Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Babai deputet, djali organizatonte trafikun e drogës në Turqi! Zbardhen bisedat e Rexhep Rrajës

1 muaj ago
in Aktualitet
Babai deputet, djali organizatonte trafikun e drogës në Turqi! Zbardhen bisedat e Rexhep Rrajës

Vijon publikimi i dosjes se grupit të Rrajave pjesë e të cilëve është dhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, të cilët akuzohen se kanë trafikuar sasi të mëdha droge drejt Europës. Vetëm në 3 episode që janë sekuestruar janë trafikuar 2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian.

Në dosjen e siguruar nga Syri Tv, SPAK akuzon Rexhep Rrajën si një nga porositësit dhe organizatorët kryesor të ngarkesës me 236 kg kanabis që u sekuestrua në Turqi
Me qëllim mbledhjen e provave që kanë të bëjnë me dokumentimin e aktivitetit kriminal, identifikimin e organizatorëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të personave nën hetim, janë administruar me letërporosi nga autoritetet franceze, të dhënat e SkyEcc PIN 1E68Y3 (Gazmir Rraja) ku nga analizimi i komunikimeve del në pah fakti se një nga porositësit dhe organizatorët kryesor të ngarkesës me lëndë narkotike është përdoruesi i SkyEcc PIN BJFJ6H (identifikuar në përdorim të të hetuarit Rexhep Rraja), thuhet në dosjen e SPAK.

Babai deputet, djali organizon trafikun e drogës

Koha për të cilën SPAK e akuzon Rexhep Rrajën se merrej me trafik droge, përkon me kohën kur babai i tij, Rrahman Rraja ka qenë deputet i Partisë Socialiste. Rrahman Rraja u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë për dy mandate në radhë, në zgjedhjet e 2017 e 2021. Në zgjedhjet e 2021 Rraja mori 7759 vota preferenciale. Një tjetër provë që mbështet kauzën e opozitës se Edi Rama dhe Partia Socialiste ka blerë zgjedhjet me paratë e drogës.

Rraja dorëzoi mandatin e tij të deputetit në korrik 2023, duke u tërhequr nga politika për shkak të skandalit familjar, dhunës barbare të familjarëve të tij ndaj dy kusherinjve Bilbil e Jashar Maja për guroren. Ai e dha dorëheqjen dy ditë pas ngjarjes së rënd, më 08.07.2023 me një reagim publik.

Pergjimet

Gjatë komunikimeve të datës 27 janar 2021 në aplikacionin e enkripotuar SkyEcc

Gazmir Rraja i dërgon Rexhep Rraja, një mesazh audio, dhe e pyet nëse kishte dalë informacioni i arrestimit në datë 26.1.2021, i shoferit të kamionit dhe sekuestrimit të lëndës narkotike në ndonjë portal.
Në vijim e pyet nëse ishte kapur ose jo, dhe a kishte folur me personin tjetër. Rexhep Rraja, e informon të hetuarin Gazmir se, bashkëpunëtori tjetër i tyre kishte dërguar njerëz në pikën e kalimit kufitar në Kapikule/Turqi, të cilët kishin konstatuar kamionin të parkuar, dhe se nuk kishin ndonjë informacion më të detajuar.

Gazmir Rraja: A doli në m’nanjë portal në nanjë gjë ore, a u morr nanjë vesh nanjë gjë më?

Rrexhep Rraja: Jo

… Ka cu rob ka pa kamionin aty tparku

Sdijm hala asgje

Gazmir Rraja: Vk

SPAK analizoi bisedat e Rexhep Rrajës dhe thotë se ‘del në pah fakti se bashkëpunëtor të tjerë të këtij trafikimi janë edhe Përparim Rraja, Jani Çavo), Agim Nina, Aldo Gjini, alias Iamandi), Sokol Qaja), “UZ93Q” – Kodi në Sky Ecc (ende i pa identifikuar), “PM08RT” (ende i pa identifikuar), dhe Marvin Bushati.

Më 22 nëntor Rexhep Rraja njofton Jani Çavon se do shkonte bjondi (i referohet të hetuarit tjetër Aldo Gjini), i cili ishte personi që do bënte me shenjë pakot e aluminit me qëllim që mos të ngatërroheshin me pakot e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rraja i shkruan Jani Çavos dhe i dërgon foto të drogës

Rexhep Rraja: T’miat jan tgjitha vec nqs ju ka gris naj qese alumini”,

Jan total alumin”

O vila a po flet me cunat qe kan qen tu paketu” ”

.”Ca po thu”

:”Kam qen aty”.

Jani Çavo: Ouuuu na sqaroooo

Se me cave ka.in nisesh per pune kariko celulari

Se po bej debate une ketej boll u mora me ty

Ku te vijne te shohin mallin e ti vejne shenjat?

hsoket e mi thone i kemi mbyll te gjitha kutiat me qese alumini ne sy te Teos

Mos bej asnje levizje pa ardhe me pa mallin ata dhe me konfirmu qe eshte i tyre dhe ti vene shenjat mdryshe eshte pergjegjesi e jotja e gjitha!

Rexhep Rraja: Kan tepru qeset e aluminit nuk esht se ngela per gje, mtha skam qese do vij ti bej nsr ja gjeta qeset i bem at nat”

“Vetem shenj si esht ber

Vjen bjondi ja ben”. “Qe mos te ngatrrohen me mallin tjt”

Më 22 janar 2021 Rexhep Rraja komunikon me përdoruesin e enkriptuar SkyEcc PIN “PM08RT” (i pa identifikuar)

Nga analiza e bisedave të zhvilluara mes tyre evidentohet fakti se, i personi i paidentifikuar sqaron të hetuarin Rexhep Rraja, se për ti vërtetuar këtij të fundit lidhur me ngarkesën е kamionit, po të tregoj kutitë që janë pjesë e tij, ndërsa i hetuari Rexhep i thotë se nuk dëshironte fjalë koti, por i kërkon që ti japë detaje nëse në brendësi të kamionit kishte futur ndonjë sasi me lëndë narkotike, ndërsa ky i fundit ja pohon këtë gjë duke i dërguar me foto edhe materialin që është përdor për ambalazhimin e lëndës narkotike
“PM08RT”: un me ta vertetu ty qe ty te mbushet menja te tregoj kutit e mija mashume nuk te jap detaje

Rexhep Rraja I identifikuar me kodin BJFJ6H: Jo jo jo, Llafe kot sdu un O plak, Mthe per mbrem ose sot Mjep detaje, Ti ke gjona mren, Edhe duhet tkesh detaje po pate gjona, Jo plak ke humb bastin Se ke bo bastin ksht.
…

Pse jan vecant tujat

Po shenj i kan bo krejt

Un sa isha ke kamioni Tu e pa Ti mthe kamion serb kamioni alla shqiptarce Po a ke fut mall o plak Mthuj detajet

Se i din Tkam bo be si them kujt Jo Aty kishte vec spry tzi dhe blu Po ma co i foto tpakos A i ka dorzu gjonat robi jot Kur niset kamioni

(I vjen fotoja e drogës)

Vlla ishin 2 sprit nmagazin 1 blu l i zi Un i bona me tzi Tjerat do bohen me blu Po ai esht sprit i kuq ai nfoto jo gold

Në vijim, datë 22.1.2021, ora 20:51 minuta, Rexhep Rraja, – përdoruesi i SkyEcc PIN BJFJ6H komunikon me përdoruesin SkyEcc PIN KRPXM6 (të hetuarin Aldo Gjini) dhe i tregon se po i shkruante një person tjetër që kishte fut gjëra për në Turqi (nga konteksti i përgjithshëm i bisedës i referohet lëndës narkotike) dhe Rexhepi shprehet i shqetësuar pasi personi tjetër mund të ishte në përgjim dhe ju prishte punë.
Rexhep Rraja: Po mshkru dikush qe ka fut gjona per turqi

Se qello naj njoni pergjim o vlla na fikin

Më 23 janar 2021 Rexhep Rraja komunikon me Aldo Gjiniun dhe Sokol Qajan në grup në lidhje me organizimin e punës për furnizimin e kamionit me lëndë narkotike, duke ju uruar dhe suksese njëri-tjetrit

Jani Çavo: Me te po merremi po e furnizojme, Leviz tani

Rexhep Rraja: OK

Jani Çavo: Ju mbaj une ne kontakt per cdo gjë

Aldo Gjini: Ok

Rexhep Rraha: Ishalla mbar

Jani Çavi: Ju lumte goja per te gjithe mbare ishalla

Më datë 26.1.2021, autoritetet e Turqisë, sekuestruan sasinë prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

TË LIDHURA

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Aktualitet

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi
Aktualitet

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Next Post
Brataj jep ALARMIN: Po qarkullon nënvarianti A i gripit, prek më shumë fëmijët

Brataj jep ALARMIN: Po qarkullon nënvarianti A i gripit, prek më shumë fëmijët

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

Ministri Andis Salla: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor

Ministri Andis Salla: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com