Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici me iniciale B.K.
Polici akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej 21-vjeçari Merando Nikulaj, shenjestra e atentatit. Gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri.
Lidhur me ngjarjen policia po ushtron kontrolle të shumta në Lezhë.















