe dje.

Çështja e kapitenit, a është kjo zgjidhja e duhur?

Besoj se po, pasi këtë e ka vendosur grupi. Votuam, dhe Mavraj mori më shumë vota. Më pas, Hysaj dhe unë. Në një anë është pozitive, por gjithsesi ke përgjegjësi kur ke shiritin. Të gjithë ata që janë në fushë duhet të japin maksimumin.

Herën e fundit ndaj Izraelit ishte një tjetër trajner. Çfarë presim të dielën?

Ne na duhet fitorja, pasi mund të na bllokojnë rrugën tonë për në Europian. Disa lojtarë që pushuan dje, do luajnë të dielën. Ata do të na sulmojnë, por duhet ta fillojmë sa më mirë ndeshjen.

Për kë votuat për kapitenin?

Vota nuk tregohet, por Mavraj dhe Hysaj kanë qenë në listën time. Edhe në të kaluarën, ata kanë qenë lider në fushë.

Çfarë ndeshjeje presim ndaj Izraelit?

Na duhet fitorja patjetër. Ne e dimë se kjo ndeshje mund të na bllokojë rrugën drejt Europianit, prandaj kemi vlerësim maksimal. Izraeli do të na sulmojë, por duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe ta luajmë sipas mënyrës sonë ndeshjen.

TË LIDHURA

E RËNDË/ Dalin pamjet, si u ekzekutua mbrojtësi i Ekuadorit
Sport

E RËNDË/ Dalin pamjet, si u ekzekutua mbrojtësi i Ekuadorit

16:28 | 20/12/2025
Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato
Sport

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato

13:43 | 20/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida
Sport

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Next Post
Sulmet mbi kisha në Egjipt, 17 persona dënohen me vdekje

Sulmet mbi kisha në Egjipt, 17 persona dënohen me vdekje

“Më shpëtoni!”, si u zbulua rrëmbimi në kufi i 17-vjeçares nga vlonjati

“Më shpëtoni!”, si u zbulua rrëmbimi në kufi i 17-vjeçares nga vlonjati

Hysaj: Ndaj Izraelit japim maksimumin, sqaron ‘konfliktin’ e skemave

Hysaj: Ndaj Izraelit japim maksimumin, sqaron ‘konfliktin’ e skemave







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com