Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Banka e Shqipërisë vendos kufizime të reja për normën e interesit në kreditë e vogla

1 vit ago
in Ekonomi
Banka e Shqipërisë vendos kufizime të reja për normën e interesit në kreditë e vogla

Këshilli i Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e të mërkurës disa ndryshime në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, që do të sjellin uljen e normës maksimale efektive të interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore më të vogla se 200 mijë lekë.

Më konkretisht, ndryshimet në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare” konsistojnë në reduktimin e kostove të ngarkuara konsumatorit në kontratat e kredisë konsumatore me këste, kryesisht në vlera të vogla.

Ndryshimet rishikojnë metodologjinë e Bankës së Shqipërisë për përllogaritjen e NEI-t maksimal për kategorinë e kredisë konsumatore me këste në fashën 0-200.000 lekë, që pritet të rezultojë në një NEI maksimal më të ulët për këtë kategori.

Sipas rregullores, NEI maksimal llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë 6-mujore, mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Kredive të administruar prej saj. Nivelet e NEI-t maksimal publikohen në fillim të çdo 6-mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në 6-mujorin paraardhës. Sipas rregullores, ky tregues ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën.

Ndërkohë, sipas ndryshimeve të miratuara nga Banka e Shqipërisë në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore deri në vlerën e 200 mijë lekëve do të jetë sa mesatarja e thjeshtë e normës efektive të interesit për kredinë e dhënë, pa u shtuar me një të tretën.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, mbështetur në informacionin e Regjistrit të Kredive, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë në gjysmën e parë të vitit 2024 ishte 71.4% (nga 74.8% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 78.4%, që kishte qenë për gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar).

Ndërkohë, për kreditë konsumatore me vlerë mbi 200 mijë lekë, NEI maksimal do të vazhdojë të llogaritet njësoj, pra duke e shtuar mesataren e thjeshtë të kredive të dhëna në periudhën paraardhëse me një të tretën.

Gjithashtu, pjesë e ndryshimeve në rregullore është edhe shtimi i detyrimit për kryerjen e pagesës nga ana e konsumatorit të komisioneve të aplikuara nga subjektet në momentin e dhënies së kredisë konsumatore, duke mos lejuar shpërndarjen e këtyre kostove përgjatë jetëgjatësisë së kredisë.

Për kreditë e institucioneve financiare jobanka është tipike aplikimi i komisioneve shumë të larta të administrimit apo disbursimit të kredisë. Në shumicën e rasteve, madje, efektin kryesor në interesin efektiv të kredisë nuk e jep interesi nominal, por pikërisht komisionet e aplikuara.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto ndryshime, të cilat shtojnë kërkesat për mbrojtjen e konsumatorëve, vijnë si reagim i Bankës së Shqipërisë me qëllim reduktimin e mëtejshëm të kostove të huamarrjes për kreditë konsumatore dhe rritjen e transparencës ndaj tyre, veçanërisht për subjektet financiare jobanka.

TË LIDHURA

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

17:20 | 03/04/2026
Miratohet akti normativ: Ulet me 20% akciza e karburanteve mbi 220 lekë/litër
Aktualitet

Miratohet akti normativ: Ulet me 20% akciza e karburanteve mbi 220 lekë/litër

15:47 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës pritet të rrisë sërish sot çmimin e naftës, mund të ulet akciza, por…
Ekonomi

Bordi i Transparencës pritet të rrisë sërish sot çmimin e naftës, mund të ulet akciza, por…

12:30 | 03/04/2026
Next Post
Vrau një person dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për shqiptarin nga Kosova

Vrau një person dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për shqiptarin nga Kosova

Motta: Muani dhe Vlahovic të shkëlqyer, mund të luajnë bashkë

Motta: Muani dhe Vlahovic të shkëlqyer, mund të luajnë bashkë

Mbingarkohet Urgjenca në Durrës, mjekët: Evitoni antibiotikët pa recetë, trajtoni virozat në banesë

Mbingarkohet Urgjenca në Durrës, mjekët: Evitoni antibiotikët pa recetë, trajtoni virozat në banesë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com