Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Balluku-opozitës: Ju jeni tallur me pensionistët ndër vite, ne jemi PS që kemi bërë reformat shtetformuese

7 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Balluku-opozitës: Ju jeni tallur me pensionistët ndër vite, ne jemi PS që kemi bërë reformat shtetformuese

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaroi sot se opozita po përdor foltoren e Kuvendit për narrativë politike dhe se për 8 vite që ishte në qeverisje, nuk ndryshoi skemën e pensioneve, duke i lënë ata me gjysmë pensioni.

Balluku iu përgjigj akuzave të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i cili akuzoi qeverinë për mosmbështetje të pensionistëve, ndërsa përmes 2 amendamenteve të paraqitura në seancën e sotme plenare, ku po diskutohet nen për nen projektbuxheti për vitin 2025, kërkoi fonde shtesë drejt skemës së kontributeve shoqërore që të sigurohet rritje deri në 20 % dhe vendosjen e minimumit jetik prej 200 mijë lekësh.

Sipas tij, qeveria ka parashikuar indeksim me 1-1,5 % për pensionistët vitin që vjen.

Ai theksoi se çmimet e mallrave të shportës janë rritur me 36 %.

Në përgjigje të këtij qëndrimi, Balluku tha se deklaratat e opozitës janë narrativë politike për t`u dukur simpatikë para liderit të tyre.

“Shpreh keqardhjen time se si përdoret foltorja e Parlamentit dhe një targetgrup që ka kontribuar në këtë vend prej dekadash dhe përdoret për narrative politike. E keni pasur në dorën tuaj për të ndryshuar skemën e pensioneve”, tha Balluku.

Sipas saj, për këtë flet diferenca midis pensioneve para dhe pas marsit të 2024-ës.

“Skema juaj fantastike i ka lënë ata me gjysmë pensionesh.
Referohuni fakteve të vërteta.

Shikojini pensionet e dy mësuesve, një të para marsit të 2014-ës dhe pas reformës së PS-së në mars 2014. Kjo i thotë të gjitha. Ajo që i thotë të gjitha është vota që pensionistët i japin Partisë Socialiste”, deklaroi Balluku.

Balluku theksoi se nëse PS i mban premtimet, duket nga mbështetja që ka.

“Nëse bëjmë gjithçka që themi, kjo duket nga votat që marrim. Nëse ju jeni tallur me pensionistët ndër vite dhe vazhdoni ta bëni edhe tani, ky është akti më i çuditshëm politik që mund të bëjë një forcë.

Ne jemi PS që kemi bërë reformat shtetformuese, duke nisur nga ajo e pensioneve.

Ne jemi ata që bëmë gjithçka në këtë vit për të vendosur një fond të qenësishëm mbi 100 milionë euro për të mbuluar këtë bonus, që nuk është bonus që jepnit ju duke shitur hotel “Dajtin”.

A e mbani mend se si e jepnit ju bonusin e “gjelit të detit”. Ju keni shitur me artificë financiare hotel “Dajtin” që të nxirrnit lekët e bonusit të “gjelit të detit”‘, deklaroi ajo.

Balluku i kujtoi opozitës se nuk mund të flasë si një forcë e re politike.

“Kështu që kur të dilni këtu edhe të flisni, nuk mund të flisni sikur të jeni një forcë e re, shpresa e ardhmes, sikur ka zbritur në tokë i dërguari për të rregulluar problemet e këtij vendi.

Erdhi Edi Rama dhe PS dhe e bëri këtë. Ju jeni ata që shisnit hotele për të paguar bonusin, ne jemi ata që kemi vendosur 100 milionë nga buxheti i shtetit”, shtoi ajo.

Balluku theksoi se, Partia Socialiste është duke drejtuar vendin, pasi ka marrë votat për këtë gjë.

Ajo siguroi se çmimi i energjisë nuk do të rritet, teksa risolli në vëmendje kohën kur vendi drejtohej nga PD dhe qytetarët jetonin në errësirë në mes të kryeqytetit.

“Çmimi i energjisë, as nuk është rritur, as nuk do të rritet madje do të ulet. Dikur njerëzit nuk kishin energji dhe e paguanin, ndërkohë që sot ka energji në çdo cep të Shqipërisë edhe kur ka kushte të këqija të motit, mundohemi ta zgjidhim në disa minuta dhe qytetarët paguajnë atë që konsumojnë.

Jetonim në mes të Tiranës në errësirë. Kush jemi ne dhe kush jeni ju, nuk ka nevojë ta sqarojmë në këtë sallë, sepse këtë e sqaron me 11 maj vota e shqiptarëve. Jemi këtu për të udhëhequr këtë vend sepse kemi marrë votën e popullit shqiptar”, u shpreh Balluku.

Kuvendi rrëzoi me shumicë votash të dy amendamentet e paraqitura nga Bardhi.

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
Saimir Korreshi: Nuk sheh më një grua shtatzënë, s’jep njeri më nuse në fshat, është hall

Saimir Korreshi: Nuk sheh më një grua shtatzënë, s’jep njeri më nuse në fshat, është hall

Presidenti i Skënderbeut besimplotë: Me Gjokën arrijmë objektivat, ja deri kur zgjat kontrata

Presidenti i Skënderbeut besimplotë: Me Gjokën arrijmë objektivat, ja deri kur zgjat kontrata

“Real estate nr2”, Fero ironizon Arbenitën me një tjetër foto

“Real estate nr2”, Fero ironizon Arbenitën me një tjetër foto

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com