Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Autori i masakrës së Lushnjës, arrestohet në Greqi Laert Haxhiu. ‘Maskohej’ me një tjetër identitet

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Autori i masakrës së Lushnjës, arrestohet në Greqi Laert Haxhiu. ‘Maskohej’ me një tjetër identitet

Arrestohet në Greqi Laert Haxhiu, autori i masakrës së Lushnjës. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala. Burime zyrtare bënë me dije se arrestimi ndodhi në Janinë nga Policia greke. 31-vjeçari u kap me leje qëndrimi greke të falsifikuar, me emrin M. A., 32 vjeç.

Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxha dhe u plagosjen e Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. Ngjarja në fjalë ndodhi në Lushnjë në vitin 2017.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni policor i koduar “Eksponenti”, për kapjen e një shtetasi të shumëkërkuar ndërkombëtarisht për krime kundër personit.

Falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë të këtij informacioni me homologët grekë, kapet në Janinë, Greqi, dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, një shtetas i dënuar me 18 vjet burgim.

Me leje qendrimi greke të falsifikuar, kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Laert Haxhiu.

Në vijim të punës kërkimore të kryer në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë informacioneve të siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Eksponenti”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Janinë, nga Policia greke është bërë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar shumë të kërkuar Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë. Ky shtetas u kap me leje qendrimi greke të falsifikuar, me emrin M. A., 32 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim kryerjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë. Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin e ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale në fusha të ndryshme, si dhe për të shkëmbyer informacion në kohë reale në lidhje me veprimtaritë kriminale ndërkufitare, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave apo grupeve kriminale që ushtrojnë këto veprimtari.

TË LIDHURA

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Next Post
Vrasja e shqiptares, Einxhel Shkira: Ngushëllime familjes që humbën vajzën se s’iu nënshtrua dhunës

Vrasja e shqiptares, Einxhel Shkira: Ngushëllime familjes që humbën vajzën se s’iu nënshtrua dhunës

‘Divorcohet’ çifti! Bledi Mane ‘shpërthen’ ndaj Nitës: Të mësova të ecësh në jetë! Mosmirënjohëse

‘Divorcohet’ çifti! Bledi Mane ‘shpërthen’ ndaj Nitës: Të mësova të ecësh në jetë! Mosmirënjohëse

‘Kërkonte eutanazinë’ , spitali psikiatrik e liroi në mes të trajtimit, pacienti merr vendimin e trishtë ndaj jetës

‘Kërkonte eutanazinë’ , spitali psikiatrik e liroi në mes të trajtimit, pacienti merr vendimin e trishtë ndaj jetës







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

by mirseda
21:24 | 15/04/2026
0

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare piktori i njohur Skënder Kamberi. Me një jetë të dedikuar...

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

21:18 | 15/04/2026
Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

21:05 | 15/04/2026
Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

20:53 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com