Kapet në banesë me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali
Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali, pasi kishte kthyer banesën në një vend të trafikut të drogës.
Mediat italiane shkruajnë se 18-vjeçari kishte modifikuar një studio, ku iu gjetën dhe sekuestruan rreth 60 gramë kokainë, të fshehura në vende të ndryshme.
Kokaina ishte e ndarë në doza, ku secila prej tyre vlerësohet me 1500 euro.