Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Arratisjet më të bujshme përmes Murit të Berlinit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Arratisjet më të bujshme përmes Murit të Berlinit

https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/353631585081585/

Ballona me ajër të nxehtë, kabllo elektrikë, trena në ecje e sipër, zhytje nën ujë, dhe tunele nëntokësore: përpjekjet më të zgjuara dhe të jashtëzakonshme të qytetarëve nga Berlini Lindor për të fituar lirinë. Të paktën 138 njerëz, vdiqën në përpjekje për të kapërcyer Murin e Berlinit. Të tjerët, ia dolën të arratisen…

Çfarë jemi të gatshëm të sakrifikojmë për të fituar lirinë? Disa nga përgjigjet e mundshme të kësaj pyetjeje, mund të gjenden në historinë e të gjitha grave dhe burrave që rrezikuan jetën e tyre për t’u arratisur nga Berlini Lindor në kohën e Murit, që e ndante atë nga Berlini Perëndimor: 28 vitet e “Luftës së Ftohtë” – nga 13 gushti 1961 deri më 9 nëntor 1989 – gjatë të cilave qindra tentativa arratisje nuk patën sukses, por disa prej tyre qenë me siguri kreative. Në një kohë kur flasim për ndërtimin e mureve të reja, historitë e tyre na tregojnë se (ndoshta) asgjë më shumë sesa dëshira për liri, nuk e nxit gjeninë njerëzore.

Arratisje nëpërmjet kabllove të tensionit të lartë

Akrobati gjerman, Horst Klein, bëri bujë në fillim të vitit 1963, kur falë aftësisë së tij profesionale, arriti të transformonte një kabllo të tensionit të lartë, që për momentin nuk ishte në punë dhe që shtrihej përgjatë murit, në një piste arratie. Në fillim eci duke u kapur me duar në kabllo, rreth 20 metra lart mbi kokën e rojave kufitare. Kur ndjeu lodhje u pikas, dhe filloi të ecë mbi kabllo më këmbë. Duke u përpjekur të mbajë ekuilibrin arriti deri në gjysmë të rrugës, kur rrëzohet dhe thyen të dyja krahët. Por gjithsesi kishte arritur të kapërcente kufirin.

Nëpërmjet një balloni të improvizuar

Mekaniku Hans Strelczyk dhe muratori Gunther Vetzel, përdorën aftësitë e tyre për të ndërtuar një ballon më ajër të nxehtë, me ndihmën e disa manualëve të marrë në bibliotekë. Ndihmën më të madhe ata e patën nga gratë e tyre, që e qepën ballonin me copa prej liri dhe batanijesh të ndryshme. Ata dështuan në dy përpjekjet e para, por natën e 16 shtatorit 1979 e provuan sërish.

Së bashku me katër fëmijët, të dyja çiftet fluturuan për 2.5 kilometra, deri kur balloni nisi të shfaqte problemet e para, duke filluar të ulej poshtë, çka i detyroi ata të zbrisnin në tokë: të dekurajuara, të dyja familjet qenë gati të ktheheshin në shtëpi, kur takuan një roje kufitare i informoi se ia kishin dale mbanë: kishin arritur në Perëndim.

Arratisje nga nëntoka

Shumë qytetarët u përpoqën të arratisen nëpërmjet tuneleve nëntokësore, që ekzistonin midis dy pjesëve të ndara të qytetit të Berlinit. Por shpesh këto rrugë ruheshin mirë nga rojat kufitare, dhe tentativat dështonin. Për shembull, në vitin 1964, 30 studentë nga Berlini Perëndimor, përfshirë 25-vjeçarin Wolfgang Fuchs dhe astronautin e ardhshëm Reinhard Furrerm, gërmuan një tunel të madh për t’i ndihmuar kushërinjtë e e tyre të arratiseshin: Tuneli i famshëm Nr. 57, për të cilin është realizuar edhe një film.

Me një gjatësi prej 145 metrash, dhe 1 metër e gjysmë i lartë, tuneli fillonte nga bodrumi i një furre buke, dhe vazhdonte nën kopshtin e një shtëpie: u deshën disa muaj që ai të hapej, por në fund mundësoi arratisjen e 57 berlinezo-perëndimorë drejt Lindjes.

Me kavon e makinës

Më 31 mars 1983, Michael Becker dhe Holger Bethke, u ngjitën mbi çatinë e një ndërtese 5-katëshe në anën lindore të Murit, dhe gjuajtën me një shigjetë, e cila ishte lidhur një tel prej çeliku – drejt një godine në Berlinin Perëndimor, ku vëllai i tij Holger, ishte gati ta kapte dhe rregulluar kavon. Ajo ishte faza e parë e arratisjes. E dyta, parashikonte shndërrimin e kavos në një lloj teleferiku të improvizuar. Ashtu si në filmat më të mirë aksion, operacioni pati sukses vetëm në përpjekjen e tretë.

Kapja e trenit ne ecje

Në dhjetorin e vitit 1961, Harry Deterling, një sportist 27-vjeçar, planifikoi një arratisje për të cilën fitoi titullin “Treni i fundit drejt Lirisë!”. Ishte errësuar, kur treni i tij mbërriti ngadalë në stacionin e fundit, rreth 1 milje larg nga Berlini Perëndimor. Në vend se të ndalonte, Darling eci papritmas në një udhë të braktisur që kalonte përmes murit.

Rojet kufitare nuk arritën të reagonin në kohë. Treni u ndal në Spandau, në zonën perëndimore, duke e lejuar Darling, familjen e tij dhe 16 të tjerë të qëndronin në Berlinin Perëndimor. Në tren kishte gjithashtu 7 pasagjerë, të cilët zgjodhën të ktheheshin pas.

Duke vrapuar drejt perëndimit

Filmat kanë prirjen t’i përshkruajnë rojet kufitare të Gjermanisë Lindore si robotë të pashpirt, të gatshëm të bënin gjithçka për dashurinë ndaj “atdheut” dhe komunizmit. Por ky nuk është rasti: historianët kanë zbuluar se shumë prej ushtarëve ishin po aq të dëshpëruar, saqë do të donin edhe ata të arratiseshin. Kjo është arsyeja pse shumë prej tyre kërkuan të angazhoheshin si roje në kufi.  Vlerësohet se mbi 1300 ushtarë, u arratisën vetëm në 2 vitet e para të ekzistencës së Murit.

Arratia më e famshme, ishte ndoshta ajo e Conrad Schumann-it më 15 gusht 1961. Muri ishte ende në ndërtim e sipër: kishin kaluar vetëm 3 ditë nga bllokimi i kalimit të lirë midis pjesëve perëndimore dhe lindore të Berlinit. Schumann, asokohe 19-vjeç, arriti të kapërcente murin ndërsa një fotograf po e fotografonte pa dijeninë e tij. Vrapimi i tij drejt lirisë, u bë një nga simbolet e Luftës së Ftohtë.

Arratisje nëpërmjet zhytjes nënujore

Hubert Hohlbein, kishte kaluar shumë kohë në Berlinin Perëndimor para se të ndërtohej Muri, prandaj i mungonte jeta e dikushme. Kështu, me dy shokë ai planifikoi një arratisje përgjatë lumit Spree, që përshkonte qytetin, duke përdorur një kostum zhytjeje.

Arratia zgjati 1 orë e gjysmë, gjatë së cilës Hohlbein rrezikoi të zbulohej të paktën disa herë, por në fund ia doli mbanë. Për të çuar pjesën tjetër të familjes në Perëndim, ai iu bashkua më vonë grupin që do të hapte Tunelin 57, që i mundësoi nënës së tij të shkonte në Perëndim.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: ArratisjetMurit të Berlinitpermestë bujshme

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Ndërtimet në Butrint/ Seanca dëgjimore kthehet në show mediatik

Ndërtimet në Butrint/ Seanca dëgjimore kthehet në show mediatik

Shtatë profesionet e çmendura të së ardhmes

Shtatë profesionet e çmendura të së ardhmes

Çfarë ndodhi me çmimin Nobel në Letërsi?

Çfarë ndodhi me çmimin Nobel në Letërsi?

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com