Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Azil në BE/Shqiptarët thyejnë rekordet, lënë pas sirianët dhe afganët

7 vjet ago
in Shqipëria
Azil në BE/Shqiptarët thyejnë rekordet, lënë pas sirianët dhe afganët

Shqiptarët, që jetojnë në një vend që aspiron të hyjë në Bashkimin Europian, duan të largohen nga shteti amë, më shumë sesa banorët e vendeve që janë në luftë, si Siria apo Iraku, në raport me popullsinë e tyre. “Monitor” ka përpunuar të dhënat e raportit vjetor të situatës së azilantëve, të publikuar nga Bashkimi Europian për kërkesat për azil nga e gjithë bota, në raport me popullsinë përkatëse për vitin 2017. Nga këto të dhëna, rezulton se Shqipëria vitin e kaluar renditej e shtata për numrin e azilkërkuesve në vlerë absolute, me 26,060 kërkesa për azil.  Por, shifrat janë më alarmante kur bëjmë krahasimin në raport me popullsinë e secilit vend. Sipas llogarive të Monitor për numrin e azilkërkuesve për herë të parë për 1000 banorë për secilin nga 20 shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute, Shqipëria renditet e para në botë, duke tejkaluar edhe azilkërkuesit që po ikin nga lufta dhe konfliktet, pr shkak të popullsisë relativisht të vogël që ajo ka, prej 2.87 milionë banorësh.

Për çdo 1000 banorë në Shqipëri, numri i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian ishte 9, duke kryesuar kështu top-listën. Të dytët renditen shtetasit nga Gambia, me 6.5 kërkesa për azil në çdo 1000 banorë, duke u pasuar sirianët, të cilët po i ikin njërit nga konflikteve më të përgjakshëm që ka njohur bota, me 5.9 kërkesa për 1000 banorë, të renditur të tretët.  (shiko tabelën në fund).

Afganistani, i cili për sa i përket numrit të azilkërkuesve, së bashku me Irakun, përbëjnë tre shtetet kryesore të origjinës së azilkërkuesve, sipas llogarive për 1000 banorë, renditen përkatësisht në vendin e 7 dhe 8.

Në dhjetë vendet e para për numrin më të lartë për 1000 banorë kryesojnë kryesisht shtete nga lindja e mesme (ku ka konflikte) dhe Afrika.

Edhe pse numri i aplikimeve nga Shqipëria ka ardhur në rënie, përsëri renditemi ndër vendet me numër të lartë të tyre. Raporti vjetor mbi azilantët gjithashtu thekson se përqindjen më të ulët të pranimeve të këtyre kërkesave e kanë vendet nga Ballkani Perëndimor, si Shqipëria, Kosova dhe Serbia.

Edhe të dhënat për tremujorin e parë të 2018-s tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë. Rreth 3% e azil kërkuesve për herë të parë në BE ishin me origjinë nga Shqipëria, apo afërsisht 4000 aplikime.

Sipas Raportit vjetor të situatës së azilantëve, të publikuar nga Bashkimi Europian, Shqipëria renditet e shtata në botë për numrin e azilkërkuesve në Bashkimin Europian në vitin 2017, pas shteteve që i ikin luftës, si Siria, Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Eritrea, me 26 mijë aplikime. Që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur më pas në 33 mijë persona në 2016-n. (Lexo: Rreth 157 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në BE nga viti 2013, renditen pas shteteve të luftës)

4000 shqiptarë kërkojnë azil për herë të parë në BE, në janar-mars 2018

Shqiptarët vijuan të kryesojnë kërkesat për azil në BE ndër shtetet europiane edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Eurostat publikoi të dhënat e tremujorit te pare 2018 për azilkërkuesit që aplikuan për herë të parë në vendet e BE.

Në 28 -të vendet e BE numërohen rreth 131 mijë azilkërkues të rinj për tremujorin e parë prej të cilëve 3 për qind  ose rreth 4000 prej tyre ishin shqiptarë. Fluksi i shqiptarëve që kërkojnë azil ka rënë në krahasim me vitet e kaluara, por Shqipëria kryeson shtetet europiane jashtë BE-së, por që kërkojnë azil në BE.

Eurostat raportoi se gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, 131 000 azilkërkues për herë të parë kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Numri i azilkërkuesve u ul me 15% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, kur u regjistruan 154 000 aplikantë për herë të parë.

Shumica e aplikimeve ishin nga sirianët, irakianët, afganët dhe nigerianët. Sirianët mbetën grupi më i madh i personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në vendet anëtare të BE. Sirianët ishin përpara irakianëve (9 200), afganëve (7 700 aplikantë për herë të parë) dhe nigerianëve (6 400).

Aplikantët nga këto shtete përbënin 30 për qind të të totalit të azilanteve rishtarë në BE

Shumica e kërkesave për azil në Gjermani, Francë dhe Itali. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, numri më i madh i aplikantëve u regjistrua në Gjermani (me 34 400 aplikantë ose 26% të aplikantëve, në Francë (25 300 ose 19%), pasuar nga italia (17 800, ose 14%) dhe Greqia (13 000, ose 10%).

Numri i azilkërkuesve për herë të parë u ul në krahasim me tremujorin e mëparshëm në Austri (-30%), Gjermani (-25% 24%) dhe itali (-22%). Në të kundërt, rritjet u regjistruan në Belgjikë dhe Spanjë (si + 9%) dhe Holandë (+ 7%).

Krahasuar me popullsinë në Qipro u regjistrua shkalla më e lartë e aplikantëve të regjistruar për herë të parë gjatë tremujorit të parë 2018 (1 551 aplikantë për 1 milion banorë), pasuar nga Greqia ( me 1 204 azilante për 1 milionë banorë, Malta (856 aplikantë për 1 milionë banorë) dhe Luksemburgut. Në tremujorin e parë 2018, në total ishin 257 aplikantë për 1 milion banorë në në BE në tërësi.

Në fund të marsit 2018, mbi 892 000 kërkesa për azil në Shtetet Anëtare të BE ishin në shqyrtim nga autoritetet kombëtare, një rënie prej 10% krahasuar me marsin 2017 dhe 4% krahasuar me dhjetor 2017. (Burimi:Monitor)

TË LIDHURA

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School
Politikë

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

08:48 | 21/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë
Aktualitet

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë
Kosovo

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

23:04 | 20/05/2025
Next Post
Video/Po raportonte live, i panjohur e puth dhe i kap gjoksin gazetares

Video/Po raportonte live, i panjohur e puth dhe i kap gjoksin gazetares

Shkoi për të parë Botërorin, Malumës i ndodh gjëma në Rusi

Shkoi për të parë Botërorin, Malumës i ndodh gjëma në Rusi

Emri/Kush është babai shqiptar, fundosi veten duke i bërë nder shokut

Emri/Kush është babai shqiptar, fundosi veten duke i bërë nder shokut

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School
Politikë

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

by mirseda
08:48 | 21/05/2025
0

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka pritur në ambientet e Kryeministrisë, studentë nga Harvard Kennedy School. Rama...

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

08:25 | 21/05/2025
Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi

23:06 | 20/05/2025
Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

23:04 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com