Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Balluku: 2200 abonentë aktmarrëveshje për pagesën e detyrimeve me këste

4 ditë ago
in Ekonomi
Balluku: 2200 abonentë aktmarrëveshje për pagesën e detyrimeve me këste

Rreth 2200 abonentë kanë lidhur aktmarrëveshje që nga korriku për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU).

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se shifrat tregojnë se skemat lehtësuese janë pritur shumë mirë nga abonentët.
Numrin më të lartë të aktmarrëveshjeve të firmosura i përkasin klientëve familjarë.

“74% e abonentëve vendosën ta shlyenin menjëherë borxhin e prapambetur, duke përfituar 50 deri në 100% reduktim të kamatëvonesës”, deklaroi Balluku.

Skemat e reja të miratuara nga OSHEE ofrojnë mundësi për shlyerjen e detyrimeve të akumuluara deri në 31 dhjetor 2023, duke u fokusuar në mbështetjen e familjeve në nevojë dhe biznesit të vogël.

Klientët përfitues të skemave lehtësuese, paguajnë debinë me këste fikse mujore, krahas faturës korente të konsumit të energjisë elektrike.

Aktmarrëveshjet përfshijnë klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë, të cilët mund t’i shlyejnë detyrimet me këste fikse mujore që nisin nga 1,200 lekë.

Klientët e tjerë familjarë do të përfitojnë këste fikse mujore që nisin nga 2,800 lekë.
Për të ruajtur një standard të përballueshëm aq sa dhe të drejtë, numri maksimal i kësteve do të jetë jo më shumë se 240 këste.

Në çdo rast klienti ka të drejtë të zgjedhë një këst pagese, me vlerë më të lartë se vlera minimale, duke iu përmbajtur kushtit prej maksimumi 240 këstesh

Klientët jofamiljarë (privat, buxhetorë dhe jobuxhetorë), do të paguajnë me këste të përcaktuara në bazë të shumës së detyrimit, si me poshtë.
OSHEE ka miratuar gjithashtu reduktime të kamatëvonesave për klientët që zgjedhin shlyerjen e të gjithë detyrimit me një këst të vetëm.

Klientët familjarë përfitojnë reduktim në masën 70% të kamatëvonesës. Klientët jofamiljarë, në kategorinë privat, buxhetorë dhe jobuxhetorë, përfitojnë reduktim në masën 50%.

Biznesi i vogël, përfiton falje të plotë, 100% të kamatëvonesës, nëse likuidon të gjithë detyrimin menjëherë.

TË LIDHURA

Rama thirrje investitorëve turkë: Ejani të punojmë bashkë për suksesin
Ekonomi

Rama thirrje investitorëve turkë: Ejani të punojmë bashkë për suksesin

12:03 | 17/10/2025
Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027
Ekonomi

Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027

09:08 | 15/10/2025
ASD synon mbulimin e depozitave deri në 10 milionë lekë deri në vitin 2030
Ekonomi

ASD synon mbulimin e depozitave deri në 10 milionë lekë deri në vitin 2030

13:16 | 14/10/2025
Next Post
“Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!” Komenti epik i Trump drejtuar presidentit izraelit

“Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!” Komenti epik i Trump drejtuar presidentit izraelit

“Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit

“Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit

Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Rama thirrje investitorëve turkë: Ejani të punojmë bashkë për suksesin
Ekonomi

Rama thirrje investitorëve turkë: Ejani të punojmë bashkë për suksesin

by mirseda
12:03 | 17/10/2025
0

Në forumin e biznesit Shqipëri – Turqi, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë investitorëve turkë...

Vijojnë me protestat, 10 punonjës të “Bankers”-it në grevë urie

Vijojnë me protestat, 10 punonjës të “Bankers”-it në grevë urie

11:52 | 17/10/2025
Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për kërkesën e Ilir Metës

Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për kërkesën e Ilir Metës

11:48 | 17/10/2025
Protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, qindra shqiptarë nga Kosova ‘pushtojnë’ sot Tiranën

Protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, qindra shqiptarë nga Kosova ‘pushtojnë’ sot Tiranën

11:43 | 17/10/2025
Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

10:36 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com