Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier pasi u kap për të dytën herë me lëndë narkotike pavarësisht se i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
I riu është arrestuar jashtë banesës së tij dhe gjatë kontrollit të bërë iu gjetën doza kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ai ishte nën arrest shtëpiak pasi ndaj tij rëndonin akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.