Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Automatiku ishte i Petritit”, zbardhet dëshmia e Lekë Vuksanit: Më nxori nga shtëpia dhe e vrava

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
“Automatiku ishte i Petritit”, zbardhet dëshmia e Lekë Vuksanit: Më nxori nga shtëpia dhe e vrava

Dy ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e 51-vjeçarit Petrit Vuksani në banesën e këtij të fundit.

Autori i dyshuar, Lekë Vuksani, 34 vjeç u arrestua ditën e djeshme pas 21 orësh kërkime.

34 vjeçari ka dhënë dëshminë e tij në policinë vendore të Shkodrës, por në fund nuk ka pranuar ta firmosë.

Në bisedë të lirë me efektivët 34-vjeçari ka deklaruar se njihej me viktimën pasi të dy janë nga Dukagjini dhe se i kishte marrë shtëpinë me qira prej disa kohësh.

Muajt e fundit viktima dhe autori janë konfliktuar disa herë për qiranë, pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike të cilat pronari, Petrit Vuksani që mbeti i vrarë, ka pretenduar se nuk janë paguar nga qiramarrësi Lekë Vuksani.

Ky i fundit ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe debatet, por pa e firmosur dëshminë e tij.

Çfarë deklaroi 34-vjeçari që ekzekutoi Petrit Vuksanin?

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar i vrasjes në bisedën e lirë me efektivët.

Pavarësisht pretendimit se arma e krimit është e viktimës, policia ka prova se armën e solli autori i dyshuar me vete dhe se ishte e tij.

Ndërkohë mësohet se vëllai i autorit të dyshuar ka bashkëpunuar që nga momentet e para me policinë vendore të Shkodrës sepse vëllai i autorit ka një miqësi të ngushtë me vëllain e viktimës.

“Unë e kam njohur Petritin, por edhe vëllain e Petritit e njoh dhe e kam shumë shok. Unë nuk kam qenë aspak në dijeni për vrasjen që do të kryente vëllai im sepse po ta kisha ditur do bëjë maksimumin për ta parandaluar. Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur sepse kisha miqësi me familjen e viktimës”, deklaroi vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes.

Ndërkohë një dëshmi ka dhënë edhe gruaja në të cilën shkoi pas vrasjes shtetasi Lekë Vuksani. Autori i dyshuar i vrasjes e njihte atë zonën sepse më përpara në një shtëpi përballë kishte qëndruar me qira vëllai i tij. 34-vjeçari sipas dëshmisë së gruas pasi është futur në banesë me armë në dorë i ka thënë se nuk të bëj asgjë.
“Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, deklaroi gruaja në banesën e të cilës qëndroi për disa orë autori i dyshuar i vrasjes.

Petrit Vuksani kishte rreth një muaj i ardhur nga Anglia. 51-vjeçari shkoi për të nxjerrë jashtë Lekë Vuksanin që ia kishte dhënë shtëpinë me qira për shkak se nuk kishte kryer pagesat. 34-vjeçari u rikthye në banesë duke e gjetur të vetëm Petrit Vuksani ndërsa qëlloi ndaj tij me automatik duke e lënë të vdekur në vend, ngjarje që ndodhi më 2 prill rreth orës 12:15 në lagjen “Tom Kola” në Shkodër.

Pas 21 orësh kërkimesh, policia e Shkodrës dhe Forcat Renea bënë arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj vrasje Lekë Vuksani si dhe u sekuestrua edhe arma e krimit. Viktima dhe autori nuk kanë asnjë lidhje gjaku mes tyre edhe pse mbajnë të njëjtin mbiemër, vetëm njiheshin duke qenë se të dy janë nga Dukagjini.

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital

17:36 | 11/10/2025
IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.
Aktualitet

IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.

15:50 | 11/10/2025
Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital

14:56 | 11/10/2025
Next Post
Aksidenti frikshëm ku humbi jetën 17-vjeçari në Poliçan, del ekspertiza, ja çfarë gjeti policia në makinë

Vodhi gjatë natës një market, arrestohet hajduti i Librazhdit

Sherr mes të rinjve në Lezhë, plagoset 27-vjeçari, vihet në pranga autori

Asnjë gjurmë nga e reja Berat, nëna kërkon ndihmë në polici për gjetjen e vajzës

E rëndë në Pogradec, 35-vjeçari ndërron jetë në ambientet e një banke

E rëndë në Pogradec, 35-vjeçari ndërron jetë në ambientet e një banke







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com