Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Asetet e ngrira ruse, BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës

5 orë ago
in Bota
Asetet e ngrira ruse, BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira të Rusisë për të ndihmuar Ukrainën, pasi Belgjika ngriti shqetësime ligjore dhe teknike, raportojnë burime nga Brukseli.

Në takimin e mbajtur më 23 tetor, liderët e BE-së kërkuan nga Komisioni Evropian që të vazhdojë punën për një plan që do të lejonte përdorimin e rreth 140 miliardë eurove nga rezervat e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, për të mbështetur nevojat ushtarake dhe buxhetore të Ukrainës.

Megjithatë, diplomatët thanë se marrëveshja përfundimtare mbetet ende e paarritshme. “Udhëheqësit evropianë u zotuan se nevojat financiare të Ukrainës do të mbulohen për dy vitet e ardhshme,” – deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas samitit.

“Rusia duhet ta marrë këtë mesazh: Ukraina do të ketë burimet financiare që i nevojiten për t’u mbrojtur nga agresioni rus,” – shtoi ai. Costa theksoi se çështjet teknike mund të zgjidhen dhe se “zgjidhja është e arritshme”.

BE-ja ka ngrirë rreth 200 miliardë euro asete ruse që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022, por deri më tani ka përdorur vetëm interesin e krijuar nga këto fonde.

Nga ana tjetër, Moska paralajmëroi më 23 tetor se çdo veprim mbi asetet ruse “është i pavlefshëm nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare” dhe se do të “nxisë një përgjigje të dhimbshme”.

Belgjika: “Nuk jemi kundër, por duam garanci”

Pjesa më e madhe e aseteve ruse ndodhet në Belgjikë, përmes kompanisë Euroclear.
Kryeministri belg, Bart De Wever, tha se vendi i tij kërkon garanci të forta nga të gjitha shtetet e BE-së se do të ndajnë përgjegjësinë në rast se Rusia kërkon kompensim ligjor. “Jam vetëm Belgjika e vogël dhe e varfër; mund të tregoj ku janë problemet dhe të kërkoj zgjidhje,” – tha ai për gazetarët, duke paralajmëruar se “politikisht dhe ligjërisht do të ndalojë vendimin” nëse kushtet nuk plotësohen.
Për shkak të kundërshtimeve belge, teksti përfundimtar i konkluzioneve të samitit u zbut dhe nuk përmendi drejtpërdrejt huan, por ftoi Komisionin të paraqesë “opsione për mbështetje financiare” për vitet 2026 dhe 2027. Opsionet e reja pritet t’u prezantohen liderëve në samitin e dhjetorit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i pranishëm në samit, e quajti takimin “pozitiv”. “Bashkimi Evropian garantoi se ndihma financiare për Ukrainën do të vazhdojë jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe në vitin 2027.

Ky është vendim i rëndësishëm unanim,” – shkroi ai në platformën X. Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se pret që Komisioni Evropian të paraqesë zgjidhje konkrete për përdorimin e aseteve ruse përpara./REL

TË LIDHURA

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime
Bota

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime

14:25 | 24/10/2025
Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?
Bota

Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?

13:29 | 24/10/2025
Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh
Bota

Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

10:46 | 24/10/2025
Next Post
Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime
Bota

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime

by mirseda
14:25 | 24/10/2025
0

Mediat britanike raportojnë se Kirill Dmitriev ndodhet në Uashington për bisedime ‘zyrtare’ vetëm, disa ditë pasi presidenti...

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?

Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?

13:29 | 24/10/2025
Tom Doshi poston foton: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës! Nuk frikësohem

Tom Doshi poston foton: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës! Nuk frikësohem

13:26 | 24/10/2025
“Më lironi!”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka

“Më lironi!”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka

13:23 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com