Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Arratia me sytë e fëmijëve

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Arratia me sytë e fëmijëve

Duhet të jenë histori të tmerrshme, ato që kanë përjetuar fëmijët në arrati. Në studimin më të fundit të UNICEF-it në përshkrimet e tyre fëmijët përdorin koncepte si tortura, vrasje, pushkatim, përdhunim, skllavëri. Tri të katërtat e të gjithë fëmijëve, të cilët arratisen drejt Evropës përmes itinerarit të Mesdheut, keqpërdoren dhe shfrytëzohen. Kur një fëmijë ndodhet në rrugë pa një familje që e mbron apo pa shoqërues, rreziku dyfishohet.

Këto rezultate për ne janë kaq të dhimbshme, sepse prekin më të dobëtit e të dobëtëve. Përvoja të tilla lënë pas thuajse gjithmonë plagë të rënda shpirtërore. Shumë refugjatë vuajnë edhe në atdheun e tyre të ri shpesh për gjithë jetën nga turpi dhe përjashtimi, nën gjendje ankthi, prishje të gjumit ose depresione.

Prozhektori te fëmijët

Skeptikët i quajnë raporte të tilla tronditëse të tepruara. Mediet fokusohen shumë tek fëmijët në zgjedhjen e fotografive. Kameramanët, thonë ata, filmojnë para së gjithash familje me fëmijë të vegjël me sy të mëdhenj të hapur, megjithëse pjesa më e madhe e të gjithë refugjatëve janë meshkuj të rinj, që udhëtojnë vetëm. Por këtu nuk prodhohet një tablo e shtrembëruar e realitetit. Gati 50 milionë fëmijë në botë rriten sot në ambient të huaj për ta – më shumë se gjysma e tyre ndodhen në arrati përballë luftës dhe dhunës.

UNICEF synon që me raportin më të fundit për itinerarin e Mesdheut të fëmijëve të zgjojë Bashkimin Evropian. Evropa duhet të kujdeset për numrin e madh të fëmijëve të traumatizuar dhe të hapë rrugë të sigurta dhe legale në kontinent. Ky apel është padyshim i justifikuar, sepse shtetet evropiane nuk kanë gjetur ende përgjigje bindëse për krizën e refugjatëve, përkundrazi, pjesërisht ata janë në grindje të madhe mes tyre dhe janë më larg se kurrë nga një zgjidhje solidariteti.

Apeli u drejtohet të gjithëve

Vështrimi me sytë e fëmijëve të pafajshëm nuk duhet të jetë vetëm apel për evropianët, për të mundësuar migrimin legal. Raporti është edhe një paralajmërim për të gjithë prindërit, për faktin se sa e rrezikshme është shpesh kjo arrati pa perspektivë – për ta vetë dhe para së gjithash për fëmijët e tyre. Me gjithë, mjerimin e madh dhe dëshpërimin, ata nuk duhet t’i hyjnë rrezikut të një imigrimi ilegal, sepse në rrugën e tyre të mundimeve janë të ekspozuar pa ndihmë ndaj trafikantëve kriminelë dhe njerëzit pa zemër edhe e shfrytëzojnë hallin e tyre. Vetëm në rastin e një migrimi legal ekziston shpresa për një migrim të sigurt dhe për një perspektivë realiste të qëndrimit. Por për këtë Evropa duhet të bjerë shpejt dakord për ligje të reja funksionuese të imigrimit.

Fëmijët refugjatë duan të luajnë dhe të mësojnë si të gjithë fëmijët, ata kanë nevojë për mbrojtje dhe mbështetje, këtë duhet ta garantojnë të gjithë përgjegjësit në vendet tranzite. Sfida më e madhe megjithatë do të jetë që të luftohen me efekt shkaqet e arratisë në vendet e origjinës dhe që njerëzve t’u jepet atje një perspektivë. Edhe Evropa mund të ndihmojë më shumë atje. Por kjo nuk është vetëm detyrë e Evropës, por para së gjithash e përgjegjësve në vendet, prej të cilave ata arratisen kaq me dëshpërim. Më shumë angazhim ia vlen, sepse askush nuk largohet vullnetarisht nga atdheu i tij, për aq kohë sa ka shpresë – para së gjithash për fëmijët.

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Ministritë përcaktojnë sekretarët e tyre të përgjithshëm. Ja emrat

Ministritë përcaktojnë sekretarët e tyre të përgjithshëm. Ja emrat

Denoncon Berisha: Një neobllokmen tjetër lartësohet në detyrë

Berisha publikon shifrat: Ja sa mjekë largoi Rama nga Shqipëria

Takimi i NATO-s/Basha: Rama hiqet si lider global, po s’bën detyrat e shtëpisë

Takimi i NATO-s/Basha: Rama hiqet si lider global, po s’bën detyrat e shtëpisë







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin
Bota

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin

by mirseda
22:46 | 02/03/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

22:42 | 02/03/2026
Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

22:21 | 02/03/2026
Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com