Një delegacion nga Komuna e Bujanocit ka vizituar teatrin profesional “Bekim Fehmiu” në Prizren. Artisti nga Bujanoci, Nagip Tashi i ka dhuruar teatrit të Prizrenit portretin e aktorit prizrenas Bekim Fehmiu.
Kryetari Haskuka ka takuar edhe kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi.
“Një portret i jashtëzakonshëm sonte na bëri bashkë, dy kryetarë, profesorin me nam, një artist, drejtorë dhe aktorët e Teatrit Profesionist “Bekim Fehmiu” në Prizren”, ka thënë Haskuka.
Vepra e dhuruar nga artisti Tashi është realizuar me kujdesin e madh dhe i ka marrë plot 3 vite, ndërsa si material për realizim ka përdorur 3 lloje të drurit.
“Bashkë me Drejtorin e Kulturës Ehat Oreshka shfrytëzuam rastin të bisedojmë me aktorët dhe drejtorin e teatrit si dhe me profesorin Arsim Fehmiu, i cili na tregoi anekdota nga jeta e aktorit botëror Bekim Fehmi,” Ka shkruar kryetari Mytaher Haskuka në Facebook.