Asim Vokshi është gjyqtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Ai u betua sot, 25 nëntor, para Presidentit Bajram Begaj. Kujtojmë se Vokshi zëvendëson në detyrë Holta Zaçajn, e cila mbante njëkohësisht edhe rolin e kryesueses së Gjykatës Kushtetuese.
Me ikjen e Zaçajt, gjykata duhet të zgjedhë edhe një kryetar të ri, ndërsa përkohësisht institucioni i lartë i drejtësisë drejtohet nga nënkryetarja Marsida Xhaferllari.















