Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Astma bronkiale, rreziku dhe trajtimi

8 vjet ago
in Të Gjitha
Astma bronkiale, rreziku dhe trajtimi

Astma bronkiale është sëmundje kronike obstruktive e rrugëve të frymëmarrjes. Karakterizohet nga sulme të përsëritura me vështirësi në frymëmarrje, shtrëngim në gjoks, marrje fryme dhe kollë, veçanarisht natën dhe herët në mëngjes. Shfaqet qysh në fëmijëri në një pjesë të pacientëve, pasi kalojnë një infeksion viral të rrugëve të frymëmarrjes.

Natasha Çela, mjeke pranë Qendrës Shëndetësore nr.1 në kryeqytet tregon faktorët e riskut duke theksuar se në rast se nuk mjekohet, me kalimin e kohës fillojnë dhe shfaqen edhe krizat astmatike me vështirësi në frymëmarrje dhe gërhitje në gjumë. Kjo ndodh kryesisht natën dhe nëse pacienti nuk merr ndihmën e duhur, mund të rrezikojë edhe jetë.

Çfarë është astma bronkiale?

Fjala astmë vjen nga greqishtja dhe do të thotë gulçim, frymëmarrje me vështirë. Ky inflamacion shkakton episode të herëpashershme me fishkëllima dhe shtrëngim në gjoks, marrje fryme, kollë, vecanarisht natën ose herët në mëngjes etj. Vetë inflamacioni rrit hieraktivitetin bronchial ndaj stimujve të ndryshëm. (Hiperaktiviteti bronkial është reagimi i ekzagjeruar i bronkeve kundrejt stimujve fizikë apo farmalogjik që shprehet me ngushtim të rrugëve të ajrit).

Shenjat klinike të hiperaktiviteti bronchial janë:

  • Episodet e kollës
  • Fishkëllima në kraharor
  • Dispneja

Format e astmës bronkiale?

Astmën e kemi në dy forma:

  • Astmë alergjike IgE vartëse ku ka prova të mekanizmave IgE vartëse.
  • Astmë jo alergjike, tipat jo imunologjik.

Astma bronkiale alergjike IgE vartëse zakonisht haset në moshat e reja <35 vjeç, në personat me anamnezë astmatike familjare. Në persona të tillë astma shkaktohet nga alergenë të jashtëm të cilët zbulohen nga testet kutane (provat kutane) ose edhe IgE specifike për alergenët e ajrit.

Astma acarohet kur personi alergjik bie në kontakt me alergenin i cili mund të jetë polen i luleve ose qimet e kafshëve. Në përgjithësi këto pacientë kanë IgE të lartë.

Astma jo alergjike prek moshat > 35 vjeç dhe shfaqet pas një infeksioni respirator. Një përqindje e pacientëve me astmë jo alergjike shfaqin polipozë nazale dhe intolerancë nga Aspirina. Marrja e aspirinës tek këta të sëmurë shpërthen një obstruksion akut të rëndë. Për këtë arsye pacientët me astmë jo alergjike këshillohen të jenë të kujdesshëm me aspirinën.

Me çfarë shenjash klinike shoqërohet astma bronkiale?

Astma shfaqet qysh në fëmijëri në një pjesë të pacientëve, pasi kalojnë një infeksion viral të rrugëve të frymëmarrjes. Ndërsa në moshat më të rritura krizat e astmës shfaqen: nga një infeksion viral dhe bakterial, pas një eforti fizik, pas ekspozimit ndaj alergenit apo kontakti me tymin e duhanit, gazra, erëra të forta, vaji i djegur etj.

Astmën e gjejmë më shpesh në dhjetëvjeçarin e dytë të jetës dhe zakonisht është me natyrë alergjike, por mund të shoqërohet edhe me prurit alergjik dhe dermatit atopik.

Shpesh herë dëgjojmë se astma zhduket në adoleshencë por kjo është e gabuar sepse astma qetësohet përkohësisht në pubertet dhe rishfaqet pas disa viteve në ndikimin e faktorëve të ambjentit.

Astma bronkiale mund të fillojë në forma të ndryshme.

Kolla spastike, një nga shenjat e cila fillon pas një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes. Ajo shfaqet si një kollë e thatë në formë krizash, është më e shprehur natën dhe acarohet në ambjente të ndotura nga gazrat, aromat e forta (deodorantët), në ambjente të ftohta.

Në rastet kur s’mjekohet me kalimin e kohës shfaqen krizat e astmës bronkiale me vështirësi në frymëmarrje dhe gërhitje në gjumë. Kjo krizë fillon kryesisht natën dhe nëse pacienti nuk merr ndihmën e duhur mund të rrezikojë edhe jetën, kjo në varësi të gravitetit të sëmundjes.

Kur mund të konsiderohet dramatike situata për pacientin?

Një situatë dramatike konsiderohet kur pacienti ka këto shenja:

  • Gërhitje në gjoks, marrje fryme ose ‘’uri’’ për ajër.
  • lodhje, këputje trupore
  • takikardi, 120 rrahje në minutë.
  • Hipertension
  • Vështirësi në të folur

Në këto rastë duhet patjetër të kërkohet urgjent trajtimi spitalor. Për të evituar këto raste prindëërit duhet të jenë të kujdesshëm me fëmijët e tyre. Qysh në fëmijëri të vlerësojnë shfaqjen e kollës, sidomos kur shfaqet shpesh.

Në raste të tilla fëmija duhet të vlerësohet nga mjeku nëse ka:

  • anamnezë familjare
  • dermatit atopic
  • sensibilizim ndaj alergeneve

Kritere madhore quhen kur ka:

  • eozinofili në gjoks (>4%)
  • Fishkëllima në gjoks të palidhura me infeksione

Nëse fëmija ka një nga kriteret madhore dhe vetëm dy kritere minore bën që këto fëmijë të kenë rreth 70% shans të kenë astmë bronkiale.

Në rast se mjeku dyshon për një astmë bronkiale duke u nisur nga gjithçka thamë më sipër duhen kryer një sërë egzaminimesh;

  • Ro-grafi pulmoni ose sinusesh
  • Analizë gjaku komplet (eauzinafile)
  • Analiza e Seputumit
  • Një vlerë të rëndësishme kanë edhe testet kutane ndryshe provat e alergjisë në lëkur (Përcaktimi i IgE totale dhe IgE specifike, përcaktimi i natyrës alergjike të astmës, Identifikimi i alergenit përgjegjës).
  • Provat funksionale të frymëmarrjes e cila ka vlerë për diagnozë dhe për të vlerësuar gravitetin e sëmundjes.

Mjeku duhet të jetë i kujdesshëm me të sëmurin në marrjen e anamnezës së saktë. Diagnoza e astmës është e qartë, por duhet të dyshohet për çdo person me episode kolle, dispneje dhe ftohje të shpeshta. Të dhënat klinke dhe egzaminimet e nevojshme që folëm më sipër e bëjnë diagnostikimin në të lehtë dhe trajtimin më efikas.

Trajtimi?

Trajtimi i astmës është mjaft kompleks dhe i vështirë. Për të sëmurët me astmë bronkiale duhen këto synime:

  • Parandalimi i krizave të astmës ose ulje e shpeshtësis së tyre
  • Ruajtja e funksionit pulmonar
  • Ruajtja e aktivitetit normal përfshirë efortin ose aktivitetin fizik
  • Parandalimi i acarimit të astmës dhe ulja e shtrimeve në spital
  • Të jepet terapia farmakologjike optimal me sa më pak efekte të dëmshme

Trajtimi optimal i të sëmurëve me astmë:

  • Largimi, evitimi i faktorëve që shpërthejnë krizat
  • Mjekimi medikamentoz që kontrollon sëmundjen
  • Imunoterapia specifike që synon modifikimin e përgjigjes alergjike
  • Largimi, evitimi i faktorëve acarues të astmës
  • Alergenët ,shmangia e kontaktit me faktorin specifik alergenin përgjegjës.

Përsa i përket mjekimit medikamentoz, këtë e përcakton mjeku në varësi të gravitetit të sëmundjes. Imunoterapia specifike është një mjet mjaft efikas që trajton dhe parandalon shfaqjen e Azmës Alergjike, ndryshon procesin e sëmundjes, parandalon rikthimin e reaksionit alergjik, ndryshon përgjigjen e sistemit imun.  Efektet e para të vaksinës duken që në fund të vitit të parë ku redukton ndjeshëm hieraktivitetin bronchial dhe  pakëson marrjen e mediakmenteve. Imunoterapia specifike jep efikasitet sidomos në të sëmurët me astmë fillestare.

Këshilla?

Astma alergjike në shumicën e rasteve shkaktohet nga akarienet, prandaj lufta ndaj tyre lehtëson gjendjen. Dhoma e të sëmurëve me astmë duhet të jetë e thjeshtë me pak orendi, të përdoret fshesa me korent. Në astmën nga polenet duhet mbyllja e dritareve. Mosdalja në ambjente me gjelbërim në orët e ngrohta të ditës, ul simptomtomat. Gjithashtu këshillohet të shmanget eforti fizik./Shëndeti.com.al

Tags: Astma bronkialerrezikuTrajtimi

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Dëbimi i familjes shqiptare mes dimrit, brenda ligjit e jashtë zemrës

Dëbimi i familjes shqiptare mes dimrit, brenda ligjit e jashtë zemrës

Shifrat/Rriten çmimet e ushqimeve, pijet joalkoolike “mohojnë” uljen

Shifrat/Rriten çmimet e ushqimeve, pijet joalkoolike “mohojnë” uljen

Skënderbeu nuk di të ndalet, Kukësi bie sërish në shtëpi, fiton Partizani dhe Flamurtari

Skënderbeu nuk di të ndalet, Kukësi bie sërish në shtëpi, fiton Partizani dhe Flamurtari







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com