Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestimi i Veliat/ Fatos Lubonja: Kryebashkiaku mund të hetohej i lirë, pse Rama nuk sulmoi SPAK-un

1 vit ago
in Aktualitet, Politikë
Arrestimi i Veliat/ Fatos Lubonja: Kryebashkiaku mund të hetohej i lirë, pse Rama nuk sulmoi SPAK-un

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News 24 foli për arrestimin nga SPAK të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Lubonja u shpreh se Rama nuk ka sulmuar SPAK, por prokurorin e gjyqtarin e çështjes.

“Edi Rama nuk ka sulmuar SPAK, por sulmoi prokurorin dhe gjyqtarin. Ai përdori gjuhë intimiduese e kërcënuese e penguese të drejtësisë. Kreu i qeverisë premtoi se do të bëjmë drejtësi me standarde të vërteta, pas zgjedhjeve, pasi të fitojmë. A është kjo gjuha e një njeriu që kërkon drejtësi? Problemi në thelb është shkalla e kontrollit. Ai kontrollon, por nuk kontrollon të gjithë njerëzit në sistemin e drejtësisë. Altin Dumani nuk sulmohet as nga Rama e as nga Veliaj. Pakti ka qenë që ne do iu shesim si të pavarur, do godisni peshqit e mëdhenj nga PD, e opozita, por edhe disa nga ne më të vegjël. Kjo që bëri Rama është krim, sepse po tenton të pengojë drejtësinë. Rama po sulmon që ta nënshtrojë tërësisht SPAK-un. Rama shantazhoi drejtësinë”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja shtoi se Veliaj është në akuzë vetëm për disa afera. Ai nënvizoi se në një parti autoritare, siç është sot PS, njëshi është gjithçka.

“Veliaj nuk u godit si pjesëtar i një organizate, me kryetar kryeministrin, për mendimin tim, por goditet për gjëra të tjera. Në SPAK disa do tregojnë profesionalizëm. Vetëm gjyqtari Erjon Bani kishte pasur guxim që të hapë dosjen. Rama e ka pasur si qëllim që në fillim që të kapë reformën në drejtësi.

Unë e kam me sistemin, nëse SPAK do të bënte punë të mirë, do kishim demokraci, do kishim treg më konkurrues. Mund të mbështesim këta prokurorë, por a mund të ndodhë që të rregullohet gjithë sistemi demokratik? Veliaj është i rëndësishëm, por në partitë autoritare njëshi është gjithçka. Rama duhet të ketë frikë vërtetë, e jo kur shoh pastrimin e parave në mes të Tiranës në pallate të dhëna me lejen e tij, e sërish ai nuk ka frikë. Edhe policia duhet të jetë e pavarur. Vetëm KLGJ reagoi, as SPAK nuk reagoi për kërcënimin që mori direkt nga kryeministri”, u shpreh Lubonja.

Po ashtu, Lubonja vlerësoi se Veliaj mund të hetohet edhe në gjendje të lirë, por se ekziston frika se mund të prishë provat.

“Erion Veliaj mund të hetohej edhe në gjendje të lirë. Kjo sepse është ngritur edhe problemi se jepen shumë masa të ashpra nga gjykatat, duke izoluar njerëzit. Por, është problemi i prishjes së provave. Prishja e provave është një argument, për t’u arrestuar. PS po mbron diçka që nuk mbrohet, që kur doli 5D ose inceneratorët”, tha ai.

I pyetur për deklaratën e Berishës se do që të shkrijë SPAK-un, Lubonja deklaroi se duket se kjo deklaratë ka konflikt interesi, pasi kreu demokrat është akuzuar vetë nga SPAK.

“PD ka kontradiksion në raport me SPAK. Berisha ka konflikt interesi, sepse është akuzuar vetë nga SPAK. Sali Berisha mund të bënte drejtësi ndryshe, por sërish do donte që gjyqtarët e prokurorët të jenë nga ana e vet. Kështu e mendon edhe Berisha. Që të kesh drejtësi të pavarur, duhet që policia të jetë e pavarur. Ne 2 milionë e pak jemi, SHIK duhet të zbulonte krimin, mediat duhet t’i kesh të lira. Nëse do bësh këtë do kesh drejtësi të pavarur. Sistemin klientelist që përdor sot Veliaj ka përdorur edhe Berisha. Ose, këta gjyqtarë e prokurorë që kemi duhet t’ju jepim besim, që të jenë të pavarur e të sjellin demokracinë e plotë. Por, sesa është vullneti, kjo është diçka tjetër”, përmbylli Lubonja.

TË LIDHURA

Rama konfirmon Ballukun si drejtuese politike në Fier: Do të vijojë të drejtojë qarkun në zgjedhje
Aktualitet

Rama konfirmon Ballukun si drejtuese politike në Fier: Do të vijojë të drejtojë qarkun në zgjedhje

11:09 | 09/03/2026
PS refuzoi kërkesën e SPAK , Rama: Ndaj saj s’ka asnjë akuzë për vjedhje a korrupsion
Aktualitet

PS refuzoi kërkesën e SPAK , Rama: Ndaj saj s’ka asnjë akuzë për vjedhje a korrupsion

11:07 | 09/03/2026
Gjyqi për dosjen “Veliaj”/ Mungon Ajola, avokati Haxhia: E pamundur të jetë në seancë është shtatzën
Aktualitet

Gjyqi për dosjen “Veliaj”/ Mungon Ajola, avokati Haxhia: E pamundur të jetë në seancë është shtatzën

11:00 | 09/03/2026
Next Post
G Bani bën lëmsh rrjetin! Publikon fotografi me Xhenetën

G Bani bën lëmsh rrjetin! Publikon fotografi me Xhenetën

Hiqet nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit, kërkohet konsultim i thelluar

Hiqet nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit, kërkohet konsultim i thelluar

E rëndë në Tiranë, 60-vjeçari vetëvritet me armë zjarri në banesë

E rëndë në Tiranë, 60-vjeçari vetëvritet me armë zjarri në banesë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Rama konfirmon Ballukun si drejtuese politike në Fier: Do të vijojë të drejtojë qarkun në zgjedhje
Aktualitet

Rama konfirmon Ballukun si drejtuese politike në Fier: Do të vijojë të drejtojë qarkun në zgjedhje

by mirseda
11:09 | 09/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe...

PS refuzoi kërkesën e SPAK , Rama: Ndaj saj s’ka asnjë akuzë për vjedhje a korrupsion

PS refuzoi kërkesën e SPAK , Rama: Ndaj saj s’ka asnjë akuzë për vjedhje a korrupsion

11:07 | 09/03/2026
Gjyqi për dosjen “Veliaj”/ Mungon Ajola, avokati Haxhia: E pamundur të jetë në seancë është shtatzën

Gjyqi për dosjen “Veliaj”/ Mungon Ajola, avokati Haxhia: E pamundur të jetë në seancë është shtatzën

11:00 | 09/03/2026
Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim

Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim

10:47 | 09/03/2026
PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut: Nuk e pengon hetimin

PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut: Nuk e pengon hetimin

10:45 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com