Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Avionë të rinj pa pilot dhe me energji diellore

7 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Avionë të rinj pa pilot dhe me energji diellore

Kompania Airbus ka hapur një kompleks prodhimi për dronin e vet diellor Zephyr, që ka thyer rekorde. Kjo vjen vetëm disa javë pasi Facebook hoqi dorë nga një projekt i ngjashëm. Airbusi po thotë tani se po bashkëpunon me rrjetin social për të realizuar avionin që do të përdorë energji diellore.

Në qiellin e Arizonës, avioni Zephyr po përpiqet të thyejë rekordin e vet për kohëzgjatjen e fluturimit. Mjeti ajror pa pilot që përdor rrezet e diellit, ka bërë pothuajse 1 mijë orë fluturim dhe ka thyer rekordin për numrin më të lartë të orëve të fluturimit pa u rifurnizuar: mbi dy javë, afro 340 hours duke u ngjitur në lartësi stratosferike, rreth 21 kilometra mbi tokë.

Ditën avioni funksionon me energji diellore, ndërsa natën me bateri diellore.

Airbus që e ka qendrën në Toulouse të Francës, po hap tani kompleksin e pare të prodhimit për programin Zephyr në Farnboroug të Britanisë së Madhe.

Jana Rosenmann, që drejton sistemet ajrore pa avion për Airbus thotë se ky kompleks ka aftësinë të prodhojë deri në 30 avionë në vit.

“Mendoj se është një kombinim i dy elementëve. Falë materialeve shumë të lehta, ky mjet ajror peshon më pak se 75 kilogramë. Dhe se dyti, sistemi i menaxhimit të baterive. Nuk bëhet fjalë thjesht për baterinë që në vetvete është e komplikuar, por se si ajo ndërvepron me pjesën tjetër të dronit, duke kursyer energji gjatë ditës dhe duke e lëshuar atë gradualisht gjatë natës, në mënyrë që të ruhet lartësia kritike stratosferike në mëngjes”, thotë ajo.

Ky Zephyr i ri fluturon mbi re dhe mbi trafikun e rregullt ajror. Modele të mëparshme ishin përdorur për misione për patrullimin e kufirit dhe për të diktuar zjarret në pyje, mes të tjerave.

Zonja Rosenmann se në variantin e ri po punohet për kapjen e imzheve cilësore nga një lartësi e madhe.

“Dhe së dyti është lidhja me internet. Me Zephyr-in ne do të kemi aftësinë të lidhemi me miliona vetë që sot nuk kanë internet”, thotë ajo.

Ky objektiv mund të tingëllojë i njohur sepse Facebook është përpjekur që në vitin 2014 të zhvillojë një dron të tillë dje dhe në qershor të vitit të kaluar përfundoi provën e parë, por muajin e kaluar kompania tha se po hiqte dorë nga ky projekt dhe tani po bashkëpunon me programin Zephyr.

Avioni i ri pa pilot Zephyr u prezantua për herë të parë në Panairin Ajror Ndërkombëtar në Farnborough, një ekspozitë që mbahet një here në dy vjet kur blihen dhe shiten avionë dhe pjesë avioni që kapin shifrën e triliona dollarëve.

Analisti i aviacionit, Richard Aboulafia është skeptik për potencialin e energjisë diellore, përtej dronëve me peshë të lehtë.

“Pa dyshim është interesant, por sesa praktik është çështje tjetër. Po ta shohësh vetëm nga pikëpamja e energjisë, nuk mund të përftosh sasi të mëdha nga dielli. Sigurisht kjo mund të mos jetë e nevojshme për një dron që me kohëzgjatje të madhe fluturimi. Në teori mund të jetë e realizuesme, por nga ana praktike, është çështje tjetër”, thotë ai.

Panairi i Farnborough-s u mbajt më 21 dhe 22 korrik me pjesëmarrjen e 1,500 kompanive dhe 100 mijë vizitorëve.

Tags: avionëdielloreme energjipa pilotte rinj

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Eurovision 2025: Risi në shpalljen e finalistëve!
Bota

Eurovision 2025: Risi në shpalljen e finalistëve!

16:14 | 09/05/2025
Bill Gates do ta dhurojë pasurinë deri në 2045: “S’do të vdes i pasur.”
Bota

Bill Gates do ta dhurojë pasurinë deri në 2045: “S’do të vdes i pasur.”

17:40 | 08/05/2025
Next Post
Kërkoi largimin, por pas ardhjes së Ronaldos është pran rinovimit

Kërkoi largimin, por pas ardhjes së Ronaldos është pran rinovimit

May e prerë: do t’i udhëheq vetë negociatat për Brexit-in

May e prerë: do t’i udhëheq vetë negociatat për Brexit-in

Hamilton i pakënaqur me vendin e parë: Nuk do të kemi fat gjithmonë

FIA me dy standarde, nuk ka dënim për Hamilton

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë
Aktualitet

Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

by mirseda
19:18 | 11/05/2025
0

Situatë tensioni pranë shkollës ‘Petro Nini’ në Tiranë, shoqërohen 3 persona Një situatë tensioni është raportuar pasditen...

Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

19:10 | 11/05/2025
Gara për 140 vende në Kuvend/ DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze

Gara për 140 vende në Kuvend/ DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze

19:07 | 11/05/2025
Çfarë ndodhi? Pak para mbylljes së kutive, Rama mbërrin në selinë e PS

Çfarë ndodhi? Pak para mbylljes së kutive, Rama mbërrin në selinë e PS

19:04 | 11/05/2025
Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar

14:34 | 11/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com