Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 12 prill seancën për Mark Frrokun. Shkak është bërë kërkesa e avokatëve të ish-deputetit, të cilët kërkuan kohë për të pregatitur mbrojtjen.
Ish-deputeti Mark Frroku rrezikon të dënohet me 25 vite burg. Prokuroria paraqiti në Gjykatën e Tiranës konkluzionet përfundimtare të hetimit dhe gjykimit.
Gjithashtu për ish-deputetin u kërkua edhe heqia për 10 vite e te drejtës për të kryer funksione publike.