Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, e ka cilësuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK, si ditën më të rëndësishme në historinë e drejtësisë shqiptare.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Qori tha se reagimi i Ramës ndaj prokurorit të dosjes Veliaj dhe gjyqtarit, tregon se ai ka të njëjtën qasje ndaj drejtësisë si Berisha dhe se ka një aleancë mes tyre kundër reformës në drejtësi.
“Arrestimi i Veliajt, dita më e rëndësishme në historinë e drejtësisë në Shqipëri.
Njeriu i dytë më i pushtetshëm, i projektuar si pasardhës i Ramës, është arrestuar, akuzohet për disa vepra penale, ndërkohë është arrestuar në detyrë. Është arrestuar nga SPAK pa negociuar, siç ka ndodhur më herët, që deputeti jepte dorëheqjen dhe pastaj SPAK i hidhte prangat.
SPAK asokohe, mund të mendohet se ka patur nje minimum negocimi apo lajmërimin me zotin Rama, por te zoti Veliaj, SPAK ka bërë punën plotësisht. Veliaj është arrestuar në zyrë, Rama ka luajtur mendsh, ka qenë disa ditë live duke sharë dhe turfulluar, duke vjedhur retorikën e zotit Berisha, duke sharë e kërcënuar prokurorë e gjyqtarë, duke çuar një turmë njerëzish kërcënues në dyert e drejtësisë. Ajo protestë, ka qenë e rrezikshme. Kur je parti në pushtet dhe çon njerëzit e tu të kërcënojnë prokurorët, dhe të mos çosh policinë, unë kam qenë në shumë protesta, edhe në ato minimale, ka gjithmonë policë.
Në një institucion kaq të rëndësishëm, të çosh një turmë dhe të mos çosh policinë, ti bësh prokurorët dhe gjyqtarët të ndihen të kërcënuar, është shumë e rëndë dhe zoti Rama ka një përgjegjësi shumë të madhe politike. Ajo turmë ka goditur dhe sharë e fyer prokurorë dhe gjykatës. Nuk di a ka ndodhur ndonjëherë skenë e tillë me gjyqësorin. Të çosh një turmë me prirje fashiste, të kërcënosh institucionet e një rendi kushtetues, nuk ka ndodhur.
Rama kujton se nuk është kryetar i qeverisë, por i opozitës, flet për komplote dhe padrejtësi që i bëhen PS. Të turpshme janë edhe regimet e Berishës dhe Metës, por ata thonë jemi në opozitë dhe SKAP na sulet. Tani doli që Rama thotë po na sulet SKAP ne. Të gjithë tani ju thonë SKAP i partisë. Zoti Rama, të nesërmen që u arrestua Veliaj, ka folur për përgjegjësi penale për prokurorët.
Ajo që bëri Berisha që vijoi protestën e tij, kjo aleancë tani ka dalë në sipërfaqje sepse partitë e vjetra kanë frikë se u hetohen aktet korruptive dhe kanë gjithë interesin që reformën në drejtësi ta shqyejnë fare, ta grisin”, tha Qori.