Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Balla prezanton Paketën e Sigurisë në Shkolla dhe paralajmëron efektivët

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Balla prezanton Paketën e Sigurisë në Shkolla dhe paralajmëron efektivët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka prezantuar Paketën e Sigurisë në Shkolla, gjatë një takimi së bashku me Ministren e Arsimit Evis Kushi.

Balla tha se fillimisht do të normojnë përkufizimin e konceptit të Perimetrit të Sigurisë në shkolla si ato hapësira fizike përreth shkollave, ku fëmijët qëndrojnë, ndërveprojnë dhe kalojnë pjesë të kohës së tyre para apo pas mësimit e që përfshin rrugët dhe rrugicat përreth kufijve të shkollës si dhe të gjitha aktivitetet tregtare (dyqane, kioska, njësi biznesi) që ushtrohen brenda kësaj hapësire.

Strukturat vendore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Bashkitë, do të identifikojnë dhe përcaktojnë Perimetrin e sigurisë së çdo shkolle, sipas vlerësimit të situatës në terren, por në çdo rast jo më pak se 50 metër rreth gardhit kufizues të secilës shkollë.

“Do të ndërmarrim një qasje të re penale në raport me veprat që vënë në rrezik apo cenojnë sigurinë e fëmijëve brenda këtij Perimetri Sigurie. Brenda këtij muaji, do të propozojmë një paketë ndryshimesh ligjore për ashpërsimin e dënimit për veprat penale që kryhen brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave, duke filluar në radhë të parë nga shitja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, e më tej mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, si dhe çdo vepër dhune, shfrytëzimi, prostitucioni apo pornografie.

Objektivi ynë kryesor është parandalimi i kriminalitetit dhe i përdorimit të substancave narkotike në radhët e të rinjve, si dhe goditja pa kompromis e rrjetit të shpërndarjes së drogës në Perimetrin e Sigurisë në shkolla e në rang vendi. Në ditët në vijim dhe sistematikisht në javët në vijim, dua rezultate nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultate domethënëse në luftën kundër “spaciatorëve”. Ky është një Operacion Kombëtar, më i madhi i zhvilluar ndonjëherë, nën komandën direkt të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Me veprime konkrete, duhet t’u përcjellim nxënësve dhe të rinjve, ndjenjën e afërsisë dhe besimit që duhet të kenë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Oficerëve të Sigurisë në shkolla.

Punonjësit e Policisë së Shtetit që, me veprimet apo mosveprimet e tyre, thyejnë besimin e të rinjve dhe komunitetit dhe njollosin uniformën e policit, duke toleruar, kthyer kokën nga ana tjetër, apo më keq, duke u bërë bashkëpunëtorë të krimit që kryhet në Perimetrin e Sigurisë, do të përjashtohen automatikisht dhe përgjithmonë nga radhët e Policisë së Shtetit.

Bizneset tregtare që do të përfshihen në veprimtari penale të rënda në Perimetrin e Sigurisë së Shkollave do të përballen me të gjithë forcën e ligjit deri në mbylljen dhe konfiskimin e pasurive. Këtu dua të jem i qartë! Një bar, ai lokali përballë shkollës, brenda Perimetrit të Sigurisë, tek i cili do të provohet nga Policia dhe konfirmohet nga prokuroria dhe gjykata, përfshirja në veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, do t’i hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit tregëtar”, tha Balla.

SIGURIA RRUGORE

Sa i përket sigurisë rrugore, do t’u kërkojmë Bashkive që të marrin të gjitha masat e nevojshme për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore, vertikale dhe horizontale, dhe semaforëve të nevojshëm brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave, brenda një afati 90 ditor nga sot. Në përfundim të këtij afati, përmes strukturave të Policisë Rrugore, do të kryejmë monitorimin e gjendjes së sinjalistikës së sigurisë dhe do të marrim masat ndërshkuese ndaj kryetarëve të bashkive, të parashikuara nga ligji për përmbushjen e këtij detyrimi.

Zbatimin e dënimit më të lartë të parashikuar nga Kodi Rrugor për tejkalimin e shpejtësisë në rrugët që përfshihen brenda Perimetrit të sigurisë së shkollave. Kam besim se Kuvendi i Shqipërisë, shumica dhe opozita, do të na mbështesin nëse do të jetë e nevojshme për ndryshime të reja në Kodin rrugor, të cilat lidhen me sigurinë e fëmijëve, nxënësve në rrugët brenda Perimetrit të Sigurisë.

Në bashkëpunim me institucionet e arsimit, do të sigurohemi që mjetet për transportin e nxënësve të jenë të mirë identifikuar me logot dhe shenjat përkatëse, në mënyrë të unifikuar në gjithë vendin, dhe të qarkullojnë në kushte të larta sigurie teknike”, tha Balla.

Po ashtu ai ka prezantuar edhe paketën për sigurinë ushqimore.

SIGURIA USHQIMORE

Duke filluar nga dita e hënë, 4 shtator, do t’i kërkojmë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), kontrolle të shtuara në të gjithë vendin në operatorët e shërbimit ushqimor të kategorive të ndryshme që veprojnë në Perimetrin e sigurisë së shkollave lidhur me kushtet e sigurisë ushqimore.

SIGURIA URBANE

Do t’u kërkojmë Bashkive dhe IKMT-së që, duke filluar nga e hëna 4 shtator, të kryejnë një plan inspektimesh të koordinuara për verifikimin e situatës në Perimetrin e Sigurisë së shkollave: duhet të sigurohemi që brenda Perimetrit të Sigurisë së Shkollave, të respektohen rregullat e sigurisë së ndërtimit, të mos ketë rrënoja a papastërti të çdo lloji për një mjedis të shëndetshëm.

HIGJENA DHE DUHANI NË SHKOLLA

Do të imponojmë zbatimin e masës kufizuese të ndalimit të duhanit jo vetëm në institucionet arsimore por edhe në të gjithë Perimetrin e Sigurisë në shkolla.

Monitorimin nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor të zbatimit të normave higjieno-sanitare në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare. Karshillëku që ndodh cdo ditë haptazi në kundërshtim me ligjin, duke iu shitur pije alkoolike të miturve duhet të përfundojë. Ligji ka katër vite që është ndryshuar dhe forcuar. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Policia e Shtetit duhet të bëjnë detyrën. Tregëtimi i alkoolit duhet ndaluar.

TASK FORCE

Do të ngremë një Task Forcë të posaçme, të kryesuar nga Prefekti i qarkut, për të siguruar marrjen e masave brenda Perimetrit të sigurisë në shkolla.

OFICERËT E SIGURISË NË SHKOLLA

Ju, Oficerët e Sigurisë në shkolla, keni një rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla. Si ndërlidhës ndërmjet shkollës dhe Policisë së Shtetit, Ju duhet të raportoni dhe menaxhoni në kohë dhe me përgjegjësi të gjitha situatat që mund të rrezikojnë apo cenojnë sigurinë publike. Qëllimi ynë është parandalimi i kriminalitetit dhe goditja pa kompromis e të gjithë keqbërësve që guxojnë të kryejnë veprimtari të paligjshme në Perimetrin e sigurisë.

Në ditët që vijnë, në bashkëpunim me MAS do të keni gati e raportimit të përjavshëm që do të duhet të plotësohet prej Oficerëve të Sigurisë në shkolla dhe t’i dërgohet Policisë së Shtetit lidhur me të gjitha situatat e konstatuara në ushtrimin e detyrës brenda shkollës dhe Perimetrit të Sigurisë.

Falë afërsisë së Oficerëve të Sigurisë në shkolla me nxënësit dhe bashkëpunimit më të ngushtë të tyre me punonjësit e Policisë së Shtetit, duhet të bëjmë të mundur ndërgjegjësimin e të rinjve dhe edukimin e tyre me kulturën e ligjshmërisë, përdorimin korrekt të internet-it dhe rrjeteve sociale, shmangien e bullizmit, krimit kibernetik në dëm të të miturve dhe parandalimin e atyre situatave që mund të vendosin në rrezik jetën dhe të ardhmen e brezit të ri.

Dua ta siguroj publikun, prindërit, gjyshërit, por edhe vetë nxënësit, se do të bëjmë gjithçka që kjo Paketë e re e Sigurisë në Shkolla të bëjë një ndryshim të madh, dhe e nesërmja të mos ngjasojë me të tashmen.

TË LIDHURA

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë
Aktualitet

Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

20:55 | 28/06/2025
Next Post
U konfliktua për pronën, 45-vjeçari rrëmben kallashin dhe fillon të shtënat

Vdekja e 58-vjeçarit në Selenicë, policia zbardh ngjarjen: Çfarë ka shpërthyer

Arrestimi i Vangjush Dakos, Basha: Simbol i krimit dhe blerjes së votës, shpresoj mos ndodhë si me Tahirin

Basha: Rama dhe Berisha, binom tregues i lidhjeve të politikës me krimin

E moshuara harroi gjellën në zjarr, shkrumbohet banesa në Lushnjë

E moshuara harroi gjellën në zjarr, shkrumbohet banesa në Lushnjë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com