Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analiza/ Nepotizëm edhe në Qeverinë e re të Maqedonisë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Analiza/ Nepotizëm edhe në Qeverinë e re të Maqedonisë

Nepotizmi ka përfshirë edhe Qeverinë e re të Maqedonisë, partitë e së cilës kur ishin në opozitë kritikonin pa ndërprerë qeverinë e kaluar që drejtohej nga VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja, që tani është në koalicion me LSDM-në e kryeministrit Zoran Zaev.

Kritikat e para për nepotizmin kanë ardhur që në 100-ditëshin e parë të punës së Qeverisë.

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë akuzohet për angazhimin e një zyre avokatie me njerëz të tij të afërm në shumë institucione qeveritare. Akuza ka edhe ndaj zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike për ndarje tenderësh për një kompani të tij.

Kritika për nepotizëm janë drejtuar edhe ndaj zyrtarëve të tjerë, përfshirë ata shqiptarë, të cilët edhe në qeverinë e kaluar janë akuzuar për nepotizëm.

“Nuk duhet kuptuar pushteti si plaçkë, e cila është fituar dhe ajo plaçkë duhet ndarë proporcionalisht mes vete të gjithë ata ‘luftëtarët’, të cilët kanë kontribuar për të arritur deri tek ajo plaçkë”.

“Kjo çështje nuk mund të rregullohet me standard dhe norma ligjore. Mendoj se kjo mund të rregullohet vetëm nëpërmjet një debati, reforme mentale, përmes instalimit të një mentaliteti të ri, në opinion, në shoqëri, në përgjithësi, që për çështje, përkatësisht institucione kyçe në shtet, të cilat u përkasin të gjithë qytetarëve, duhet që në krye të tyre të qëndrojnë njerëz kompetentë”, thotë Xhelal Neziri nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP.

Ndërsa, politikologia maqedonase, Sonja Stojadinoviq, thotë se kësaj radhe qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shfaqjen e nepotizmit në çfarëdo forme të shfaqet, sepse qeveria e kaluar dëshmoi se sa i rrezikshëm bëhet nepotizmi si fenomen për vetë funksionimin e institucioneve, si dhe vështirësitë e shumta që paraqiten gjatë çdo tentimi për ta rrënjosur këtë dukuri.

“Pushteti është i ëmbël, e aq më tepër është i ëmbël pushteti kur vjen nga pozicioni prej 11 viteve në opozitë. Marrë parasysh se çka ndodhi viteve të fundit, populli duhet të ngrejë zërin dhe të jetë korrektor i politikave të pushtetit në një kohë kur fenomeni i nepotizmit nuk ka arritur të lëshojë rrënjë edhe në përbërjen e kësaj qeverie”, thekson Stojadinoviq.

Por, Neziri konsideron se kjo dukuri nuk mund mjaftojë vetëm të zbatohen ligjet, por organizatat e ndryshme joqeveritare dhe mediat duhet të punojnë më shumë për të ngritur vetëdijen e qytetarëve që ata të reagojnë ashpër ndaj nepotizmit, i cili shëndrrohet në kancer në vetë funksionimin e institucioneve.

“Nevojitet një reformë më rrënjësore në shoqërinë tonë që e gjithë kjo praktikë të eliminohet dhe të instalohet një praktikë më perëndimore në qasjen ndaj udhëheqjes së institucioneve”, thekson Neziri.

Ndryshe, qeveria e kaluar, e cila drejtohej nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka qenë në fokus të kritikave nga ana e organizatave joqeveritare dhe faktori ndërkombëtar për shkak të pranisë së nepotizmit. Ndër të tjera theksohej se karakteristikat kryesore të sundimit të pushtetit në dhjetë vjetët e fundit, kanë qenë partizimi i institucioneve dhe nepotizmi kur numër i madh i familjarëve të afërt, shokë dhe dëgjues partiak janë vendosur në pozita të larta të pushtetit lokal dhe qendror, në kundërshtim me legjislacionin e anti-korrupsionit.

Gjatë këtij muaji në raportin e dytë të grupit të ekspertëve të BE-së, në krye me Reinhard Prieben, theksohet se parandalimi dhe shtypja e korrupsionit dhe nepotizmit, në të gjitha nivelet e qeverisjes, duhet të jetë prioritet i lartë i Qeverisë së re të Maqedonisë.

“Gabimet e së kaluarës nuk duhet të përsëriten dhe një formë e kapjes së shtetit nuk duhet të zëvendësohet me një tjetër. Disa nga veprimet që duhet të zbatohen në të ardhmen e afërt, në mënyrë të pashmangshme do të jenë një test në këtë drejtim”,theksohet në raportin e Priebes.

Tags: analizae reMaqedonisëNepotizëmqeverine

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Luftëtari-Vllazina/ Cungu: Kishim mundësi ta fitonim ndeshjen. Curbelo: Vllaznia na imponoi lojën e saj

Luftëtari-Vllazina/ Cungu: Kishim mundësi ta fitonim ndeshjen. Curbelo: Vllaznia na imponoi lojën e saj

Irani pretendon se ka kryer një provë të suksesshme me raketë balistike

Irani pretendon se ka kryer një provë të suksesshme me raketë balistike

Premier League/ Fitojnë të “mëdhatë”

Premier League/ Fitojnë të “mëdhatë”







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com