Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Balluku mund të ndërhyjë në prishjen e provave”,Pse u mor masa për pezullimin e zv.kryeministres

3 muaj ago
in Aktualitet
“Balluku mund të ndërhyjë në prishjen e provave”,Pse u mor masa për pezullimin e zv.kryeministres

GJKKO ka vendosur pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.
Në dosjen e Gjykatës ku në më shumë se 175 paragrafë argumentohet masa ndaj zv.kryeministres.

“Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy herë dhe në bashkëpunim”, thuhet në vendim
Pjesë nga vendimi

Në lidhje me ekzistencën e shkaqeve të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (neni 228/3/a i K.Pr.Penale). Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje, pasi për shkak të detyrës që ushtron e pandehura Belinda Balluku, (aktualisht me funksionet e larta shtetërore, Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës), por dhe të pandehurit e tjerë Gentian Gjyla, (aktualisht me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar), Erald Elezi, (me detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare SHA), ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave, në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet.

Në lidhje me ekzistencën e rrezikut të largimit të të pandehurve (neni 228/3/b i K.Pr.Penale).
Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Në lidhje me rrezikun që për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet (neni 228/3/c i K.Pr.Penale).
Gjykata vlerëson se, në rastin konkret për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurve të sipërcituar, duke qenë në ushtrim e funksioneve respektive të tyre për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet, kjo lidhur me rrethanat e veprimeve të kundërligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qendrore që ata drejtojnë.

Me plotësimin e kushteve dhe kritereve si më sipër, Gjykata vlerëson se caktimi i masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues/ndalues ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi është i domosdoshëm në plotësim të nevojave të sigurimit që kërkon hetimi i këtij procedimi penal.

Në lidhje me përcaktimin e llojit të masës së sigurimit për secilin prej të pandehurve, Gjykata i referohet parashikimeve të K.Pr.Penale, në nenin 229 të tij, i cili në pikën 1 dhe 2 përcakton se:
“1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.

Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahan parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal”.

Këto kritere i japin Gjykatës një diskrecion të gjerë e të mjaftueshëm për të vendosur proporcionalitetin, përshtatshmërinë specifike të llojit të masës së sigurimit të caktuar me vetë nevojat e sigurimit për rastin konkret. Nëse nuk ka shkaqe që e përjashtojnë autorin nga përgjegjësia penale, këto kritere imponojnë detyrimin e gjykatës për të bazuar vendimin, nga njëra anë, në dyshime të arsyeshme bazuar në prova mbi kryerjen e veprës penale prej tij, dhe nga ana tjetër, në prova që përmbajnë aq elemente të mjaftueshme, objektive e subjektive, mbi rrethanat e çështjes.

TË LIDHURA

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës
Aktualitet

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026
Next Post
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

Fotolajm/ Rama i fokusuar te telefoni, ja si reagon Albin Kurti.

Fotolajm/ Rama i fokusuar te telefoni, ja si reagon Albin Kurti.

Rama dhe Marta Kos dalin për darkë; Balluku largohet nga Kryeministria

LAJM I FUNDIT/ Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, Kryeministria e çon çështjen në Kushtetuese







JU REKOMANDOJMË

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

by mirseda
22:22 | 13/02/2026
0

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018. Sipas...

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com