Përfaqësuesit e Aleancës Shqiptare i kanë bërë thirrje kreut te BDI, Ali Ahmeti të thotë se ku ishte mbrëmjen e terrorit kur parlamenti maqedonas u pushtua nga dhuna dhe pse u la vetëm kreu i tyre Ziadin Sela.
“I bëjmë thirrje Ali Ahmetit të sqarojë publikisht se pse ate ditë nuk ishte në Kuvend, sepse po zgjidhej kryetari i Parlamentit dhe nuk ishte diçka minore. Ai duhet të sqarojë se përse kur paralajmërohej se do të zgjidhej Talat Xhaferi ato ditë, nuk kishte ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar kushtet e sigurisë, duke pasur parasysh se ministri i Brendshëm ka qenë shqiptar nga radhët e partisë së tij”, theksojnë përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët.
Ata theksojnë se disponojnë dhe emra për të cilët do të dalin publikisht, por nuk duan që kjo situatë e tyre të shfrytëzohej nga VMRO-DPMNE.