Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

ANALIZA/Çfarë po ndodh me gjuhën shqipe në Maqedoni

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
ANALIZA/Çfarë po ndodh me gjuhën shqipe në Maqedoni

Deri para zgjedhjeve lokale në vjeshtë do të miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve, që njëherësh është edhe ndër sfidat kryesore të qeverisë së re, është shprehur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ai tha se ligji nuk rrezikon asnjë komunitet në vend dhe se zgjidhja që do të miratohet do të jetë në përputhje me konventat ndërkombëtare.

“Nga kjo askush nuk humb asgjë, pasi në përputhje me konventat evropiane, çdokush ka të drejtë barazie në këtë shoqëri. Zgjidhja ligjore po përgatitet në Ministrinë e Drejtësisë dhe besoj që shumë shpejt do të kalojë për debat në qeveri, dhe më tej do ta procedojmë tek Komisioni i Venecias dhe në Parlament”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do të ripërpunohet dhe pritet që të kalojë në seancë qeveritare. Në seancën e fundit të qeverisë, projektligji ka ngecur tek formimi i organeve të reja të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve dhe tek Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, për të cilat duhet të përkufizohet edhe konfirmohet kompetenca e tyre.

Qëndrimet partiake për ligjin për gjuhët

Partitë shqiptare, në veçanti Aleanca për Shqiptarët, pjesë e qeverisë me kusht që zgjidhja e çështjes së gjuhës shqipe të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë , thotë se janë pajtuar të gjitha palët. “Nuk ka pengesa për shqyrtimin e ligjit të gjuhëve, propozimi do të kalojë në seancë qeveritare në njëqind ditët e para nga puna e përbërjes së re qeveritare”, thotë Arben Taravari nga Aleanca për shqiptarët.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi vlerëson se zvarritja e ligjit për gjuhën shqipe dëshmon që BDI ka hyrë në qeveri pa marrëveshje. “LSDM nuk do që të sjellë ligjin për gjuhët pasi kjo ndikon në rejtingun e saj, ndërkaq BDI nëse nuk shkon në zgjedhje pa ligjin e gjuhëve do të përjetojë fiasko në zgjedhjet lokale”, thotë deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

Nga LSDM-ja ndërkohë thonë se miratimi i këtij ligji nuk mund të jetë arsye për çdo vonesë, as edhe për zgjedhjet lokale. VMRO-DPMNE-ja ka deklaruar se shpreson që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale nga asnjë shkak, a më pak për shkak të sjelljes së këtij ligji.

Me ligjin e ri avancim të përdorimit të shqipes

Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe pritet të jetë gjithëpërfshirës e që njëherë e përgjithmonë të eliminojë interpretimet e ndryshme në të kaluarën, duke ndërlikuar edhe më shumë çështjen, nëse shqipja është apo jo zyrtare dhe në cilat institucione mund të përdoret, thonë ekspertët. Sipas analistit Naser Zyberi, ligji për përdorimin e gjuhëve të komuniteteve jo-shumicë nuk pritet t’i mbyllë të gjitha dilemat dhe zbrazëtitë për arsye se vetë Kushtetuta e Maqedonisë e pamundëson një gjë të tillë. Megjithatë ai thotë se ligji i paralajmëruar do të avancojë përdorimin e gjuhës shqipe.

“Shumica e dispozitave të ligjit janë të harmonizuara mes partnerëve të koalicionit. Sjellja e ligjit do ta avancojë përdorimin e gjuhës shqipe dhe defektet që në të kaluarën i kemi pasur në shumë njësi të vetadministrimit lokal sidomos në qytetin e Shkupit dhe në shumë institucione, përfshi këtu ato të gjyqësorit, por edhe të administratës shtetërore dhe publike do të jenë të detyruar që ta përdorin me një standard shumë më të lartë se ligji dhe praktika e deritanishme”, vlerëson Ziberi.

Bilalli: Karakter zyrtar i shqipes

Profesori universitar Mersel Bilalli thotë se partitë duhet të kenë kujdes që zgjidhja që mund të miratohet, të mos mund t’i nënshtrohet, apo të lihet hapësirë që e njëjta të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Me ligjin e ri mendoj se gjuha shqipe praktikisht do të marrë karakter zyrtar edhe në institucionet shtetërore qendrore. Megjithatë, vlerësoj se kapaciteti kushtetues është i kontestueshëm, kështu që mund t’i jep shans VMRO-së që të zgjasë debatin dhe ta kontestojë këtë ligj”, thotë profesori universitar Mersel Bilalli.

Më kritik është analisti Nijazi Muhamedi. Ai thotë se gjuha e 20% është një mohim skajshmërisht racist i identitetit dhe i popullit shqiptar nga ana e maqedonasve. “Qeveria e sotme shqiptare imperativisht të kërkojë heqjen e këtij poshtërimi dhe të kësaj mosnjohje të popullit shqiptar nga Kushtetuta e Maqedonisë, si kusht për marrëdhënie të mira fqinjësore”./DW

TË LIDHURA

Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine
Aktualitet

Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine

10:49 | 25/11/2025
Zjarr në Fier, mbetet i lënduar një foshnje 2-muajshe
Aktualitet

Zjarr në Fier, mbetet i lënduar një foshnje 2-muajshe

10:45 | 25/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale
Aktualitet

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Next Post
Velipojë, mbytet 13 vjeçari nga Mitrovica

Velipojë, mbytet 13 vjeçari nga Mitrovica

Zëvendëskryeministrja e Serbisë: Kosova do t’u qëndrojë si gur mbi qafë fëmijëve tanë

Zëvendëskryeministrja e Serbisë: Kosova do t’u qëndrojë si gur mbi qafë fëmijëve tanë

Studimi, tre sportet që parandalojnë vdekjet e hershme

Studimi, tre sportet që parandalojnë vdekjet e hershme







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro
Rajoni

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro

by mirseda
22:35 | 25/11/2025
0

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi më 25 nëntor se ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq,...

Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

22:04 | 25/11/2025
Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

21:57 | 25/11/2025
Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

21:12 | 25/11/2025
UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

21:04 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com