Një vullkan i shuar është identifikuar në planetin Mars falë vrojtimeve të fundit të roverit “Perseverance”, pjesë e misionit të NASA-s.
Pranë këtij formacioni vullkanik janë zbuluar edhe gjurmë të një liqeni të lashtë, çka i jep rëndësi të veçantë këtij zbulimi për shkencën planetare dhe kërkimin e gjurmëve të jetës jashtëtokësore.
Zbulimi mund të ndryshojë mënyrën si e kuptojmë historinë gjeologjike të Marsit.
Jezero Mons, siç quhet mali i identifikuar, ishte parë për herë të parë në vitin 2007, por mungesa e të dhënave nuk lejonte një përfundim të saktë.
Tani, pas analizave të përbashkëta nga katër misione të ndryshme, studiuesit kanë konfirmuar se formacioni është një vullkan i shuar me krater, i përbërë nga gurë vullkanikë.
Sipas shkencëtarëve, nëse konfirmohet që krateri dikur ka qenë liqen, afërsia e tij me një vullkan aktiv në të shkuarën mund të ketë krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e jetës.
Ekipi kërkimor thekson se Marsi është vendi më premtues në Sistemin Diellor për të kërkuar gjurmë jete.
Roveri “Perseverance” ka mbledhur mostra shkëmbinjsh që, nëse do të transportohen në Tokë në të ardhmen, mund të çojnë në zbulime shkencore me ndikim të madh.