Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

ANALIZA/Trajektorja e gjeopolitikës ruse për të influencuar në Evropën Juglindore   

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
ANALIZA/Trajektorja e gjeopolitikës ruse për të influencuar në Evropën Juglindore   

Në një intervistë të ditëve të fundit me gazetaren amerikane të stacionit NBC, Megyn Kelly, presidenti rus Vladimir Putin, akuzës për ndërhyrje në procesin elektoral të 2016 në SHBA, ju përgjigj me kundërakuzën se amerikanët ndërhyjnë në votime  në çdo pikë të globit që të vendosësh gishtin. Kjo mund të jetë e vërtetë pjesërisht, e njëkohësisht vlen edhe për rusët, por me një ndryshim thelbësor në shkak dhe pasojë.

SHBA ndërhyn, në radhë të parë që qeveritë të jenë sa më shumë proamerikane, diçka normale në politikat ndërkombëtare, dhe e dyta, që është më kryesorja, aty ku ndërhyjnë, promovojnë demokracinë, tregun e lirë, të drejtat e liritë themelore të njeriut. Në të kundërt, Rusia e Putin ndërhyn për të siguruar vasalitet, importon sistemin rus korruptiv, oligarkist e pseudo-demokratik. Nuk ka asnjë rast të kohëve moderne, kur Rusia apo siç ishte më parë BRSS, të ketë ndërhyrë dhe ai shtet në vijim të ketë lulëzuar. Kujtojmë, ndërhyrjet në Hungari, Çekosllovaki, Gjeorgji, Ukrainë, Siri, pushtimin e Afganistanit, Çeçenisë, Krimesë.

Nga të gjithë analistët seriozë, dhe zyrtarisht nga disa qeveri, pranohet se Rusia  është bërë më agresive dhe më efikase në objektivat saj në çdo pikë më interes në botë. Duke u mbështetur në metodat të  reja, influencë dhe jo agresion, përfshirje dhe jo asgjësim, rusët synojnë diskreditimin e modelit amerikan dhe të Bashkimit Evropian dhe promovimin e modelit rus si alternativë. Këtë synojnë ta arrijnë nëpërmjet dobësimit gradual të institucioneve demokratike, rolit të medias e shoqërisë civile dhe “kapjes” së tyre nga oligarkë të lidhur më pushtetin.

Për pasojë, qeveritë me vetëdije ose jo, i përshtaten një modeli, nga ku lehtësisht mund të kalojnë në vasalitet të plotë të një shteti më të fuqishëm me model të njëjtë ose të përafërt, siç është Rusia. Tashmë e provuar nga shumë raste të ndodhura, rusët veprojnë të paktën në dy forma, që shpesh herë shfaqen të kombinuara, e para, vasalitet nëpërmjet dominimit në sektorë strategjikë ekonomikë siç janë sistemi bankar dhe energjetik, dhe e dyta, dëmtimi i institucioneve demokratike në atë masë sa të mos jenë në gjendje të pengojnë përfshirjen në vendimmarrje politike dhe ekonomike të personave të lidhur më krimin e organizuar, oligarkë, euro-skeptike, e filorusë.

Nga shumë analiza rezulton se, shtetet që rrezikohen janë ato që kanë investime ruse nga 10% deri në 30% të GDP dhe nivel të lartë korrupsioni dhe krimi të organizuar lidhur ngushtë me politikën. Për këtë arsye, shtetet anëtare të NATO-s, janë angazhuar në aplikimin e masave të forta antikorrupsion që përfshihen në të ashtuquajturin Readines Action Plan./Ina Online

TË LIDHURA

Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën
Bota

Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

09:40 | 31/05/2025
Trump njofton dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin
Bota

Trump njofton dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin

09:06 | 31/05/2025
Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Bota

Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

08:47 | 31/05/2025
Next Post
Kujdesi që duhet bërë nga lojërat e rrezikshme në internet

Kujdesi që duhet bërë nga lojërat e rrezikshme në internet

Shtypi i ditës, 17 qershor 2017

Shtypi i ditës, 17 qershor 2017

Shtypi nga bota, 17 qershor 2017

Shtypi nga bota, 17 qershor 2017

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër
Aktualitet

AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër

by mirseda
10:14 | 31/05/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë disa operacione të rëndësishme për arrestimin e dy punonjësve të policisë...

Detaje nga plagosja në Durrës, çfarë deklaroi 36-vjeçari

Detaje nga plagosja në Durrës, çfarë deklaroi 36-vjeçari

09:51 | 31/05/2025
Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

09:40 | 31/05/2025
Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Tiranë 43 vjeçari

Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Tiranë 43 vjeçari

09:23 | 31/05/2025
Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

09:09 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com