Edhe pse ka kaluar më shumë se një javë nga përfundimi i kampionatit evropian ”Euro 2020”, Anglia ende nuk e ka pranuar finalen e humbur ndaj Italisë në ”Wembley Stadium”.
Sipas prestigjozes italiane, La Gazzetta Dello Sport, anglezët kanë mbledhur deri më tani 150 mijë firma, ku kërkojnë që të përsëritet finalja e 11 korrikut. Sipas tyre, Italia shkaktoi shumë faulle dhe bëri një lojë të pandershme.
Anglezët pretendojnë se ndërhyrja e mbrojtësit italian Xhorxho Kielini ndaj Bukajo Saka në sekondat e fundit të ndeshjes, ishte e ndëshkueshme me karton të kuq, dhe jo me të verdhë siç e akordoi arbitri i ndeshjes.
Italia arriti të fitonte trofeun e dytë europian pas 53 vitesh, duke mundur ”3 Luanët” nga goditja e penalltive, pasi koha e rregullt e takimit dhe ajo shtesë përfundoi në barazim 1-1.