Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Aplikimet për azil në Britani janë rekord, por shifrat nga Shqipëria në rënie

2 muaj ago
in Aktualitet
Aplikimet për azil në Britani janë rekord, por shifrat nga Shqipëria në rënie

Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Keir Starmer, duke reflektuar një valë në rritje të mbërritjeve me varka të vogla përtej Kanalit La Manche. Shifra, e cila i përket periudhës deri në qershor 2025, është 14% më e lartë krahasuar me një vit më parë (97,107 aplikime) dhe pothuajse dyfishi i nivelit të vitit 2021.

Rritje e kërkesave, por edhe përshpejtim i procesimit

Megjithëse kërkesat për azil janë në nivele rekord, të dhënat e Home Office tregojnë se qeveria Laburiste ka arritur të redukojë stokun e pazgjidhur me një të katërtën, falë riorientimit të mbi 1,000 punonjësve civilë nga skema e dështuar për transferimin e emigrantëve në Ruandë drejt shqyrtimit të kërkesave. Kjo ka bërë që, për herë të parë në vite, ritmi i procesimit të tejkalojë rritjen e aplikimeve.

Numri i azilkërkuesve të strehuar në hotele arriti në 32,059 në qershor 2025, një rritje me 8% nga një vit më parë, por në rënie nga kulmi prej mbi 56,000 në vitin 2023. Përdorimi i hoteleve si strehim mbetet një çështje e ndezur politike. Këtë javë, një këshill në Essex fitoi një vendim në Gjykatën e Lartë për të ndaluar përdorimin e një hoteli lokal për azilkërkues, duke nxitur këshille të tjera të shqyrtojnë veprime të ngjashme ligjore.

Organizata Refugee Council e vlerësoi përshpejtimin e vendimeve, por paralajmëroi se “hotelet nuk janë zgjidhja e duhur” dhe se prioritet duhet të mbetet “marrja e vendimeve të sakta që refugjatët të mund të fillojnë ndërtimin e jetës së tyre në siguri”.

Shpenzimet publike dhe kriza e akomodimit

Të dhënat financiare tregojnë një ulje të kostos së azilit me 12% në vitin e fundit, duke rënë në 4.76 miliardë paund. Shpenzimet për akomodimin në hotele ishin 2.1 miliardë paund, ose rreth 5.8 milionë paund në ditë, në rënie me një të tretën krahasuar me vitin paraardhës. Megjithatë, kërkesa për strehim mbetet e lartë: mbi 106 mijë persona ndodheshin në akomodime të financuara nga shteti në qershor.

Rritje e kalimeve të parregullta dhe fëmijëve të pashoqëruar

Mbërritjet me gomone përbëjnë tashmë pjesën më të madhe të hyrjeve të parregullta në vend, me një rritje 38% krahasuar me vitin paraardhës. Ndër emigrantët ishin mbi 5,000 fëmijë, më shumë se gjysma e tyre të pashoqëruar. Organizatat humanitare paralajmërojnë se mungesa e rrugëve ligjore për bashkim familjar po i shtyn shumë prej tyre drejt trafikantëve dhe rrezikut të shfrytëzimit.

Deportime dhe largime vullnetare

Qeveria raportoi gjithashtu një rritje me 25% të deportimeve të detyruara, që arritën në 9,072 persona, shumica prej tyre rumunë dhe shqiptarë. Në të njëjtën periudhë, 26,761 persona u larguan vullnetarisht, kryesisht shtetas indianë, brazilianë dhe shqiptarë.

Shqiptarët në qendër të statistikave të azilit britanik

Fenomeni i azilkërkuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ka pësuar një transformim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Nga një prani e lartë në mbërritjet e parregullta, shqiptarët sot përfaqësojnë një pjesë më të vogël të kërkesave për azil, por mbeten ende në qendër të vëmendjes përsa i përket kthimeve dhe marrëveshjeve bilaterale mes dy vendeve. Ky zhvillim pasqyron ndikimin e politikave të reja migratore dhe bashkëpunimit ndërmjet Londrës dhe Tiranës.

Në qershor 2025, shtetasit shqiptarë përfaqësonin vetëm 2% të totalit të kërkesave për azil. Kjo tregon një ulje të ndjeshme nga periudha e mbërritjeve me gomone në 2022, kur shqiptarët përbënin pjesë të madhe të azilkërkuesve.

Në qershor 2025, numri i rikthimeve të detyruara (enforced returns) për shtetas shqiptarë ra me 9% krahasuar me vitin paraardhës.

Gjithashtu, shqiptarët përbënin 32% të rikthimeve të lidhura me azilin (kombinimi i rikthimeve të detyruara dhe atyre vullnetare lidhur me azil), me 3,369 shqiptarë të rikthyer nga ky grup.

Përsa i përket rikthimeve vullnetare (“voluntary returns”), shqiptarët (2,198 persona) përbënin rreth 55% të largimeve vullnetare nga India, Brazili dhe Shqipëria së bashku. Kjo shifër reflekton një ulje prej 41% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Ndërsa kryeministri Starmer ka premtuar të “shkatërrojë bandat” që organizojnë kalimet e rrezikshme nëpër Kanalin La Manche, shifrat tregojnë një sfidë të dyfishtë: menaxhimin e kërkesave rekord dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për strehimin e azilkërkuesve.

Opozita konservatore dhe partia Reform akuzojnë qeverinë se numri i personave në hotele është rritur që prej ardhjes së Laburistëve në pushtet, ndërsa qeveria thekson se përshpejtimi i procesimit ka shmangur një krizë edhe më të thellë në akomodim.

Mbretëria e Bashkuar përballet me një sistem azili më të shpejtë, por gjithsesi të mbingarkuar. Rritja e flukseve, debati mbi hotelet dhe tensionet mes qeverisë qendrore dhe autoriteteve lokale tregojnë se kriza mbetet larg zgjidhjes. / FT, BBC, The Guardian, përshtati në shqip Monitor

TË LIDHURA

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

19:01 | 25/10/2025
Next Post
Ushtria izraelite e vendosur për marrjen e Gazës, thirrje personelit mjekësor për të evakuuar civilët në spitale

Ushtria izraelite e vendosur për marrjen e Gazës, thirrje personelit mjekësor për të evakuuar civilët në spitale

Inflacioni baze arrin nivelet më të larta prej fillimit te vitit 2024

Inflacioni baze arrin nivelet më të larta prej fillimit te vitit 2024

Fenomen i rrallë në qiell, ‘Hëna e zezë’ do të shfaqet këtë fundjavë

Fenomen i rrallë në qiell, 'Hëna e zezë' do të shfaqet këtë fundjavë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com