Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

‘Artisti më i mirë’ si regjisor i dy qeverive

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/ Pak ditë më parë Edi Rama i tha një televizioni gjerman se ai ishte artisti më i mirë mes politikanëve shqiptarë. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, ai e demostroi me shembuj se kjo është e vërtetë. I vuri në resht të gjithë ministrat, – me një skenografi të menduar që më parë-, të pozonin së bashku me shqiponjën mbi gjoks. E bëri Ramush Haradinajn të nënshkruante mbi flamurin kombëtar dhe sikur kjo të mos mjaftonte, me një akt viril alla Tramp, e tërhoqi me forcë krahun prej ish badigardi të homologut të tij, për t’a theksuar se qe, ai dhe vetëm ai, regjizori i kësaj mizanskene.

Të gjitha këto imazhe të ekzagjeruara ku është e vështirë të përcaktohet kufiri i hollë mes nacionalistit dhe patriotit qenë veshja simbolike e asaj që kryeministri shqiptar do të ligjëronte me gojë. Ai hapi për të disatën herë temën e bashkimit kombëtar, por duke hedhur një hap më përpara, kërkoi një përgatitje institucionale të diplomacisë së dy vendve për këtë objektiv dhe vendosi edhe një afat skandence: 2025-ën.

Natyrisht, ashtu sikurse ndodh në raste të ngjashme me të gjithë liderët shqiptarë edhe këtë herë nuk do të mungojnë komentet se Rama po vesh kostumin e nacionalizmit për të hequr vëmendjen nga problemet e brendëshme, apo se po flet për bashkim kombëtar për të shantazhuar ato qarqe perendimore që kanë filluar denoncimin e pushtetit të tij kriminal dhe të korruptuar.

Por, këtë radhë, problemi nuk është vetëm tek këto mëkate që i janë mveshur njëri pas tjetrit Berishës së parë, Fatos Nanos dhe Berishës së dytë.

E reja është se Rama po shton dozat anti europiane. Në optikën e deklaratave të kësaj të hëne është refuzimi i Brukselit që po detyron dy shtetet shqiptare të shkojnë drejt një projekti të përbashkët për 2025.

Sipas fjalëve të tij, fakti se BE, i premtoi kosovarëve lëvizjen e lirë dhe nuk ia dha (megjithëse ata e firmosën demarkacionin), fakti se Brukseli po përkëdhel më shumë sesa duhet Serbinë, fakti tjetër se frika nga ekstremi i djathtë po pengon përparimin e Shqipërisë, i detyron dy vendet të hedhin këtë hap.

Dhe pikërisht këtu kemi një ndryshim thelbësor të njërit prej akseve më të rëndësishëm të politikës sonë të jashtme.

Nëse deri dje, të gjitha forcat serioze politike të vendit i përmbaheshn tezës “bashkim, brenda BE”, sot Rama po përpunon idenë: “bashkim si kundërvënje ndaj BE –së”, pra një lloj sfide ndaj indiferencës, injorimit dhe refuzimit që po tregon Brukseli.

Ndoshta as deri këtu këtu nuk ka ndonjë mëkat të madh. Sado të ketë brohoritur pro Europës, një komb i ndarë si i yni, nuk ka pse të mos ketë një plan B, aq më tepër sot që po flitet gjithnjë e më shumë për krizën e BE dhe të ç’integrimit të mundëshëm të saj.

Por, mëkati i Ramës nuk është ky. Nuk është as vizioni për të përpunuar një të ardhme alternative dhe as ai për të përafruar aksionin e dy qeverive me një qëllim kombëtar të përbashkët.

Loja e tij djallëzore konsiston në paraqitjen e situatës bardhë e zi. Ai fajëson vetëm Brukselin, burokratët e tij, ankthin e tyre nga ekstremistët ksenofobë dhe komplekset ndaj Serbisë për mospërparimin drejt BE-së të dy pjesëve të ndara të kombit. Në gjysmën e gotës që sheh bosh, ai nuk thotë asnjë fajalë për shtetin jo funsional të Kosovës, për një shoqëri që nuk e ka kapërcyer dot sindromën e komandantëve të luftës, për një qeverisje të zhytur në krim dhe korrupsion, pa aq sa dhe kjo jona.

Përpos problemeve të vetë Europës janë edhe mëkatet tona –ndoshta edhe më të mëdha- që na bëjmë të mos avancojmë drejt saj.

Por, këtë anë të medaljes Edi Rama rrefuzon t’a shikojë. Ai e fsheh atë në mënyrë të ndërgjegjshme, duke bërë që në dyzimin e kahmotshëm mes patriotëve, që luftojnë për vendin e tyre real dhe nacionalistëve që tentojnë të luajnë me emocionet e kombit të tyre virtual, ai të renditet me të dytët.

Pikërisht, nga që nuk përballet dot me tërë realitetin e hidhur, Rama tenton t’a fshehë gjysmën e tij. Ai i paraqet shqiptarët si viktima dhe Europën si të padrejtë. Dhe kur argumentat për këtë i mungojnë, kur e ndjen se ligjërimi i tij për BE-në si fajtor i vetëm, nuk është bindës, atë që lë mangut logjika ai mëton t’a mbushë me simbole.

Prandaj, këtë të hënë, veç fjalëve, ai u rek ta mbushë takimin e Pejës plot foto me shqiponja dhe autografë mbi flamurë, duke besuar se atë që nuk arrin ta bëjë dot një politikan i keq, mund ta plotësojë një regjizor i mirë./Lapsi.al/

Tags: Artistii dyi mirëqeveriveregjisor

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
‘Goli’ i Max Allegrit jashtë fushe, tani pritet surpriza e bukur

‘Goli’ i Max Allegrit jashtë fushe, tani pritet surpriza e bukur

Çështja ‘Marnikollaj’, vjen dokumentari bombë që zbardh vrasjen e emigrantit në qelitë e policisë greke

Çështja 'Marnikollaj', vjen dokumentari bombë që zbardh vrasjen e emigrantit në qelitë e policisë greke

Yjet e WWE çmendin fansat, videoja në vaskë po ‘thyen’ rrjetin

Yjet e WWE çmendin fansat, videoja në vaskë po ‘thyen’ rrjetin







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

by mirseda
22:56 | 05/12/2025
0

Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe...

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com