Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Barcelona ul ‘me këmbë në tokë Interin’, Di Maria ruan ‘nderin’ e PSG-së (Video)

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Barcelona ul ‘me këmbë në tokë Interin’, Di Maria ruan ‘nderin’ e PSG-së (Video)

Barcelona ka mposhtur Interin në Camp Nou me rezultatin 2-0 dhe ka marrë kryesimin e grupit. Katalanasit edhe pse luanin pa Lionel Messin kanë dominuar këtë takim dhe nuk i kanë lejuar zikaltërit të rrezikojnë në asnjë moment portën e Ter Steger.

Miqtë bëjnë shumë gabime, sidomos në krahun e djathtë me D’Ambrosio dhe Candreva që nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Gjithsesi, ishte Icardi ai që kishte një mundësi të mirë në minutën e 25’, por në fund të aksionit ai rrëzohet me shpresën për të fituar një penallti. Ish-interisti Rafinha ishte një nga më të mirët në fushë, dhe ishte pikërisht ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 3’. Hera e parë që Inter i dha aq shumë hapësirë katalanasve dhe ata e kanë ndëshkuar.

Edhe pas pushimit Barça dikton ritmin e lojës, ndërsa Zikaltrit e kanë të vështirë të futen në lojë dhe të depërtojnë në gjysmëfushën e vendasve. Rastet për gol janë më të shpeshta për Barça-n, dhe kjo për shkak se Inter tani luan më përpara në kërkim të golit të barazimit. Skuadra e Spalletti-t bëhet më e rrezikshme me futjen në fushë të Keita dhe Martinez, por goli duket shumë larg. Ndërkohë në minutën e 83’ erdhi goli i nokautit nga Jordi Alba. Mbrojtësi spanjoll finalizon një aksion të bukur të vendasve duke mbyllur ndeshjen.

PSG-Napoli është mbyllur në barazim 2-2. Ka qenë një rast i humbur nga italianët, që kanë kryesuar ndeshjen deri kur kishin mbetur edhe dy minuta nga fundi. Takimi i zhvilluar në “Parkun e Princave” është zhbllokuar në minutën e 29-të nga një gol i realizuar nga Lorenzo Insigne. Sulmuesi italian ka mposhtur portierin Areola me një goditje të bukur parabël pas pasimit të marrë nga Callejon.

Fati i ka buzëqeshur vendasve në minutën e 61-të, kur Mario Rui ka devijuar në portën e tij një krosim të Meunier. Gjithsesi, 13 minuta para fundit, Napoli ka rigjetur avantazhin me Mertens. Në minutën e 82-të ka qenë radha e portierit Ospina të bëjë rolin e heroit, duke ndalur një goditje dënimi të rrezikshme të Neymar. Minutat e fundit janë mbyllur me francezët në sulm dhe tentativat e lojtarëve të Tuchel që kanë gjetur golin e barazimit në minutën e 93-të me një magji të Di Maria.

Takimi tjetër i këtij grupi, ai i zhvilluar në “Anfield Road” mes Liverpool dhe Crvena Zvezda-s, është fituar me rezultatin e pastër 4-0 nga vendasit. Firimino ka realizuar në minutën e 20-të për“Të Kuqtë”, teksa goli i dytë ka ardhur në fundin e pjesës së parë pas një kombinimi të Shaqirit me Salah. I pari ka dhënë asistin, ndërsa i dyti ka dërguar topin në rrjetë. Egjiptiani ka qenë protagonist edhe në minutën e 51-të, duke transformuar në gol penalltinë e fituar nga Mane. Ky i fundit ka gabuar në të 77-ën nga pika e bardhë, por e ka shlyer këtë gabim duke realizuar golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes tri minuta më vonë.

“Të Kuqtë” kryesojnë grupin me 6 pikë, një më shumë se Napoli i bendit të dytë dhe dy më shumë se PSG-ja e vendit të tretë. Vetëm 1 pikë Crvena Zvezdën e vendit të fundit.

Ndërkohë, Porto kryeson e vetme Grupin D pas fitores 3-1 të marrë në transfertë kundër Lokomotivës së Moskës. Një ndeshje kjo që ka filluar mirë për rusët, të cilët kanë fituar një penallti në minutën e 10-të, por që është pritur nga legjenda Iker Casilla-s. Nuk ka bërë të njëjtin gabim Marega, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë në minutën e 26-të.

Herrea ka dyfishuar avantazhin e portugezëve në të 35-ën, para se Miranchuk të ngushtonte diferencat në tri minuta më vonë. Goli që ka vendosur ndeshjen ka ardhur në minutën e 47-të dhe është shënuar nga Corona, i cili ka vulosur fitoren e miqve. Vendasit e kanë mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë Kvirkvelia.

Portugezët kryesojnë grupin me 7 pikë, dy më shumë se Schalke, që ka barazuar 0-0 në fushën e Galatasaray, me këta të fundit që mbajnë vendin e tretë me 4 pikë. Grupi mbyllet nga Lokomotiva e Moskës, që nuk ka marrë asnjë pikë pas 3 ndeshjesh.

Ndërkohë Borussia Dortmund ka marrë një fitore të madhe ndaj Atletico Madrid. Të besuarit e Favre kanë fituar 4-0 ndaj spanjollëve të Diego Simeone-s dhe vazhdojnë të kryesojnë grupin me pikë të plota. Ishte Witsel ai që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 38’, ndërsa Guerreiro (73’, 89′) dhe Sancho (83’) vulosën fitoren. Një fitore e merituar e gjermanëve, të cilët po kalojnë një nga momentet më të mira të viteve të fundit.

TË LIDHURA

Sfida me Serbinë/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, kuqezinjtë humbasin dy lojtarë
Sport

Sfida me Serbinë/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, kuqezinjtë humbasin dy lojtarë

18:41 | 06/10/2025
Publikohen koeficientet për ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc, bastet favorizojnë Serbinë
Sport

Publikohen koeficientet për ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc, bastet favorizojnë Serbinë

13:04 | 06/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Ndryshon moti, nga e hëna do ulen temperaturat me rreth 7 gradë

Kapriçot e motit/ Sot do bëjë shumë ftohtë, nesër temperatura të larta

Zëvendësministri i kërkon llogari Fevziut: Ku i more përgjimet? Gazetari: Na i hodhën poshtë derës

Zëvendësministri i kërkon llogari Fevziut: Ku i more përgjimet? Gazetari: Na i hodhën poshtë derës

“Dëgjuan Ramën dhe vunë bast”, Erion Braçe tallet keq me Interin

“Dëgjuan Ramën dhe vunë bast”, Erion Braçe tallet keq me Interin

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!
Showbizz

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

by mirseda
22:47 | 06/10/2025
0

Florjan Binaj ka bërë një lëvizje surprizë në skenën publike, duke njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si...

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

21:37 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com