Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestimi në Abu Dhabi i trafikantit shqiptar, Corriere: Altin Sinomati i përfshirë në atentat

3 muaj ago
in Aktualitet
Arrestimi në Abu Dhabi i trafikantit shqiptar, Corriere: Altin Sinomati i përfshirë në atentat

Altin Sinomati, shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, është arrestuar dhjetë ditë më parë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.Ai akuzohet si porositësi i vrasjes së bashkëkombësit të tij Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën “Passerotto”, i cili u ekzekutua në plazhin e Torvaianica më 20 shtator të vitit 2019, në një atentat që lidhet me larje hesapesh mes klaneve kriminale që merren me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sinomati u arrestua falë bashkëpunimit të Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe hetuesve vendas. Sipas hetimeve të policisë italiane dhe karabinierëve, vrasja e “Passerottos” u krye nga Raoul Esteban Calderón, i njëjti person i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, lider i tifozëve ultras të Lazios, i ekzekutuar në gusht 2019 në Romë.Hetimet kanë zbuluar se Calderón ishte paguar 150 mijë euro nga Altin Sinomati për të kryer vrasjen e Shehajt. Gjithashtu, Sinomati është dënuar në Itali bashkë me Giuseppe Molisso, një tjetër figurë kyçe e trafikut të drogës në Romë.

Ky rrjet kriminal shkruan Corriere, është aktualisht në qendër të hetimeve që lidhen edhe me atentatin e ndodhur javën e kaluar ndaj gazetarit investigativ të emisionit “Report”, Sigfrido Ranucci. Atentati ndodhi në mbrëmje, përpara banesës së tij në zonën e Campo Ascolano, pranë Pomezias dhe shumë afër Torvaianicas, vendi ku ndodhi edhe vrasja e “Passerottos”.

Autoritetet italiane po hetojnë lidhjet mes rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe sulmit ndaj gazetarit, duke ndjekur një pistë që të çon drejt mafies shqiptare dhe rolit të saj në krimin e organizuar në Itali.

TË LIDHURA

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit
Aktualitet

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit

20:02 | 24/01/2026
“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit
Aktualitet

“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit

19:54 | 24/01/2026
Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë
Aktualitet

Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë

19:38 | 24/01/2026
Next Post
“Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti”, Rama: Kontribut i çmuar

“Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti”, Rama: Kontribut i çmuar

E rëndë në Pogradec, shpërthen granata e Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari

E rëndë në Pogradec, shpërthen granata e Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari

Holta Zaçaj: Gjykata Kushtetuese nuk është institucion dekorativ!

Holta Zaçaj: Gjykata Kushtetuese nuk është institucion dekorativ!







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com