Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Balla thirrje të rinjve: Bashkëpunoni me autoritetet për identifikimin e shitësve të lëndëve narkotike në Shkolla

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Balla thirrje të rinjve: Bashkëpunoni me autoritetet për identifikimin e shitësve të lëndëve narkotike në Shkolla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka zhvilluar një takim në gjimnazin “Halit Bërzeshta” në Prrenjas, ku foli për disa nga problematikat më shqetësuese për të rinjtë e sotëm siç janë përdorimi i lëndëve narkotike, bullizmi online dhe siguria në ambientet shkollore.

Ministri nënvizoi se ideja e paketës së sigurisë në shkolla kishte nisur nga ky qark, ndërsa ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë të rinjve, që bashkë me mësuesit, strukturat policore dhe ato vendore, të identifikojnë dhe ndalojnë personat që shesin drogë pranë ambienteve shkollore apo tjetër.

Në lidhje me çështjet e sigurisë në këtë gjimnaz, Balla vuri në dukje se: “Kjo është një shkollë që ka një dalje drejtpërdrejt në një rrugë kombëtare. Nganjëherë kemi pasur edhe raste aksidentesh automobilistike, që lidhen me përfshirjen e të rinjve apo banorëve të kësaj zone”.

Sa i përket luftës kundër shitjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike, Balla theksoi se aktualisht policia ndodhet ne një sfidë ndaj dograve sintetike.

Ndër të tjera, ministri u bëri thirrje të rinjve të bashkëpunojnë më autoritetet për të identifikuar ata që bëjnë biznes me shëndetin e tyre.

“Ajo që është bërë më e njohur në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, është lufta kundër fenomenit të përdorimit të lëndëve narkotike, kryesisht të hashashit, por jo vetëm. Aktualisht kemi një sfidë tjetër që janë drogat sintetike. Thirrja ime për të rinjtë e Përrenjasit, por edhe për të rinjtë e të gjithë vendit, është që droga është një kurth për shëndetin tënd, është kurth financiar për familjen tënde; droga të shkëput nga mësimi, të prish me shokët e shoqet, dëmton shëndetin tënd dhe atë financiar të familjeve tuaja. Kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëveprimin tuaj, të gjithë faktorët bashkë, policia, oficeri i sigurisë, mësuesit, në mënyrë që të kemi sa më shumë informacion për t’i identifikuar, gjetur e vendosur para drejtësisë ata që duan të bëjnë biznes me shëndetin tuaj, duke dëmtuar financiarisht familjet tuaja.”

Duke folur për rezultatet e arritura, Ministri tha se “Edhe në Përrenjas dhe në gjithë zonën që mbulon DVP Elbasan kemi pasur rezultate të mira, madje një prej koncepteve të idesë së paketës së sigurisë në shkolla filloi në Elbasan, si një hap i parë.”

Problematika tjetër që trajtoi Ministri Balla, ishte bullizmi, qoftë në kontaktet e përditshme mes të rinjve, qoftë në rrjete sociale. Por ai kërkoi që viktimat e mundshme të sulmeve të mos ndihen vetëm por të reagojnë, pasi ata do të gjejnë mbështetje te strukturat policore, stafi arsimor etj.

“Bullizmi tashmë zhvillohet jo vetëm në kontakt të përditshëm, por edhe përmes rrjeteve sociale. Mjaft prej të rinjve e kanë shqetësim që dikush i hap një faqe false në TikTok dhe prej aty nis të publikojë të dhëna intime apo problematika të tjera, apo fillon të sulmojë dikë tjetër. Por për të gjitha këto problematika, mos mendoni se jeni vetëm, asnjëherë, por duhet ta raportoni atë qoftë përmes “report” që mund t’i bëni direkt asaj faqeje, por edhe te komisariati i policisë apo zyra të tjera, ose përmes oficerit të sigurisë në shkolla,” – theksoi Ministri Balla.

Ai kërkoi nga të rinjtë që krahas mësimit të merren me sport, apo të zhvillojnë dhuntitë artistike, pasi në këtë mënyrë mund të mbajnë larg fenomenet negative si droga etj.

Ai shprehu bindjen e tij se “Unë e di që të rinjtë e Përrenjasit do të zgjedhin sportin, arsimin, artin dhe jo këto fenomene. Shkolla “Halit Bërzeshta” është një shkollë me emër të rëndësishëm në formësimin e brezave të ndryshëm që kanë një kontribut jo vetëm për Përrenjasin, por unë do të thoja, për gjithë Shqipërinë. Më vjen mirë të them që shkolla ka ditur ta ruajë këtë emër të mirë, dhe na takon neve ta rrisim sa më shumë mbështetjen për këtë shkollë.”

Balla falënderoi edhe institucionet e tjera të përfshira në zbatimin e paketës së sigurisë.

“Dua të falënderoj përfaqësuesit e AKU që kanë bërë kontrolle të vazhdueshme për dhënien fund të një halli që lindte shpesh, të ndalimit të shitjes të produkteve të skaduara pranë shkollave. Dua të apeloj që alkooli nën 18 vjeç është i ndaluar,” nënvizoi ndër të tjera Ministri.

TË LIDHURA

Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vlorë
Aktualitet

Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vlorë

08:52 | 23/02/2026
BIRN: Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit
Aktualitet

BIRN: Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:48 | 23/02/2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura
Aktualitet

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

08:45 | 23/02/2026
Next Post
Demi Moore nuk njeh moshë, mahnit në eventin e Dolce & Gabbana

Demi Moore nuk njeh moshë, mahnit në eventin e Dolce & Gabbana

Lirimi i Saimir Tahirit nga qelia, reagon Gazment Bardhi: Është një tallje me drejtësisë

Deklarata e fortë e Bardhit: Kriteret për gradat te FA? Kush firmos për oligarkët, bëhet gjeneral!

Champions, Mbape kërcënon Barçën: Bëhuni gati, po vij

Champions, Mbape kërcënon Barçën: Bëhuni gati, po vij







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi
Rajoni

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

by mirseda
09:19 | 23/02/2026
0

Ish-zëvendëskryeministri maqedonas Artan Grubi është arrestuar më 23 shkurt në pikën kufitare Bllacë, pas më shumë se...

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

09:13 | 23/02/2026
Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vlorë

Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vlorë

08:52 | 23/02/2026
Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë

Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë

08:50 | 23/02/2026
BIRN: Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

BIRN: Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:48 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com