Për shkak të përmbytjeve dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Novoselë, në Bashkinë Vlorë.
Pak më herët 13 familje janë evakuuar dhe rreth 200 krerë bagëti, ndërsa banorëve iu dha sinjali i alarmit për të qëndruar në gatishmëri.
Situata mbetet e vështirë, kryesisht edhe për dy fshatrat: Bishan dhe Fitore. Niveli pritet të rritet edhe më tej, pasi prurjet vijojnë.
Njoftim zyrtar:
Në zbatim të:Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”lanit Kombëtar të Emergjencave Civile, planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të: Bashkisë Vlorë
Njësisë Administrative Novoselë
Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me: agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), prefektin e Qarkut përkatës, strukturat e Emergjencave Civile në bashki
Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.
Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren. Prioritet në procesin e evakuimit kanë: fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, familjet në zona të izoluara
Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga: mjetet e Bashkisë, shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
* Forcat e Armatosura
MNAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE
Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me: Policinë e Shtetit, njësitë e kujdesit shëndetësor, strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës
Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet: Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm, administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore, ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim. y njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë. Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.















