Caktohet gjyqtari që do shqyrtojë ankimimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në Gjykatën e Apelit. Bëhet me dije se ankimimi i bërë nga Ahmetaj në Gjykatën e Posaçme të Apelit, do të shqyrtohet nga gjyqtari Dhimitër Lara.
Ky i fundit i zgjedhur nga shorti, do ta shqyrtoje i vetëm apelimin ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj, Durrës.
Kujtojmë se pak ditë më parë ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme kontrollin e kryer në shtëpitë e ish-gruas dhe bashkëjetueses së tij. Sipas avokatëve mbrojtës, kontrolli ka qenë i paligjshëm dhe në shkelje të lirive të shtetasve të lartpërmendur.