Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Balla kërkon kthimin e “kokave të krimit” në Shqipëri

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Nuk “vënë mend” drejtuesit e mjeteve lundruese, procedohet një tjetër në Durrës, rrezikoi jetën e plazhistëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol, Jürgen Stock në në Lion të Francës.

Balla thekson se ka ardhur koha t’i hapet rrugë ekstradimeve të bosëve të krimit nga Dubai dhe Amerika Latine. Fjala e ministrit Taulant Balla:

Jam sot në Lion, në selinë e Interpolit, ku u takova me Sekretarin e Përgjithshëm, Jurgen Stock dhe drejtuesit e tjerë të lartë të kësaj organizate, për të thelluar bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike si dhe në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në përballjen me krimet kibernetike.

Kemi tashmë një listë personash në kërkim nga drejtësia shqiptare për krime të rënda të cilët fshihen prej vitesh, siç janë një numër i caktuar personash në Emiratet e Bashkuara apo në Amerikën Latine, ndaj të cilëve së bashku me Interpol na duhet t’i japim fund pandëshkueshmërisë. Ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë duhet të realizohet sa më shpejt.

Shqipëria ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Interpol, duke filluar që nga viti 1991, bashkëpunim ky që është rritur dhe forcuar ndër vite paralelisht me nevojën për t’iu përgjigjur me efikasitet kërcënimeve globale me të cilat përballet shoqëria jonë si terrorizmi, krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku i lëndëve narkotike.

Rrjetet kriminale janë në gjendje të trafikojnë drejt Shqipërisë, por dhe nga Shqipëria drejt Europës dhe sasi e lloje të ndryshme drogash, duke përfshirë kanabisin, kokainën, heroinën dhe metamfetaminën.

E ndërsa kufijtë ndërkombëtarë bëhen gjithnjë e më të depërtueshëm, aksesi ndaj drogës dhe abuzimi në përdorimin e saj janë bërë gjithnjë e më të përhapura, veçanërisht ndaj të rinjve.

Trafikimi i drogës shpesh shoqërohet me forma të tjera krimi, si pastrimi i parave ose korrupsioni. Rrugët e trafikimit mund të përdoren gjithashtu nga rrjetet kriminale për të transportuar produkte të tjera të paligjshme.

E ndërsa kriminelët gjejnë mënyra gjithnjë e më kreative për të fshehur produktet e krimit dhe për t’iu shmangur drejtësisë, shkëmbimi i informacionit në kohë reale me Interpolin sa i përket personat të arratisur është thelbësore për gjurmimin, lokalizimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të individëve dhe grupeve kriminale.

Në takimin që zhvillova me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, pata mundësinë t’i shpreh atij vlerësimin për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Interpolit e strukturave tona të policisë dhe vullnetin /vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin me këtë organizatë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Rezultatet mbresëlënëse të arritura deri më sot si rezultat i bashkëpunimit me Interpol, për lokalizimin dhe arrestimin e disa nga personave më të kërkuar nga drejtësia, do të thellohen edhe më tej në të ardhmen falë platformave multilaterale të bashkëpunimit të mundësuara nga kjo organizatë me të gjitha vendet ku strehohen trafikantë e grupe kriminale.

Me mbështetjen e INTERPOL-it, synojmë gjithashtu të rrisim kapacitetin e Policisë së Shtetit për të parandaluar, zbuluar, hetuar dhe goditur krimet kibernetike, të cilat kanë një ndikim masiv ekonomik dhe social mbi qeveritë, bizneset dhe individët në mbarë botën.

TË LIDHURA

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë
Politikë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona
Aktualitet

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti
Politikë

Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

18:50 | 08/12/2025
Next Post
“Fati” i Berishës ngec në sekretarinë e SPAK, posta i vetmi shans

“Fati” i Berishës ngec në sekretarinë e SPAK, posta i vetmi shans

“Vdekja e Dwamena zgjedhje personale, gabimi që bëri”, kardiologu i futbollistit zbulon të pathënat e tragjedisë

“Vdekja e Dwamena zgjedhje personale, gabimi që bëri”, kardiologu i futbollistit zbulon të pathënat e tragjedisë

Vrau bashkatdhetarin në Itali, kërkohet burg përjetë për Rigels Gjinajn

Vrau bashkatdhetarin në Itali, kërkohet burg përjetë për Rigels Gjinajn







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta
Showbizz

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

by mirseda
22:46 | 08/12/2025
0

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një...

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com