Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit: Unë nuk do të kandidoj për kreun e PD-së, me Berishën nuk ka fitore

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
A është dakort për zgjedhjet brenda partisë? Bardhi: Do respektoj statutin, pa atë s’ka bashkëjetesë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se do të zbatojë me përpikmëri statutin përsa i përket hapjes së garës për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj force politike. Në një intervistë për Klan News, Bardhi u shpreh i bindur se vetë nuk do të kandidojë për kreun e partisë.

Si i vetmi zyrtar ekzekutiv në detyrë, Bardhi tha se në përputhje me statutin duhet që të mblidhet Këshilli Kombëtar që të emërojë Komisionin Zgjedhor të partisë për garën për kryetarin e ri të demokratëve.

“Kam marrë një përgjigje me email nga një prej anëtarëve të Kryesisë që Kryesia ka vendosur, unë nuk kam patur njoftim për mbledhje, pra nuk di të jetë mbledhur Kryesia e partisë, pra Kryesia ka vendosur që nuk do thirret mbledhja e Këshillit Kombëtar. Kjo pengon dhe pamundëson në vlerësimin tim zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike”.

Bardhi theksoi se pa statut dhe rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë dhe një garë të ndershme që do të kishte besueshmërinë e publikut.

“Ne jemi në proces ligjor sepse Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Kryesia e PD, Këshilli Kombëtar i PD e konsiderojnë të paligjshëm mitingun apo takimin e z.Berisha në 11 Dhjetor, me cilin argument? Sepse nuk është ndjekur procedura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Mungon, dhe mund të jepni deklaratat e mia publike ku kam shpjeguar në mënyrë të përditshme procesin, mungonte një vendim i Këshillit Kombëtar të PD për thirrjen e një Kuvendi Kombëtar, dhe kjo është arsyeja pse Gjykata e Apelit e ka rikthyer çështjen në Shkallë të Parë.

Dhe unë nuk mund të kem një standard që këtu të kërkoj vendimin e këshillit sepse kështu e kërkon procedura statutore, ndërsa në një rast tjetër të them edhe pse e kërkon procedura statutore unë do ta anashkaloj këtë detyrim të statutit. Sepse kjo pastaj do na çonte në një tjetër ngërç ligjor dhe unë nuk e di se kujt i intereson mbajtja Partisë Demokratike në ngërçe të njëpasnjëshme ligjore”,-tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm pranoi faktin se ish-Kryeministri Berisha ka mbështetës, por që për ta bërë PD-në fituese ai duhet të largohet nga drejtimi. Kryesia e Partisë Demokratike vendosi hapjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 Korrik, ç’ka çoi edhe në dorëheqjen e Jorida Tabakut nga posti i nënkryetares së partisë.

TË LIDHURA

Shqiptari në Itali qëllohet me plumb në kokë, ja si paraqitet gjendja e tij
Aktualitet

Shqiptari në Itali qëllohet me plumb në kokë, ja si paraqitet gjendja e tij

11:14 | 09/06/2025
Vrasja e Edmond Papës: 30 vite burg autorit, 25 vite Alban Velos
Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës: 30 vite burg autorit, 25 vite Alban Velos

11:10 | 09/06/2025
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK sipas masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK sipas masës së sigurisë

11:06 | 09/06/2025
Next Post
“Nuk mund ta them dot sa vuaj”, fati tragjik i vëllezërve nga Delvina që u vranë me thikë në tokë të huaj

“Nuk mund ta them dot sa vuaj”, fati tragjik i vëllezërve nga Delvina që u vranë me thikë në tokë të huaj

Tradhtia e Parë

Baton Haxhiu: Vula i takonte Sali Berishës, tani vështirë se do e marrë

Sherr mes të rinjve në Lezhë, plagoset 27-vjeçari, vihet në pranga autori

Djali dhunon nënën në Vlorë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptari në Itali qëllohet me plumb në kokë, ja si paraqitet gjendja e tij
Aktualitet

Shqiptari në Itali qëllohet me plumb në kokë, ja si paraqitet gjendja e tij

by mirseda
11:14 | 09/06/2025
0

Sipas mediave italiane, rreth orës 09:30, disa shoferë vunë re një çiklist në tokë dhe menduan se...

Vrasja e Edmond Papës: 30 vite burg autorit, 25 vite Alban Velos

Vrasja e Edmond Papës: 30 vite burg autorit, 25 vite Alban Velos

11:10 | 09/06/2025
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK sipas masës së sigurisë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK sipas masës së sigurisë

11:06 | 09/06/2025
Arrestohet lideri i opozitës në Republikën Sërpska

Arrestohet lideri i opozitës në Republikën Sërpska

11:03 | 09/06/2025
“I nxehti afrikan” mbërrin, Porja paralajmëron temperaturat ekstreme

“I nxehti afrikan” mbërrin, Porja paralajmëron temperaturat ekstreme

10:03 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com