Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

I ati i vrau nënën/ Fëmijët shtrijnë dorën: Na ndihmoni ta bëjmë krenare

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria
I ati i vrau nënën/ Fëmijët shtrijnë dorën: Na ndihmoni ta bëjmë krenare

Tashmë është ngulitur në memorien e gjithsecilit ngjarja e rëndë ku burri vrau bashkëshorten, nënë e gjashtë fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku nëna e 6 fëmijëve, Adriana Shaholli u vra në mënyrë makabre nga bashkëshorti, Çlirim Shaholli. Në shtëpinë e familjes së varfër, jetojnë 6 fëmijët e çiftit dhe 2 prindërit e moshuar të autorit të krimit.

Më herët, në intervistat e dhënë për mediat, i ati i Çlirim Shahollit, ka bërë përgjegjës djalin e tij 42-vjeçar. 81-vjeçari Zaim Shaholli, shprehet se kur ka ndodhur ngjarja kriminale, ka qenë në Korçë së bashku me të shoqen, për t’u kujdesur për disa toka që kishin në Maliq. I moshuari thotë se djali i tij nuk kishte asnjë lloj zanati dhe nuk punonte, ndërsa nuk lejonte as gruan e tij, Adriana Shaholli, prej një kohe të gjatë që të hynte në punë.

Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe djali i 42-vjeçarit, ku thotë se babai është pijanec dhe nuk punonte. Ai ka apeluar për ndihmë, për të ndërtuar shtëpinë.

“Unë punoja, babai ishte pijanec, nuk bënte asgjë, i bërtiste motrave, mamasë, nuk merrte mundimin për të bërë as gjënë më të vogël. Punonte nëna dhe ne…Na ndihmoni për të ndërtuar shtëpinë, si e shikoni është në gjëndje të mjerueshme”.

“Fundjava Ndryshe” ka qenë në shtëpinë e tyre në Durrës, pasi po mbledh donacione për ti ndihmuar.

Ja se çfarë thotë vajza e madhe në lidhje me këtë çështje:

“Gjithçka është krejt ndryshe nga më përpara. Mungon kreu i shtëpisë. Mungon mamaja jonë. Tani jam unë e vëllai që do mbajmë 4 më të vegjlit. Duam ndihmë t’ia dalim mbanë.

Dua të ndjek rrugën e asaj, rrugën e mamit. Ajo ka vuajtur jashtë mase. Ajo na la, vdiq vetëm për ne. Ka qenë bota për ne. Edhe bukën që e hante na priste ne, nuk e hante pa ne. Ka qenë mbështetja jonë më e madhe.

Më mungon jashtë mase, ishte motra ime, bota ime, atje hapesha për gjithçka. Kisha shume ëndrra, te punoja, te dilja jashtë, te sillja te ardhura, por tani ëndrra ime me e madhe është qe motrat, vëllai, të ecim përpara, t’ja dalin mbanë, për vete, gjithçka më duket e kotë.

Unë vëllai dhe motra e dytë jemi në punë, tani detyrohemi akoma me shumë të mbajmë katër fëmijë. Duhet të kem më shumë forcë, tani që jam kreu i shtëpisë bashkë më vëllanë, duam ndihme, sa te rregullohemi, se pastaj, do jemi të fortë, do punojmë”, tregon vajza e madhe e shtëpisë.

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Trebicka: Është turp i madh që Teatri të shembet, ne do të rezistojmë!

Trebicka: Është turp i madh që Teatri të shembet, ne do të rezistojmë!

Rusi 2018/Njihuni me gazetarin shqiptar që bën tifo për Serbinë

Rusi 2018/Njihuni me gazetarin shqiptar që bën tifo për Serbinë

Muç Nano: Ah sikur të vinte një ditë, kur shqiptarët të shkonin me serbët ashtu siç shkojnë me italianët. Por ne kemi “babë” Erdoganin, që do të na turqizojë

Muç Nano: Ah sikur të vinte një ditë, kur shqiptarët të shkonin me serbët ashtu siç shkojnë me italianët. Por ne kemi “babë” Erdoganin, që do të na turqizojë







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com