Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

ASD synon mbulimin e depozitave deri në 10 milionë lekë deri në vitin 2030

2 ditë ago
in Ekonomi
ASD synon mbulimin e depozitave deri në 10 milionë lekë deri në vitin 2030

Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), gjatë raportimit sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, bëri të ditur se është duke shqyrtuar mundësinë e rritjes graduale të nivelit të mbulimit të depozitave të siguruara në banka dhe shoqëri kursim-krediti deri në vitin 2030, në përputhje me standardet evropiane.

Në diskutimet me deputetët, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ASD-së, Martin Blushi, nënvizoi se aktualisht skema e sigurimit mbulon depozitat deri në 2,5 milionë lekë, çka përfshin rreth 95% të depozituesve në sistemin financiar.
Blushi bëri të ditur se ASD është në proces të vlerësimit të disa skenarëve të mundshëm, me asistencën e Bankës Botërore, që variojnë nga një kufi prej 2,5 milionë lekësh deri në afërsisht 10 milionë lekë deri në vitin 2030, duke synuar një afrim të plotë me praktikat më të mira të Bashkimit Europian.

Drafti përkatës, tha ai, pritet të paraqitet brenda fundit të vitit 2026.

“Objektivi afatmesëm është rritja e këtij niveli në mënyrë të kujdesshme dhe të qëndrueshme. Sipas projeksioneve, kufiri i mbulimit parashikohet të rritet gradualisht në 6 milionë lekë në vitin 2027, për të arritur në 10 milionë lekë në vitin 2030”, tha Blushi.

Nëse kufiri i mbulimit do të rritej në 6 milionë lekë, theksoi ai, përqindja e depozituesve të mbuluar do të arrinte në 98%, një nivel që konsiderohet optimal për të garantuar sigurinë financiare të individëve dhe besimin në sistem.

Gjatë vitit 2024, Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) ka vijuar me garantimin e depozitave të vendosura nga qytetarët dhe bizneset në 11 banka dhe 9 shoqëri kursim-krediti (SHKK), pa pasur ndryshime në numrin e subjekteve anëtare të skemës.

Sipas të dhënave zyrtare, totali i depozitave në sistemin bankar në fund të vitit arriti në 1683 miliardë lekë, duke shënuar një rritje vjetore prej 4,9%, ndërsa depozitat e sigurueshme u rritën me 5,2%, duke arritur në 1590,2 miliardë lekë, që përfaqësojnë 94,5% të totalit të depozitave.

Depozitat e siguruara përbënin 54,7% të totalit të depozitave dhe 57,9% të depozitave të sigurueshme, ndërkohë që 92,9% e depozituesve në banka mund të kompensohen plotësisht në rast nevoje. Detyrimi potencial i ASD për kompensim në fund të vitit llogaritet në 921 miliardë lekë, që mbulon 1 986 871 depozitues bankash.

Në sektorin e SHKK-ve, totali i depozitave arriti në 11,5 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 5,5%, ndërsa depozitat e sigurueshme përbënin 11,3 miliardë lekë ose 98,4% të totalit.
Depozitat e siguruara në këtë sektor përbënin 70% të totalit të depozitave dhe 71% të depozitave të sigurueshme, me 91% të depozituesve të mbuluar plotësisht nga skema e sigurimit.

Fondet e sigurimit të depozitave, të administruara nga ASD, kanë njohur një rritje të qëndrueshme gjatë vitit. Fondi i sigurimit të depozitave për bankat arriti vlerën kontabël prej 70,1 miliardë lekësh në fund të vitit, duke shënuar një rritje prej 10,3% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa të ardhurat nga primet e sigurimit u rritën me 5,4%. Raporti i mbulimit për këtë fond ishte 7,61%.

Në anën tjetër, fondi i sigurimit të depozitave në SHKK u rrit me 15,3%, duke arritur në 256,9 milionë lekë, me një raport mbulimi prej 3,19%.

Gjithashtu, kontributi i bankave për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për vitin 2024 ishte 982,1 milionë lekë, duke çuar vlerën e aktiveve neto të këtij fondi në 5,73 miliardë lekë në fund të vitit.

Sa i përket administrimit të mjeteve financiare, ASD ka investuar pjesën më të madhe të fondit të bankave në letra me vlerë të Qeverisë shqiptare dhe instrumente të tjera financiare me një shpërndarje që siguron stabilitet dhe likuiditet të lartë.

Po ashtu, fondi i SHKK-ve është investuar tërësisht në instrumente të siguruara nga shteti dhe në llogari me Bankën e Shqipërisë.
Në kuadër të zhvillimit institucional, ASD ka miratuar Planin Strategjik 2024-2026, i cili fokusohet në forcimin e kapaciteteve operacionale, financiare dhe rregullative të institucionit, përmirësimin e komunikimit me grupet e interesit dhe harmonizimin e vazhdueshëm me legjislacionin evropian, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

TË LIDHURA

Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027
Ekonomi

Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027

09:08 | 15/10/2025
Balluku: 2200 abonentë aktmarrëveshje për pagesën e detyrimeve me këste
Ekonomi

Balluku: 2200 abonentë aktmarrëveshje për pagesën e detyrimeve me këste

14:14 | 13/10/2025
Guvernatori Sejko prezanton Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë: Ekonomia po rritet
Ekonomi

Guvernatori Sejko prezanton Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë: Ekonomia po rritet

12:41 | 13/10/2025
Next Post
Zjarri përfshin zonën e Kunes në Shëngjin

Zjarri përfshin zonën e Kunes në Shëngjin

Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji

Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji

OBSH ngre alarmin për tre shurupet e kollës të prodhuara në Indi pas vdekjeve së fëmijëve

OBSH ngre alarmin për tre shurupet e kollës të prodhuara në Indi pas vdekjeve së fëmijëve







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur
Aktualitet

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

by mirseda
22:20 | 16/10/2025
0

Nga Romina Marceca, LA REPUBBLICA Është vetëdorëzuar në policinë e Gjirokastrës njeriu i kërkuar për vrasjen e...

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë

Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë

21:35 | 16/10/2025
Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën

Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën

20:47 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com