Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

19 orë ago
in Aktualitet
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Artan Fuga ka komentuar planin për vendosjen e një takse shtesë për ata që kanë një apartament të dytë.

Postimi i Fugës

Vendosja e një takse shtesë për shtëpitë dhe apartamentet dytësore ka vend për disa komente, besoj.

Shtesa e një takse nuk është kaq e thjeshtë. Shekuj më parë të shtoje pak taksën për kripën, apo për kanellën, bëhej nami! Përmbysej gjysma e Evropës. Por, ata ishin bujkrobër, kishin sedër, ne jemi qytetarë, nuk merremi me punë taksash.

Ne bëjmë skulptura se Koçi i Teto Sofkës!

Edhe kur atë e bënin mbretër që edhe njerëzit i kishin pronë të tyre. Jo më në një demokraci kaq të zhvilluar sikurse jemi ne!

Duket se kjo taksa e banesës së dytë është një masë popullore. Sikur me të preken vetëm manjatët e ndërtimeve, ata që kanë nga pesëdhjetë apartamente, apo disa shtëpi ku katet e nëdheshme janë disa herë më të mëdha sa katet që duken mbi tokë.

Por, kjo është një iluzion. Imagjinoni sa shtresa popullore kanë lënë shtëpitë e tyre në fshatrat dhe qytetet e lindjes dhe kanë ardhur në qytete më të mëdha ose në Tiranë. Tani ata do të duhet të përballojnë një taksë shtesë. Do të goditen në xhep edhe emigrantët që pasi kanë lënë shtëpitë e tyre në fshatra, kanë blerë -me lekë djerse nga një apartament në një qytet më të madh për ta pasur.

Cfarë do të bëjnë këta? Do t’i shesin a t’i prishin shtëpitë në zonat rurale? A nuk do të çojë kjo një në braktisje edhe më të madhe të këtyre zonave periferike dhe një boshatisje tjetër më të dhimbshme?

Dikush do të thotë, e po edhe në Evropë ka taksa plus për banesën e dytë. Patjetër. Puna është se kur duam t’i ngarkojmë barra të tjera qytetarëve shohim nga Evropa, por nuk shohim çfarë lehtësirash krijon ajo për evropianët! Mos harrojmë se në Evropë ka masa që taksa e shtëpive për ata që kanë të ardhura të pakta ose me statuse të veçanta nuk ekziston fare, ose reduktohet në madhëszi simbolike.

Mua më duket se është pak e pakuptueshme që kjo taksë u dashka që të shtohet buxheti i pushtetit lokal ku njerëzit kanë banesa të dyta, ta zemë në zona turistike!!!

Shumë mirë. Atëherë le të përgjysmohet taksa për banesën kryesore dhe pjesa e dytë e mbetur e asaj takse të përdoret për të paguar taksën e banesës së dytë. Në këtë mënyrë edhe dora nuk futet në xhepin e qytetarit, edhe një pjesë e flukseve financiare rishpërndahet duke shkuar për shembull edhe drejt zonave bregdetare.

Se normalisht qytetarët që kanë banesë të dytë në këtë zona, i sjellin tashmë fitime pushteteve lokale edhe pa këtë taksë. Se ata atje pinë, hanë, paguajnë për ujin, energjinë, etj. Më duan?

Aq më shumë që kjo taksë nuk ka përse të mbushë buxhete bashkish në faliment. Nuk trajtohet kështu çështja. Paratë e taksave janë për t’ju kthyer përsëri qytetarit, me rrugë të mira, trotuare, pemë, gjelbërim, etj. Pra, nuk është të paguhet taksa për të nxjerrë bashkinë nga falimenti që vjen nga shpenzime krejt të pamonitoruara nga qytetari, por që ato lekë të kthehen në formë shërbimesh dhe investimesh për qytetarin.

Ajo më e rëndësishmja, më djegësja, më cimbisësja, është se taksimi i popullsisë ka një “kundërtaksë” : Kush paguan taksë në një territor, duhet të ketë të gjitha të drejtat në atë territor. Pra të konsiderohet si qytetar me të drejta të plota atje. Duhet të ketë të drejtë të shfrytëzojë spitalin ambulancat, të çojë fëmijët në shkollë, të marrë rambursime sociale nëse plotëson kushtet, dhe mbi të gjitha, mbi të gjitha fare: të ketë të drejtë” të votojë atje!

Si? Të votojë në dy vende? – do të thoshte ndonjë kokëbosh? Edhe ku ka banesën kryesore edhe ku ka banesën dytësore apo pronën?

Po, patjetër! Të ketë të drejtën të votojë ku të dojë, një herë do të votojë, por atje ku do ai. Në fillim të çdo viti ai përcakton se ku do të votojë.

Ndërkaq qytetar i asaj lagjeje, i atij fshati, i asaj zone bregdetare, i atij qyteti ai është. Pra, duhet të ketë të drejtën të jetë i rregjistruar në gjendjen civile atje.

Dakord? Doni Evropën? Doni taksë për banesën e dytë? Hallall! Por, Evropa kështu e ka!

Madje edhe shtetasit e huaj, ardhur nga një vendi por që banojnë atje, pa qenë qytetarë atje, kanë të drejtë të votojnë për pushtetin lokal.

Përndryshe ku e di ai që paguan taksë për banesën se paratë e tij nuk do të bëhen rrush e kumbulla, nuk do të shkojnë për të blerë gjela deti, pjekur, bakllava, pilaf dhe ngrënë për vit të ri?

Si? Dikush që në banesën e dytë qendron ta zemë vetëm një muaj në vit u dashka të paguajë taksa sa ai që është qytetar me banim të përhershëm atje?

Pse njësoj e përdorin rrugën, trotuaret, stolat, njësoj i konsumojnë tubat e ujit, e ndosin mjedisin, pra njësoj sjellin shpenzime për pushtetin lokal si ata që jetojnë gjithë kohën atje?

Mirë taksa shtesë, por nuk ka të drejtë qytetari që me pushtetin 6lokal të nënshkruajë çdo vit një kontratë se ku do të shpenzohet taksa plus e banesës së dytë?

Ku ka kështu? Jep lekë dhe ik fshi buzët!

Nuk ke asnjë këshilltar që të përfaqëson, se ti nuk ke të drejtë vote atje! Je skllav!

Të paguash taksa, pa të drejtë votimi, pra pa të drejtë statusi qytetar, për të kontrolluar ata që e përdorin atë, kjo e dini çfarë është?

Thjesht gjendje skllavi.

Edhe nëse e pranon pa thënë një fjalë një deputet apo këshilltar opozite në pushtetin lokal, edhe ai apo ajo nuk ka degraduar kështu veçse një gjendje dhe mendësi skllavi!

TË LIDHURA

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër
Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër

13:46 | 21/08/2025
I vodhi një shtatsi automjetin e marrë me qera, arrestohet 49-vjeçari në Belsh
Aktualitet

I vodhi një shtatsi automjetin e marrë me qera, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

11:53 | 21/08/2025
I kërkuar nga Italia si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Spanjë
Aktualitet

I kërkuar nga Italia si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Spanjë

11:15 | 21/08/2025
Next Post
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

Zhdukja e ish-zvdrejtorit të AKSH-it Daniel Shima, reagon policia: Denoncimi u bë nga nëna e tij

Zhdukja e ish-zvdrejtorit të AKSH-it Daniel Shima, reagon policia: Denoncimi u bë nga nëna e tij

“Nuk mund të ketë bisedime për paqen pa Rusinë”, Lavrov: Kina duhet të jetë ndër garantuesit e sigurisë për Ukrainën

“Nuk mund të ketë bisedime për paqen pa Rusinë”, Lavrov: Kina duhet të jetë ndër garantuesit e sigurisë për Ukrainën

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër
Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër

by mirseda
13:46 | 21/08/2025
0

Një 25-vjeçar identifikuar si Mërgim Bruti është arrestuar nga Policia Kufitare në Durrës pasi ishte shpallur në...

Trump tërhiqet nga tarifat e larta ndaj BE-së për produktet farmaceutike

Trump tërhiqet nga tarifat e larta ndaj BE-së për produktet farmaceutike

13:42 | 21/08/2025
Vuçiç: Protestat një përrallë sikur e bëjnë studentët, çmenduria do mbarojë

Vuçiç: Protestat një përrallë sikur e bëjnë studentët, çmenduria do mbarojë

13:39 | 21/08/2025
Superliga nis të premten me sfidën Vllaznia – Egnatia, java e parë mbyllet të dielën

Superliga nis të premten me sfidën Vllaznia – Egnatia, java e parë mbyllet të dielën

12:03 | 21/08/2025
India teston me sukses një raketë me kapacitet bërthamor, e aftë të arrijë “në zemër” të Kinës

India teston me sukses një raketë me kapacitet bërthamor, e aftë të arrijë “në zemër” të Kinës

11:57 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com