Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro të premten, kursi i Euros ra përsëri

2 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore
Banka e Shqipërisë për buxhetin 2023: Ka rreziqe të larta për deficitin, të shtohen fondet e kontigjencës

Banka e Shqipërisë zhvilloi të premten ankandin e njëmbëdhjetë të këtij viti për blerjen e valutës në tregun e brendshëm.

Ky ankand ishte njëkohësisht i pari pas sinjaleve të dhëna këtë javë nga Guvernatori se banka qendrore do të rrisë blerjet në tregun e brendshëm valutor për të frenuar mbiçmimin e fortë të Lekut në kursin e këmbimit.

Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe nëntë milionë eurove, ndërsa Banka e Shqipërisë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, për gjithsej 9 milionë euro.

Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs midis 104.37 dhe 104.55 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 104.41 lekë.

Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 8 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 104.41 lekësh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 4 gusht arriti në 18 milionë euro.

Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj që të rrisë blerjet e planifikuara të Euros në tregun e brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro, nga intervali i mëparshëm 160 milionë -220 milionë euro. Ky vendim erdhi si një formë për të tërhequr sasinë e madhe të valutës nga tregu dhe për të frenuar forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Nga ana tjetër, për shtatë muajt e parë të vitit Banka e Shqipërisë ka blerë tashmë rreth 170 milionë euro (që u shtohen edhe 18 milionë euro të ankandit të parë të gushtit), por pavarësisht kësaj kursi i këmbimit të monedhës europiane me Lekun ka shënuar rënie të paprecedentë këtë vit.

Pavarësisht sinjaleve të dhëna nga Guvernatori Sejko dhe ankandit të radhës për blerje valute, euro ditën e premte pësoi sërish rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 104.04 lekë, në rënie me 0.66 lekë krahasuar me një ditë më parë. Gjatë pasdites së të premtes, rënia e kursit të Euros vijoi edhe përtej vlerave të kursit zyrtar, të publikuar nga banka qendrore në mesditë.

Sipas ekspertëve, efektet e sinjaleve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor u ndjenë kryesisht pasditen e të mërkurës dhe të enjten, kur kursi i këmbimit të Euros me lekun shënoi rritje të ndjeshme. Por, ky efekt duket se nuk ka zgjatur shumë dhe të premten Euro ka rënë përsëri.

Mbështetur në shifrat e reja të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në periudhën gusht-dhjetor 2023 në tregun e brendshëm mund të blihen deri në 130 milionë euro të tjera.

Blerja e 130 milionë eurove në pesë muaj do të rezultonte me një mesatare të blerjeve prej rreth 26 milionë euro në muaj ose 18.6 milionë euro për ankand. Këto shifra janë pak më të larta se mesatarja e blerjeve në shtatë muajt e parë të vitit, prej 24.3 milionë eurosh në muaj ose 17 milionë euro për ankand.

Gjithsesi, rritja e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në terma mesatarë nuk duket e atyre përmasave sa të ketë ndikime shumë të mëdha në kursin e këmbimit valutor.

Pavarësisht se sezoni veror sjell historikisht presione të shtuara për rënien e kursit Euro-Lek, vitet e fundit këto presione janë shfaqur gjithnjë e më shpesh edhe në periudha të tjera të vitit.

Nëse këto tendenca do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm, janë të pakta gjasat që blerjet e planifikuara nga Banka e Shqipërisë të mund të ndryshojnë ekuilibrat e kursit të këmbimit. /monitor

TË LIDHURA

Panairi ndërkombëtar në Dubai, kryeministri Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare
Kryesore

Panairi ndërkombëtar në Dubai, kryeministri Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

09:25 | 29/10/2025
Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje
Aktualitet

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Next Post
Deklarata për Luizin shkaktoi debat, revolotohet Aurela Gaçe: Më bënë mish për top

Deklarata për Luizin shkaktoi debat, revolotohet Aurela Gaçe: Më bënë mish për top

Aksioni në Lezhë, Balla: Sot bashkë me rrënjët e kanabisit janë shkulur edhe dy oficerë policie

Tentohet vjedhja e një filiali banke në Tiranë, në pranga 23-vjeçari

“Paratë ose vajza juaj do të jetë në telashe”, i moshuari shqiptar bie pre e mashtrimit, i ikin nga duart 100 mijë euro

“Paratë ose vajza juaj do të jetë në telashe”, i moshuari shqiptar bie pre e mashtrimit, i ikin nga duart 100 mijë euro







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve
Kosovo

Vjosa Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve

by mirseda
10:35 | 29/10/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Riad homologun e saj nga shteti i Mauritanisë, Mohamed...

Mister ngjarja, punonjësi i Tatimeve në Shkodër e mohon: S’kam konflikte!

Mister ngjarja, punonjësi i Tatimeve në Shkodër e mohon: S’kam konflikte!

10:27 | 29/10/2025
Zbardhet dëshmia e djalit: S’më linte të haja i qetë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…

Zbardhet dëshmia e djalit: S’më linte të haja i qetë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…

10:16 | 29/10/2025
U goditën shtëpi, shkolla, dhe blloqe banimi/ 50 persona humbin jetën nga sulmet izraelite në Gaza

U goditën shtëpi, shkolla, dhe blloqe banimi/ 50 persona humbin jetën nga sulmet izraelite në Gaza

09:57 | 29/10/2025
Panairi ndërkombëtar në Dubai, kryeministri Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

Panairi ndërkombëtar në Dubai, kryeministri Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

09:25 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com