Një atentat me armë zjarri ndodhi sot, 11 nëntor, duke lënë pas një të vrarë dhe një të plagosur rëndë. Mësohet se viktima është Gilmando Dani.
Ai po udhëtonte si pasagjer në një makinë të bardhë kur ndaj tij dhe shoferit u qëllua me armë zjarri.
Për pasojë Dani humbi jetën menjëherë. Shoferi u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Nga komunikimet e fundit personi që është qëlluar dhe ka mbetur viktimë e kësaj ngjarjeje të rëndë, sipas burimeve pranë grupit hetimor është Gilmando Dani”,
Dani është një emër i njohur për policinë. Më herët, ai është skeduar disa herë nga uniformat blu dhe njihet si pjesëtar i grupit të Emiljano Shullazit, i cili aktualisht është në burg.
Nga dinamika dhe e shkuara e këtij personazhi dyshimet e para që Dani të ketë qenë objektiv i këtij atentati.
Gjithsesi hetimet e policisë pritet të tregojnë më shumë rreth dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe shkaqet e atentatit.
Lajmi në përditësim…














