Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ndodhet në 34-vjetorin e themelimit të PD Fier. Bardhi e përshkruan Partinë Demokratike së një simbol i aspiratës për liri, demokraci dhe zhvillim.
“Jemi vetëm pak muaj larg betejës së 11 Majit. Padyshim rruga nuk është e lehtë, por demokratët nuk kanë asgjë të pamundur. Nuk është e lehtë jo për shkak të popullaritetit që kundërshtari ynë pretendon të këtë, por për shkak të përdorimit të çdo instrumenti antiligjorë nga Edi Rama. Kështu është mësuar ai, këtë rrugë din ai. Krim, Korrupsion, varfrim dhe më pas sundim. Këtë din të bëje ai, por këtë radhë do të dështoi bashkë më çetën e tij të të korruptuarëve dhe të inkriminuarve që ka graduar në këtë qark.”, u shpreh Bardhi.
Ai theksoi se dinjitetin e fierakët nuk e blejnë dot me para korrupsioni as Belinda balluku dhe as drejtorët e saj të korruptuar.
“Një dyzinë ministrash, zëvendësministrash, drejtorësh, kanë pushtuar Fierin prej shumë ditësh, në përpjekje për të blerë dinjitetin e qytetarëve fierak, por duke dështuar me sukses të plotë, sepse Fieri dhe fierakët dinjitetin, ndershmërinë dhe vlerat i kanë të trashëguara ndër breza. Atë s’ja ble e as përdhos dot me para korrupsioni as Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar”, tha Bardhi.