Një aksident i rëndë raportohet në aksin “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, ku një automjet është përplasur me një motor.
Për pasojë, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Ll. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.