Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Arrestohen 4 amerikanë të Greqisë, planifikuan sulm ndaj myslimanëve në Nju Jork

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Arrestohen 4 amerikanë të Greqisë, planifikuan sulm ndaj myslimanëve në Nju Jork

(AP) Vincent Vetromile, Brian Colaneri, Andre Crysel dhe një 16-vjeçar u arrestuan  gjatë ditës së djeshme (22 janar 2019) të akuzuar për planifikimin e një sulmi me bomba. Për tre të rriturit dhe një nxënës të shkollës së mesme u provua se po planifikonin të sulmonin me eksploziv një komunitet mysliman të Nju Jorkut, të quajtur “Islamberg”, thanë autoritetet policore.

Sipas dokumenteve të gjykatës, banorët e një province pranw Rochester-it janë akuzuar se kanë komplotuar për të sulmuar enklavën e vogël myslimane në perëndim të Catskills.

Koha e sulmit ishte e panjohur. Në kohën e ndalimit të tyre në fundjavë, burrat, tre prej të cilëve ishin të veshur si bojskaut “Boy Scouts”, posedonin gjithsej 23 pushkë dhe shotganë si dhe tre eksplozivë të bërë në shtëpi, tha shefi i policisë, Patrick Phelan, në një konferencë shtypi.

“Unë nuk e di nëse kanë pasur një datë të caktuar për sulmin, por ata kishin një plan për të realizuar,” tha Phelan, që nuk përjashtoi mundësinë e arrestimeve të tjera.

Të akuzuarit për posedim armësh dhe komplot ishin 20-vjeçari Brian Colaneri, 18-vjeçari Andre Crysel dhe 19-vjeçari Vincent Vetromile – që të gjithë banorë të province me emrin Greqia, që vendoset pranë Rochester-it. Po aty banonte edhe nxënësi 16 vjeçar i “Odyssey Academy”, që do të përfitojë nga mosha e vogël. Duhet sqaruar se emri “Greqia” i provincës nuk ka lidhje me prejardhjen e banorëve, por vetëm me faktin se themelimi i ngujimit, në vitin 1822, kishte korresponduar me nisjen e revolucionit grek për pavarësi nga Perandoria Osmane.

Ishte vetëm një koment i bërë gjatë drekës së të premtes, nga një nxënës, që nisi hetimin. Ai e kishte lëshuar gojën më tepër se duhet, duke bërë që bashkëmoshatarët e tjerë, të cilët e dëgjuan, të komunikonin me më të rriturit.

“Për pasojë rojet e sigurisë së shkollës dhe policia lokale nisën të intervistonin nxënësit duke shkuar të të dhënat e para për një komplot për të sulmuar një komunitet islamik në Delavare (Delaware), i njohur si Islamberg”, tha Phelan.

Menjëherë më pas policia kontrolloi pesë lokacione dhe gjeti 23 armë si dhe pajisje të shumta elektronike, duke përfshirë telefona dhe kompjutera. Shumica e armëve ishin pushkë dhe shotganë, disa prej të cilave ishin në pronësi të të afërmve të të dyshuarve, thanë autoritetet.

Ndërsa tre bombat e improvizuara u gjetën në shtëpinë e 16-vjeçarit.

“Ishin bomba artizanale – përzierje baroti gozhdësh dhe sendesh të tjera të fshehura brenda një kontejneri”, tha Phelan.

Komuniteti rural në “Delavare County” u themelua nga pasuesit e klerikut pakistanez Sheikh Mubarik Gilani. Shumica e banorëve afro-amerikanë erdhën në këtë zonë nga Nju Jorku në vitet 1980 për ti shpëtuar krimit.

Policia dhe analistët kanë hedhur poshtë akuzat se komuniteti, që shtrihet në 25 hektarë tokë, ka një terren trajnimi të terroristëve, por pretendimet kanë vazhduar për dekada të tëra.

Në vitin 2017, një banor i Tennessee u dënua me akuza federale për atë që autoritetet e quajtën plan për të djegur xhaminë e Islambergut në vitin 2015. Robert Doggart, tani 67 vjeç, vuan dënimin në një burg federal.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, një këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut për marrëdhëniet amerikano-islamike, bëri thirrje që për autorët të ngrinin edhe akuza federale, veç akuzave shtetërore.

Shefi i policisë, Patrick Phelan, u shprehu mirënjohje nxënësve që raportuan te më të rriturit dyshimet e tyre. Sipas tij, ata shpëtuan jetë njerëzore. “Po ta kishin kryer këtë komplot, që çdo tregues thotë se ata do ta bënin, mund të kishin vdekur njerëz. Unë nuk e di se sa dhe kush, por viktima do kishim.”

Përktheu dhe përshtati TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë
Bota

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C
Bota

Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C

21:50 | 12/07/2025
Next Post
Tony Blair: “Ne do të ngrihemi përsëri në këmbë”

Tony Blair: "Ne do të ngrihemi përsëri në këmbë"

10 datat më të favorshme për t’u martuar gjatë 2019-ës

10 datat më të favorshme për t’u martuar gjatë 2019-ës

I bllokuar në ashensor me një modele, reklama e Ronaldinhos bëhet virale (Video)

I bllokuar në ashensor me një modele, reklama e Ronaldinhos bëhet virale (Video)

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com